Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?

February 20, 2018 11:52

Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?

 

Arben Duka

Nuk është thjeshtë çështje nostalgjie. Problemi është shumë më i thellë se kaq. Është rizgjuar ndërgjegjja shoqërore, shqiptarëve u ka dalë narkoza dhe bëjnë krahasimet me atë që humbën dhe me atë që fituan. Rrëzimi i bustit të shokut Enver, është akti i fundit, i turpshëm do të thoja, i rrëzimit të pushtetit popullor. Atë ditë njerëzit në shesh nuk rrëzuan Enver Hoxhën, po rrëzuan veten e tyre, pushtetin e tyre dhe e dorëzuan veten në duart më të zeza që kish njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë. Të shumtët ndihen fajtorë me atë që i kanë bërë vetes dhe Shqipërisë. Unë kam shkruar shumë për këtë temë, dhe është padyshim tema që ngjall më shumë interes në ditët e sotme. Ata që kanë jetuar në të dy sistemet, dinë t’i bëjnë vetë krahasimet dhe të nxjerrin përfundimet e duhura. Problem mbetet brezi i ri, që është gënjyer nga propaganda borgjeze dhe fashiste që zëvendësoi socializmin, se për komunizëm nuk mund të flitet.

Do t’i bie shkurt, që të mos e mërzis lexuesin me pallavra pafund. Socializmi që sistemi i pushtetit të popullit që gjithçka e bënte për mirëqenien e individit nga një gjer në njëmijë muaj. Futemi në temë. Atëherë çdo shqiptar pavarësisht gjinisë, racës apo ngjyrës kishte të garantuar arsimin falas nga klasa e parë dhe gjer në mbarim të universitetit. Çdo shqiptar e kishte të garantuar një punë dhe papunësia nuk njihej as si koncept. Çdo shqiptar kish të drejtën e kurimit falas në rrjetin e madh të spitaleve, ambulancave dhe qendrave shëndetësore. Për jetimët dhe pleqtë e vetmuar kish një rrjet të fuqishëm shtëpish fëmijësh dhe azilesh. Në Shqipëri qe zhdukur çdo sëmundje infektive, nëpërmjet vaksinave të detyruarë dhe falas për gjithë popullsinë,ndaj dhe popullsia u rrit rreth 5 herë në krahasim me vitin 1944.

Siguria e jetës qe absolute. Vrasja thuajse nuk ekzistonte si vepër penale. Qe zhdukur gjakmarrja dhe vëllavrasja. Kultura arriti në majat më të larta. Çdo fshat kish shtëpi kulture e bibliotekë dhe lëvizja amatore artistike, shpesh konkuronte dhe profesionistët. Çdo qytet kishte shtëpinë e pionierit, estradën dhe teatrin profesionist, shtëpinë qèndrore të kulturës së rrethit, të gjitha me donacione shtetërore. Janë shumë gjëra që dhe i kam harruar tani si shtëpitë e kulturës së ushtarakëve në çdo qytet. Mbrojtja e Atdheut, si detyrè mbi detyrat qe super e garantuar. Shqipëria dispononte të gjitha armët moderne të kohës, që nga nëndetëset bërdhamore e gjer tek raketat e avionët reaktivë. Fortifikimi i vendit qe i pathyshëm. Rezervat në tunelet gjigande ndën tokë qenë për njëzet vjet sikur mos prodhohej asgjë. U ndërtuan hidrocentrale gjigante dhe uzinat e çelikut, u hapën dhjetëra miniera dhe u ngritën dhjetëra qyteza dhe qytete tè rinj. Droga,prostitucioni dhe korrupsioni nuk njiheshin as si emër. Tani shih ku jemi dhe çfarë ndodh sot dhe bëni vetë krahasimet.

February 20, 2018 11:52
Komento

45 Komente

  1. anticensurë25642654 February 20, 13:03

    “Atëherë çdo shqiptar pavarësisht gjinisë, racës apo ngjyrës kishte të garantuar arsimin falas nga klasa e parë dhe gjer në mbarim të universitetit.”
    “Çdo shqiptar kish të drejtën e kurimit falas në rrjetin e madh të spitaleve, ambulancave dhe qendrave shëndetësore. ”
    gabimi i parë!
    nuk ka qënë asnjëherë dhe nuk do të jetë asnjëherë falas!ka qënë i barabartë për të gjithë(pak a shumë)!ka paguar tërë shoqëria për një arsim/shëndetsi të tillë!!
    “Çdo shqiptar e kishte të garantuar një punë dhe papunësia nuk njihej as si koncept”
    gabimi ii dytë
    pati një ulje të paunsisë,ose më mirë një rritje të punësimit për sa kohë ekonomia shqiptare pati rritje,më pas pati një zënje artificiale,politike,të njerzve me punë,që solli rënimin e ekonomisë!rënjen e vazhdueshme të rendimentit dhe fillimin e një pagese në formë të asistencës sociale duke punuar!deri sa asistenca sociale u dha duke ndenjur në shtëpi!pra me rënjen e ekonomisë patëm dhe papunsisë!
    është e vërtetë kjo që shkruan”Siguria e jetës qe absolute. Vrasja thuajse nuk ekzistonte si vepër penale. Qe zhdukur gjakmarrja dhe vëllavrasja.”,por vetëm përgjysëm
    ashtu si është e shkruar përgjysëm dhe “Kultura arriti në majat më të larta.”
    sepse me të vërtetë që pothuajse u frika nga krimi,por frika nga shteti u rrit nga dita në ditë!!duhej të kontrolloje çdo fjalë!
    është e vërtetë që u rrit kultuar,por në të njëjtën kohë u rrit dhe indoktrinimi!pra një kulturë që i shërbeu në tërë kuptimin e fjalës indoktrinimit!!

