Bëni akoma prova teknike përpara rrugës opozitare!

August 21, 2017 15:45

Bëni akoma prova teknike përpara rrugës opozitare!

 

Ka dalë Tit Vasili,
me lodër e sistër,
që teorikisht,
është ende ministër!

Vazhdon të na bëjë,
leksion për moralin,
duke krahasuar,
veten me kristalin!

Qënka ky Petriti,
gallatë e vërtetë,
dhe harron se është,
ende në pushtet!

Të postojë çdo ditë,
i kanë thënë merhumit,
që tetë vjet ka qënë,
pjesa e zullumit!

Para kohe luftën,
Vasua e ka nisur,
gjithë i promovuar,
si rob i bezdisur!

Si Shef Qeverie,
në fushatë u nis,
për faqe të zezë,
në Gusht u bitis!

Kundra Edi Ramës,
me artileri,
dhe pse katër shokë,
ka në qeveri!

Avash -more Vaso,
more ditëgjatë,
ke mijra antarë,
në administratë!

Nga një status-leshi,
publikon çdo ditë,
po LSI- ende,
nuk është opozitë!

Ende s’ka filluar,
qëndresën epike,
duket bën Vasili,
ca prova teknike!

Që në mes-Shtator,
të jetë i stërvitur,
se tetë vjet pushtet,
shumë e kanë mërzitur!

A.Duka

August 21, 2017 15:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*