    “Në Shqipëri qe zhdukur çdo sëmundje infektive, nëpërmjet vaksinave të detyruarë dhe falas për gjithë popullsinë,ndaj dhe popullsia u rrit rreth 5 herë në krahasim me vitin 1944.”përfshi dhe largpamësinë e ndërtimit të ekonomisë,krijimin e një sistemi të ajshtëzakonshëm mbrojtjeje!!këtu po që ke të drejtë 100%!
    por shumë nga këto gjëra na u këthyen në të kundërtën!!
    nga “grusht bashkuar rreth partisë” u këthyem në “shkatërrues të shqipërisë”,nga betimi për të mbrojtur shqipërinë,e këthyem në kokëmushkë për të mbrojtur K/partisë,tradhëtinë!!
    prandaj mor ben duka dhe ti je vënë pas boleve të ish mikut tënd,që nderi nuk lë të flasësh keq!dhe kur ai shet shqipërinë dhe ty bashkë me të!!

    Reply to this comment
  2. vjola February 20, 13:47

    Te lumte i madhi Arben Duka . Realiteti eshte realitet ,le te plasin nga marazi njerezit parazit dhe hajduter te ketij vendi . 27 vjet germadhe e kthyen djersen e ketij populli dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe tradhetareve .Por do te vij nje dite , sekuestro e pasurive te tyre .

    Reply to this comment
  3. 1970 February 20, 14:10

    E ke gabim Ben Duka

    Shiko si populli i Tropojes donte ta
    “mbyste” nga dashuria e madhe
    .
    Mos harrojme se Tropoja eshte nahija e antishqiptarit me te madh te te gjithe kohrave Sali Elezbiberisha qe i kane bere dem atij vendi me shume se gjithe armiqte te marre se bashku

    Shikoni si e “mbyste” populli Tropojes Enverin qe kishte vetem 3 roje..nga 500 qe merrte me vete salisatanai

    ..

    Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

    Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

    Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

    Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

    Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

    E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

    Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

    Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

    Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

    Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

    Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

    Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

    Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

    “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

    Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

    Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

    Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

    Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

    Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

    Reply to this comment
  4. Nene Pashako . February 20, 15:14

    Pac uraten Arben Duka, sa komentuesit pa ate karavidhen “anticensure 256 etj…vertet karavidhe;as mish as pesht..
    Veprat e Enver Hoxhes nuk i ben kush;mbi te gjitha;i tregoi botes -Kush eshte shqiptari mes MOSKES sa para saj Beogradit,qe ia vuri kufirin tek thana.Mbrojti kufijte e 1913tes (ani se bota caktuar paderejtesisht,po ju permbajt asaj, ).
    Enver Hoxha perfaqeson ate epoke te “Populli- zot i vendit”;jo “agallaret e rinj” si sot.

    Nene Pashako !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 21, 13:29

      mos vallë pleqëria,ose data e skadencës të ka bërë pak të rrudhur në tru mi nënë pashakua??
      hidhi dhe një herë një syçkë komentit tim dhe do të shohësh se i kam përmëndur dhe ato që përmënd ti!!
      mosha bën të sajën mi none,prandaj mos ja fut pordhës shumë!!
      sepse me mënyrën se si shkruan,na mbetet të të dëgjojmë vetëm pordhët,se fjalët,mëndja të paska lënë!!

      Reply to this comment
  5. mandi February 20, 15:34

    po vajguri qe jepej me tollona, po policet qe dilnin me bilbila per te kuptuar kush mbante gjela deti, po fjala qe survejohej, po telat me gjemba qe e kthyen kamp perqendrimi, qe per nje rai uno te qelbur te fusnin brenda..

    Reply to this comment
  6. Fuck Mark uk, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN February 20, 15:45

    “Ata që kanë jetuar në të dy sistemet, dinë t’i bëjnë vetë krahasimet dhe të nxjerrin përfundimet e duhura. Problem mbetet brezi i ri”, thote Arben Duka……. Atehere, brezi ri: Ato qe Beni shkruan jane te verteta e ndoshta 100% te verteta POR ai sistem (REP POP SOC SHQI) kishte edhe te metat apo edhe te keqiat e veta te cilat Arben Duka nuk i ve ne dukje. PRIVILEGJET ne te gjitha drejtimet TE NJE KLASE INTELEKTUALE apo PRIVILEGJET E E NJE KATEGORIE te ashtu quajtur TE KUADROVE TE PARTISE NE BAZE, te cilet ne emer te “IDEALIT TE PARTISE” shkerdhenin jo vetem veten e tyre ne bythe por edhe nenat e tyre duke mos diskutuar me pas njerezit e “thjeshte” e te tjere. BURGOSJA PER NJE FJALE GOJE APO “ETIKETIMI” AGJITACION E PROPAGANDE PER SHISHWN E KOSIT etj si keto. E vereteta tjeter eshte se “AI” sistem n’a mbylli mes kater murreve (ndoshta nje nga te keqiat e medha) POR sic duket “mushka ashtu i do drute”, sepse, po n’a “zgjidhe zinxhiret” ne shqiptareve i bejme “malet fusha” dhe jo sikur PARA ’90-es qe vertet i bem por PAS ’90-es qe ne emer te C’RRENJEZIT TE KOMUNIZMIT NUK MBETI GJE PA U SHKATERRUAR E PA U VJEDHUR. Eshte mese e vertet qe populli (ndoshta nje pjese edhe e imponuar) therriste apo edhe “ulerinte” pro Partise se Punes se Shqiperise, Komitetit Qendror etj, etj POR ne ate kohe NUK DEGJOJE TE THERRITEJ E BROHORITEJ: Rrofte prostitucioni shqiptar apo ne gjuhen popullore kurveria. Rrofte droga e korrupsioni. Rrofte hajdutllekku apo kriminaliteti etj veti te tilla “mahnitese” te servirura nga sistemi 27 vjecar SHPELLARO-DJEROKRATIK….. Keshtu qe: Ne emer te NEODIKTATURES (berishovice, nanovice, bashovice, metovice apo ramovice), DHE DEGJENERIMIT JU UROJ TE GJITHEVE: JU RROFTE KRIMINALO-PROSTITUCIONI DHE LULEZIMI HASHASHO-DROGISTO-POPULLOR…

    Reply to this comment
    • Frok, Mark, Nu etc. February 20, 23:29

      Atehere kishte privilegj, apo sot? Ku jeton o Fuck Mark/ Mos je gje ne hene?!

      Reply to this comment
    • ELIOT February 21, 21:41

      fuck ;;; mark ; koka e KARIT .. PO AS NJE GJE TE THJESHTE SE KUPTON MORE DEBILE ….. BERISHA BASHA SJANE DEMOKRATE JANE KORRUPSIONI QE E BENE SHKOLLEN ME ENVER KARIN HAJDUTIN .. DHE RAMA E BERI SHKOLLEN ME ENVERIN DHE U BE HAJDUT … NE DEMOKRACIE KETO TE 4 DO TE ISHIN NE BURG ME KOHE MORE KOKE LOQE …. NE FRANCE RAMMA QE E BERI VILEN 1 MILINSHE DO TE ISHTE NE BURG BERISHA QE VJEDH SI DREQI DO TE ISHTE QE ME KOHE NE BURG …MOS E NGATERRO DEMOKRACINE ME KORRUPSIONIN DEBILE MENTALE …. DO TA BEJ ME VIZATIME C ESHTE DEMOKRACIA E VERTETE …… DHE MOS HARRO TJA THITHESH RAMES ..QE TE FUSI NE PUNE …. HA HA HA SPIUNAT E POPULLIT ..PO I QIHET NONA TANI SE SKANE KE TE SPIUNOJNE …. ZGJEBSAT E BOTES ….

      Reply to this comment
  7. yll për Shqipërinë . February 20, 17:09

    JA PO NDIZET DEVOLLIÇJA !
    Çou Enver të prapsim lotët
    dhe të derdhim lot gëzimi ,
    kemi veshur fustanellat ,
    po të presim Enver trimi .
    Ç’u rëndua devolliçja ,
    fustanellat puthin tokën,
    gjokset shpellë mbajnë dhimbjen,
    burratç’e kan’ ulur kokën.
    Eja ,bir,na pri në valle,
    devolliçen mbaje rëndë !
    Eja djal’,të qajmë hallet,
    sup më sup na ke në këmbë!
    Kemi veshur fustanellat ,
    ja Enveri prin në ballë,
    ja, po ndizet devolliçja
    në mes nesh është i gjallë!
    (ziçisht Korçë)

    Reply to this comment
  8. Ylli February 20, 17:40

    Renia e bustit e shokut Enver ……me pak fjale kupton se cfare indroktinimi ka patur ajo kohe.Njerez ose me mire qenie frymore qe kane frike nga liria.Vdiq padroni dhe sklleverit nuk kane ku te shkojne.Sinqerisht eshte e tmerrshme te kuptosh qe keto qenie frymore qe rastesisht ngjajne me njerez ,kane frike te jene vetja e tyre.Ky lloj nuk kane qene kurre vetja e tyre.Ata kane qënë dhe janë ,ashtu siç i perpunoi Komandanti ose Skllavopronari.
    TANI JEMI ASHTU SIÇ DESHIROJME TE JEMI.DIKUR ISHIM ASHTU SIKUR ATA DONIN TE ISHIM…….pa bote ,pa ndjenja shpirterore ,pa kulture perendimore ,pa iniciative personale dhe pa mundesi per te qene ,secili prej nesh VETJA E TIJ.
    Dikur nje gazetar perëndimor shkruante per Shqiperine….vendi ku koha ja ngrire.
    Me pelqen kur shkruan ky karabushi medioker bejtexhi ,sepse me ben te mendoj qe koha e 80 lekshave ,operativeve ,te plotfuqishmeve ,kryetareve te fronteve ,spiunave ,sigurimsave ka mbaruar ,mbaruar.Ne te njejte kohe jam i lumtur qe tere keta lloj qeniesh inferiore nuk kane asnje lloj ndikimi ne jeten time.

    Reply to this comment
    • cifteliu & saliu February 20, 18:07

      Po mire o Ylli ( qe mund te jesh ndonje mehmet elez o bylmez)

      Si na mbush mendjen qe nuk e ka kenduar jot moter kete:

      Jam nji çikë nga Dragobija
      Hije m’ka sot çiftelia

      Vetë e gdhena me nji dru mali
      Dern’e shpellës bac’Bajramit

      Vetë e thura o kangen time
      Enver Hoxhës me gjith’ urime

      O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
      Lavdi venit ku ti leve

      Pyet Evropa e pyet Bállkani
      Kush po i prin ktij karvani

      Nji parti trimneshe e rrallë
      Enver Hoxha gjithmon n’ball

      O vrulli ynë o nuk mund të nálet
      Sup me sup jem lidh si malet

      Per rrethimin n’katër anet
      Kemi zemrat bashë si t’parëve

      E leta dinë mirë tradhëtia
      O pushken top e ka Shqipnija.

      Reply to this comment
    • teni February 20, 18:10

      Per ty ore kandil:Ne ate kohe kishe aresimin,shendetesine,banesen falas ,pune te garantuar e drita e uje si baze per te jetuar dhe sistemi te keshillonte mos ha mut sete fus brenda po dole kunder shumices;Sot aresimin ,shendetesine ,banesat me pakese ,pune siguroje vete e drita e uje te pasiguruara dhe ha mut sa te duash per sistemin qe jeton!Si thua o kandil ishte me mire ai sistem apo ky,,,?????

      Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Ylli, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN February 20, 18:48

      Eh mor Ylli indryshkur! “TANI JEMI ASHTU SIÇ DESHIROJME TE JEMI.DIKUR ISHIM ASHTU SIKUR ATA DONIN TE ISHIM”. Po patjeter. TANI JE PROSTITUTE KRENARE ME LEJE E LICENCE TE RREGULLT NGA QEVERITE DHJEROKRATIKE dhe LEJE SHQNDETSORE NGA doktor Sali PLEHRA DHE MEDIOKER I blogut te Dita-s. NDERSA DJE. ISHE THJESHT NJE SAPUN KAPES I BURGJE NE SHQIPERI (ne mos ti te afermit e tu). Prandaj dhe e rrezuam ate sistem se nuk ju dha JUVE LIRINE dhe nuk ju vleresoi per meritat kurverore qe kishit Qifsh veten ne te gjitha vrimat qe ke dhe merr me vete edhe vrimat e sat’eme. FU2

      Reply to this comment
      • Ylli February 20, 23:47

        Markuuuuu……çiçin Marku ,çiçin.Shejtan femer mi dreq.Do kesh ndenjur te rreshti i pare te vatra kultures.Thone qe Dulla zhduku anafalbetizmin por duke lexuar keta vemjet me lart i paska rrujt trapin anafalbetizmit.
        Meso shqip o legen burre ,se qytetar nuk behesh kurrë.
        Sa per ato ofezat seksuale ,te ka shkuar jeta mbrapa bythes lopes o idiot.Kjo eshte bota jote….hap kanal ,mbyll kanal ,palle linde e do vdesësh palle.
        Per nenen tende kam respekt.,Per ideal Partise qe nuk genjej.U shkelu e shkreta me mendimin qe po lindte femi.Ne te vertete dole ti Mark ,nje felliqesi.
        Flori Mumajesi ka nje kenge o kengekar me lart.Ta du une mamin ,mamin ta du shume ,respekt pe mamin …..per ideal te Partise kam respekt hahahahahaha.
        Marku mos harro ,në njërë dore kazmen ,ne tjetren CARIN tim.

        Reply to this comment
  9. Paci February 20, 19:30

    Brezi qe jetoj kohen Enverit, kohen e ndertimit, te arsimimit, te kultures, te emancipimit, te te drejtave te barabarta te gruas shqiptare, te njeriut shqiptar pa droge pa stres, por te mirearsimuar e me pune te sigurte ne vendin e tij, pra ky brez nuk i harron kurre ato te drejta qe i harroj me heqjen e bustit te Enverit. Sot mbas 30 vitesh politike rrenash shqiptaret e kane me te thjeshte te mallkojne Enverin se sa te kerkojne te ringrijne ne kembe veten e vendin e tyre dhe fajsojne hajdutet qe shiten djersen e 50 viteve per te pasuruar veten e tyre dhe perseri mbajne kryet e vendit duke hungeruar paturpesisht kunder burrit me te madh te kombit, kunder shqiptarit me te madh te te gjitha koherave.

    Reply to this comment
    • drenova February 21, 01:58

      Replike me te gjithe komentuesit qe ne vend te truve kane ne koke tallash dhe morra!
      Ne se e gjykoni se pas 90-tes u vendos demokracia e vertete ne Shqiperi,ne radhe te pare tregojeni kete me kulturen e argumenteve dhe fakteve duke i numeruar nje nga nje te gjitha ato qe ju mendoni se jane bere me te mira se csa i kishte bere Enver Hoxha!
      Fillojeni me arsimin,shendetesine,bujqesine,drejtesine etj dhe nuk keni nevoje as te fyeni e as te shfryni tere urrejtje!
      Ju e akuzoni socializmin se zhvilloi luften e klasave!
      Kete e pranonte vete Enveri!
      Po keto 28 vjet a ka patur demokraci dhe lufte klasash?
      Kushdo e ka hequr ne kurriz vete se sa here ndryshohen qeverite,shporren te punesuarit e vpare dhe vihen militantet fitues!
      Pushteti gjithmone eshte ndare si placke lufte si dikur!
      Mori LSI-ja 5 ministri ku rridhte paraja me shume,i mbushi nga qendra ne baze me militantet e vet,vodhen sa deshen dhge tani po i shikoni se po i drejtohen burgjeve!
      FBI-ja amerikane deklaroi keto dite se ka zbukuar mbi 5 miliard dollare korrupsioni,ndersa organet shqiptare,si SHISH apo te tjeret ishin bashkepuntore me hajdutet!
      Cfare sistemi eshte ky qe nje grusht njerezve i krijon mundesine te fitojne miliarda,ndersa shices se popullit nuk u garantohet buka ce femijve?
      Doni fakte te thena boterisht nga vete politikanet btane keto 28 vjet se cfare ka fituar populli shqiptar nga rrezimi i socializmit?
      Lexojini ne internet fjalimet vetem te kryetareve te partive ne Kuvend,fushata elektorale etj se cfare kane thene per njeri tjetrin dhe nuk ka nevoje per asnje fjale per te ilustruar sukeseset mjerane te ketyre 28 vjeteve te mallkuar!
      Liberalizimi i vizave dhe hyrja ne NATO jane 0.000000000001 % e atyre qe priste populli pas 90-tes!
      Gjak,,arrja ka pushtuar te gjithe veriun e Shqiperise,por as keni degjuar njeri te flase per kete plage kriminale te ketyre njerezve!
      Kjo eshte treguesi me i sakte i faktit se shteti nuk garanton sigurine e njerezve ne mbi 50% te teritorit te vendit!
      Si konkluzion i ketyre qe shkruajta,bej nje pyetje:
      -Po dekoratat e Enverit,kur do hiqen?
      Se vetem kjo na ka penguar te behemi si Europa!
      Te fala deputeteve Salianji dhe Grida Duma qe na e bene interesante jeten kete jave!
      Ja keshtu jo do partia e jo si dikur mjeleset deputete me duar tere kallo!

      Reply to this comment
  10. info analitike February 20, 19:34

    Po ja o bejtexhi po te te krahasojme si ishe e si je. Ti psh. nuk ke ndrishuar fare, koqe ishe e koqe mbete.

    Reply to this comment
  11. Izeti February 20, 19:46

    Z.ARBEN DUKA ,,,,,,FALEMINDERIT ,,,,,,,DHE SHENDET TE DHENTE.ZOTI ,JU PERSONALISHT DHE FAMILJARISHT,,,, , ,,,,,,,,,, JE.FANTASTIK. ..,,,,,,,,,,,,MOS U MERZIT ,SE.QENTE.DO LEHIN ,TY SHENDET TU BEFTE,,,,,,,

    Reply to this comment
  12. ELIOT February 20, 20:36

    ha ha ha ha folen zgjebesit e enverit ;;; HAJDUTAT E SHQIPERISE …. .. HIPOKRITET E DITATURES … PO TE TREGOJE DISA GJERA QE SI DIN ANTISENCURE …. NE FRANCE NE EUROPE SHKOLLAT JANE FALAS …. DHE CDO VIT NE SHTATOR NE FILLIM TE SHKOLLAVE …. KANE DOLLARE PER FEMJET … KAM 3 FEMIJE DHE MARRIM 300 EUROS CDO SHTATOR VETEM PER FLETORE DHE LIBRA .. ME ENVERIN ASGJE …ISHIN FALAS …HA HA HA HA JE KOMIK … JEETA ISHTE MIZERJE … NE PRISNIM QE KOMSHIJTE TE NA JEPNIN LIBRAT SE NUK KISHIM LEKE …MEGJEITHESE PRINDERIT E MIJ PUNUAN SI TE CMENDUR … DHE BARAZIA … E KUJT ..VETEM KOMUNISTA DHS PIUNAT KISHIN TE DREJTE FAKULTETTET ..OSE KURVAT E LAGJES .. QE SHKONIN NGA MINISTRIA … KISHIM SPITALI FALAS …. HA HA HA DUKESH QE SKE DALUR ASNJEHER ENGA CEPI I VARRI TE BAMIT … ME DOLLARET QE FITOJ NE FRANCE … I PAGUAJ DHEMBET DOKTORRIN DHE ME DALIN PER PUSHIME NE SPANJE NE ITALIE DHE KU TE ME DOJE QEFI … ENVERI ME RROGAT QE I JEPTE POPULLIT … NE EUROPE SDILIN AS PER LETRA TOILLETI … MORE SHQIPTARE … BEN DUKA ISHTE NJE SPIUN I QELBET ..QE ENVERI E MORRI NGA GJIROKASTRA DHE E BERI PROF NE TIRANE … PRANDAJ NA MERRE PER BUDALLAH … JETA NE SHQIPERI ISHTE MIZERJE …ENVERI E LA VENDIN ME TE VERFER NE EUROPE MORE KATUNARE .. ENVERI ISHTE SI HITLERI SE JA MORRI TOKAT SHQIPTAREVE .. I JA MORRI EDHE SHTEPITE QYTETAREVE … QE VETEM HITLERI E BERI ME CIFUTET ..POR BENI NUK E DIN SE ISHTE ZVARRANIK QE ENVERI E NXORRI NGA SHPELLAT E VLORES GJIROKASTES ….ENVERI NE HOQI EDHE GJENE ME TE SHTREJTE LIRINE DEMOKRACIEN ..POR JU KATUNARE TE QELBET TRADHETARETE POPULLIT SE DINI KUPTIMIN E KESAJ FJALE ..PRANDAJ.. ESHTE E KOTE QE LODHEM ME JU … DERRRRRRRA ANALFABETA …BAKGAT E EUROPES .. SHURRAATTTTTT E AFRIKANEVE ..JU JEN DEGELASE .. JENI KACABUJ KENI MORRACAKE …. DHE KUJDESNI VELOT E ENVERIT … KUJESNI BIDONAT E VAJGURIT SE MOS TJU A VJEDHIN…. JU KENI NEVOJE PE ILACE ….. JU A JEP DAJA JUAJ ENVERI FALAS ..HA HA HA HA HA HA HA HA H ..BANDES DE DEBILES …

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN February 20, 23:38

      ELIOT, krimb Spaci dhe injorant i evropjanizuar ne France! Sa here e ke perseritur klasen e trete fillore? Sinqerisht te kerkoj ndjese qe te pyes por keshtu sic shkruan tregon qarte “INTELEKTIN” dhe kapacitetin tend shpellar te fituar e mesuar ne UNIVERSITETET Saliniste te DEMON-KRACISE. Nje keshille: Mos n’a trego Europen apo Boten, or i shkerdhyer ne sy e ne mendje se s’je i vetmi qe jeton ne France apo ne Bote…..Pute FU2

      Reply to this comment
      • ELIOT February 21, 21:29

        IK MORE MORRACAK … SKE BYTHE TI DHE DISA CUNA MAMI .. SI ISHIN MESUAR NE SHQIPERI QE BABI KOMUNIST JA SILLTE PUNEN TE BYTHA …. KU E NJEH JETEN TI MORE .ZGJEBS … NE EUROPE EDHE AFRIKANET TALLEN ME EUOPIANET E LINDJES ..ME DIKTATURAT E QELBETA ..PO TI NJE LAB PEDE NA BEN SI KUR E NJEH JETEN ..KU KE PARE NE EUROPE TI SPIUNI QELBET QE RINIA TE BEJE BURG PE RNJE FJALE GOJE ..KU KE PARE NE EUROPE TI ZGJEBS QE EDHE KOPESHTIN E KE MARRE ME MIK . QE QEVERIA TE VRASI RNINE E VET TE ARDHMEN E POPULLIT .. VETEM DAJA JOT HITLERI I VRISTE NE KUFIJ TE RIJTE REBELA QE DONN TE JETONIN ..NE FRANCE EDHE ZINEDINE ZIDANE NJE ARAB KA JETUAR ME MIRE SE RRACA JOTE PREJ COBANI …. . T JE NJE KOLERE QE EDHE NE MADAGASKAR SE GJEN JE NJE TURK NJE SERB OSE GREK POR KURRE SJE SHQIPTAR …. OSE JE NGA ATA ANALFABETE QE E BENE SHKOLLEN ME MIQ SI FEMIJET E ENVERIT TE MEHMETIT TE KADRIUT ..QE BENI SI CUNAT E RROK FOLERIT ..IK ZGJEBS SHKO JETO NE KATUNIN TEND .. DHE KUJDES TE RRALLAT PER VAJGURIN …. KUJDES TE MOS VJEDHN BICIKLETEN QE TA LA DAJA KACABU .. LOPE … JO LOPA KISHTE ME SHUME LIBERTE .. DHE E DINTE CDO TE THONTE LIBERTE DEMOKRACIE EGALITE . TI SE DIN … TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKA LENE …. GZIM KULLUFI …BAJGE E CIVILIZIMIT … TURPI I NJEREZIMIT …..

        Reply to this comment
  13. KU VANE RAPSODET ? February 20, 21:42

    Jashte deshires time, pershendes ato shqiptare ne veri dhe jug se si i kendonin enverit dje dhe sot po vajtojne se kane ngelur popull jetim

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981
    ***

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985
    ***
    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

    Bajzë-Shkodër 1988

    Reply to this comment
  14. MH February 20, 21:58

    anticensurë25642654
    Miremo zoteri .Te gjithe komentin e kish me objektivitet e vertetesi ne mbeshtetje te shkrimit te z.Duka.Sepse ashtu ishte e verteta edhe sikur te mos e mbeshtetje z.Duka.Po pse i kthehesh fyerjev z.Duka.Asht njisoj sikur une t’iu kthehem juve me fyrje.Qe ne fakt nuk kam perse ta naj.Origjinal si ju nuk kishit kurrfare shkakut per fyrje z.Duka.
    Harrova.Me fal,jemi shqiptare e do sillemi simbas instiktit te species All shqiptarshe.Ndryshej dalim nga vetvetja.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 21, 13:43

      “nga betimi për të mbrojtur shqipërinë,e këthyem në kokëmushkë për të mbrojtur K/partisë,tradhëtinë!!
      prandaj mor ben duka dhe ti je vënë pas boleve të ish mikut tënd,që nderi nuk lë të flasësh keq!dhe kur ai shet shqipërinë dhe ty bashkë me të!!”
      mendoj se e ke fjalën për këtë pjesë të shkrimit tim!!
      duke qënë se jeta është një “litar”,segment,me një fillim,lindje,dhe me një fund,vdekje,atëherë mund të them se ndërmjet dy kufizimeve gjithçak është e lidhur!!
      pra dhe fjalët me të cilat unë i jam drejtuar dukës!!
      para gati dy muajsh,e rastin e publikimit të vendimeve qeveritare dhe presidenciale,për varrezat dhe pasaportën e klerikut gërk,pashë se “patrioti” i thekur arben duka nuk pati as më të voglin reagim!!
      për këtë qëllim ia kujtova me lezet disa herë!!kur e pashë se dhe ai ishte pjesë e lojës politiko-mediatike,atëherë nuk mund të rija pa e quajtur ashtu si e meritonte!pjesë e tradhëtisë që po i bëhet shqipërisë!!
      MH ti e di fare mirë se po u tradhëtove nga vëllai tënd,po u tredhëtove nga oficeri tënd,po u tradhëtove nga politika tënde,po u tradhëtove nga presidenti tënd,ATËHERË NUK KA PËRSE TË KESH ARMIQ!!
      që të mbrosh veten duhet të kesh krahët e mbrojtura!!ato ti mbrojnë këta që thashë më lart!!prandaj në radhë të parë pastrohet tradhëtari,pastaj shkohet në luftë kundër armikut!!
      pavarsisht se shkrimi nuk ka “të bëjë” me tradhëtinë që po na bëhet me gërkun,nuk mund të rrihet e të pranohet një tradhëtar që jep leksione besnikërie!!
      me betimin që ben duka ka bërë si oficer,sot e di ku duhej të përfudnonte??
      para skuadrës së pushkatimit!!

      Reply to this comment
  15. Frok, Mark, Nu etc. February 20, 23:30

    Atehere kishte privilegj, apo sot? Ku jeton o Fuck Mark/ Mos je gje ne hene?!

    Reply to this comment
  16. gjermani i fundit February 21, 02:04

    O Beni, te gjithe e dime aforizmen e vjeter te popullit qe thote se e sotmja e qesh te djeshmen dhe e nesermja do e qeshe te sotmen. Para 20 vjetesh as Rokfeleri nuk dinte çfare ishte celulari smartphone, tani e ka ne dore edhe nje kalama. Aq dinin ne kohen e Enverit, aq bene, mund te benin edhe me shume. E tepruan me luften e klasave, me ato format e edukimit, ato mbledhjet e pafund per shfaqjet e huaja, etj, etj. Domosdo qe kishte vend per shume permiresime, por duke pasur parasysh se nga po vinim, duhet te jemi objektive per mundesite tona dhe vetem nje ritem i tille pune dhe atdhedashurie mund te jepte aq rezultate siç i permend ti. Ishin njerez qe kishin pare tmerret e Luftes dhe skamjen absolute, neperkembjen nga i huaji dhe lakejte vendas dhe eshte evidente qe rregjimi socialist punoi shume per identitetin e kombit shqiptar. Ne fund te fundit njeriut nuk i mbahet mend rutina e te jetuarit por vepra qe le pas vetes. Ai brez la vepra te medha pas vetes, beri hapa gjigante, si titanet qe kaptojne male. Me lopata dhe karroca, me pune vullnetare diten dhe naten; thuaji sot dembelave te kafehaneve te mbjellin ndonje peme te gatshme ne park, sa per nje selfie ambientaliste. Jo ore jo, nuk e levizin menderen nga kafeneja, se jane te lire te bejne siç u do bytha.. Kishte mbetur ai rend socialist qe ta gjykonte rradakja gjysmake e Azem Hajdarit, pijanecet dhe majmunet si ai edhe me dhune Enveri nuk i beri dot njerez, ata donin seks, droge edhe muzike. Ca si Azemi i arriten keto synime demokratike, biles i morren me vete atje ku shkuan ne hale te gomares. Beji solidare sot dy shqiptare; thuaji ta ndajne copen e bukes ne mes qe te hane nga pak te dy. Jo ore jo, njeri do qe te laje kembet me qumesht dallendysheje apo te fshije menderen me 500 euro si kokeqypi i Fullhanit,, le te ngordhe tjetri per buke me gjithe femije, jemi ne kapitalizem apo jo? Ne kapitalizem nuk behen hekurudhat me pune vullnetare, duhen fonde qeveritare, te cilat s’i kane e rrjedhimisht marrin borxhe neper bote, qe pastaj te behet tender e ne tender do fitoje ai qe korrupton me mire e me shume e pastaj ne fund te kushtoje traseja sa frengu pulen, se keshtu eshte mekanizmi kapitalist. Duan te tere dembelet e kafehanes te pasurohen me qoka andej-kendej, pa pirdhu mu ne te punes; ne shyqyr qe e beme def punen me revolucionin e Azemhajdarit, ti thua te bejme spitale prape neper qytetet e largeta? Ore, je ne rregull ti, se me duket s’ke haber nga ekonomia. Sa te ngresh nje spital ne Corovode, me mire hidh ne ere urat dhe veri kyçin Corovodes se ikin vete banoret. C’i do fshatrat o Beno? Hidhi ne ere si Gerdeci, se ikin vete ata dhe blejne ndonje garsoniere ne Yzberisht, ku jane ngritur kombinatet e banimit qe i quajne pallate. 100 familje ne nje ndertese gjigante dhe 600 kafehane nen te; pirdhi mu ne te se do jene te papune, boll qe ndertuesit e pallateve shesin apartamente, ne menyre qe te bejne me keto para te tjera kombinate banimi per ata qe shpengulen nga qytetet e largeta. Do na qeshe e nesermja, por sa siklet i madh eshte kur te qesh e djeshmja. Ndaj ec me rrymen Beno, poshte Enveri, Titua, Stalini, Lenini, Robespieri e deri heroi i sumereve, Gilgameshi. Rrofte Qyli, mbreti i botes, kafehaneja dhe historite me nastradine. Mall qe del Grida ndonjehere e kujtohet se po vuan populli, por nga tabulatet me duket se po vuan me shume vete ajo e shkreta, dhe s’ka hall me te madh kur je psikoloqe dhe s’te ben derman as psikologu. P.S. Beno, se mos merzitesh me cenon qe te akuzon se shite 50 hektare det; ti xhanem ke njohuri per koordinatat e kunderajrorit, jo per nendeteset.

    Reply to this comment
  17. Qytetar February 21, 12:36

    Ti Arben Duka je nje enverist, kjo dihet nga te gjithe. Eshte e drejta juaj, por ti dhe e tere kopeja juaj e enveristave nuk arrini te kuptoni nje gje : Qe ajo kohe e komunizmit aq e pati (bile u zgjat shume derisa i rane fare breket). Ti dhe kopeja enveriste nuk keni patur sy atehere, nuk keni as tru tani. Gjithe ky popull e filloi komunizmin me Triska ne 1945 dhe kur u rrezua ne 1991 e mbaroi me Tallona.
    47 vjet Triska dhe Tallona per ushqimet. KAQ nuk ka nevoje per me tej. Kundershtoje po pate bythe.
    Nje jete me Rracion ushqimor, kush ta duronte me shume se 47 vjet? Kjo mjafton sot per kedo qe lavderon Enverin te behet qesharak ne popull. Sot ka shume probleme, por nuk ka aq shume budallenj sa te kerkojne rikthim te koha e Merhumit tend Enver. Ju nostalgjiket e tij jeni vetem nje kope e mjere qe na argetoni me marrezite e juaja me Enver akoma edhe pas kaq kohe.
    Vazhdojeni, Arben Duka, se sherbeni si dordolece per ti kujtuar ketij popullit tone ate kohe kur Talloni ishte mbreti i gjithckaje.

    Reply to this comment
    • NETI VJOSA February 22, 09:09

      @Qytetar,
      Ti or mik, shikon vetem Tymin, por nuk arsyeton dot te kuptosh se pas tymit fshihet Zjarri!…
      Ti shikon vetem tollonat, kur tollonat ne kohe te caktuara i kane patur edhe shtetet me te zhvilluara te Europes, pas L2B, por edhe me vone…!
      Ti shikon vetem Tollonat,, por nuk shikon gjithe ate NDRYSHIM KOLOSAL
      QE NDODHI NE JETEN E SHQIPTAREVE:
      -Nga Popull analfabet, u bene popull nga me te arsimuarit e Europes!
      -Nga popull me nje ekonomi primitive, u ben Popull me Kombinate , Uzina, Fabrika, Hekurudha, Miniera kudo, me nje bujqesi qe thau kenetat dhe arriti rendimentet Europiane ne nje kohe te shkurter!
      – Arriti shendetsine falas , me qendra shendetsore ne cdo fshat,
      – arriti , nga nje shtet pa mbrojtje fare, ne nje shtet me nje Ushtri moderne, mijera tanke , qindra avion , mobilizonte afro Gjysem Milioni ushtare , ne formacion luftimi, vetem per tre ore!
      – Perteriti Popullaten me moshen mesatare 25 vjec, si Populli me i ri i Europes!…
      E te tjera e te tjera.
      E drejte, pas 70-es, filloi e tatepjeta, se u marros APO e marrosen te parin e Vendit…
      ISH MIRE TA KTHENTE TIMONIN GRADUALISHT ME PERENDIMIN, se andej ja diktonin interesat, dhe ai ish rendi qe po tregonte Vitalitet, por ja qe Historia nuk behet me “sikur”…
      Por mos shiko vetem tollonat, se me dukesh,
      o Qytetar “i Ndritur”,
      se nuk shikon me shume se te Hunda jote…!
      Nuk eshte fjala per te kthyer Enverin prape,
      por per ti dhene Qezarit ate qe i takon…
      Kur Shqiperia ta kaloje nivelin e asaj Shqiperise djeshme,
      ne te gjitha treguesit ekonomiko-shoqeror,
      atehere, dil ti dhe vill vrer,
      edhe kunder Arben Dukes!…
      A me kuptoooooooooooooooooooooooon?!…

      Reply to this comment
  18. Nene Pashako D. February 21, 14:57

    O qytetar qe sa shkruan, qytetar nuk je.
    Se qyteti,C’eshte pjella e proletariatit.se di kete?! Po se dite mesoje.Dhe eshte ai proletariat qe ka sjelle keto zhvillime dhe ne boten perendimore.Ju lumte atyre qeverive perendimore,qe dine te merren me ta.Ne fund te fundit ata njerezit e punes e kane ne dore zhvillimin .Pa tjeter,jo njerez si drejtuesit tone,sot e 27 vjet i pengojne.
    Po fjalen e tyre do ta thone.Te koregjojne ato qe, permbysen”kohen e tyre(proletariatit”)dhe te bejne shtetin ligjor, qe ti udheheqe. Pa tjeter e vjetra,kaluar koha,nuk kthehet dhe te duam ka ligje shoqeria njerzore sot.
    Mjaft hengrem koken me njeri tjetrin,po te themi c’duhet bere,per te eleminuar prapesite,(me se pari PARTiTE), me kaqe te pa pranushme, te perqendrimit te pasurive kombetare ne duar private.Ato i perkasin gjithe popullit e ai ti administroje. Si mund te jete pronar i burimeve nentokesore nje person apo nje grup personash, apo i elektrifikimit,qe prodhohet me energjine e ujit te gjithe popullit e tj.Pa folur per istitucione shoqerore,deri spitalet,qe privatizohen deri shkollat… , Keto shikoni o zoterinj komentues,jo hani kokat me njeri tjetrin.
    Mbi te gjitha mireqenie per te gjithe, jo si po veprohet !
    Jo polarizim negativ te ekonomise…Prone private mbi mjetet e prodhimit, jo mbi pasurite natyrore te vendit.

    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
    • Qytetar February 21, 18:19

      Nene Pashako D. respekte ne se je vertet Nene, por sa ke shkruar nuk kane fare lidhje me komentin tim.
      Pleqeri te mbare!

      Reply to this comment
  19. demo February 21, 17:12

    Shoke proletare!Keni lene jasht diskutimit armikun e klases.Jepjani fjalen edhe atij baftziut,te flase dhe ai dy fjale si ka qene dhe si eshte nxire./\

    Reply to this comment
  20. Sejdi Veseli February 21, 20:56

    I nderuari Arben,
    Jam lexues i rregullt i portalit gazetadita.al, i cili më mundësoi të përcjell edhe shkrimet tuaja dhe, vërtetë kam çka mësoj prej tyre.
    Urojë të keni shëndet të ëmbël dhe të plotë, si dhe suksese në të gjitha drejtimet, ti dhe të gjithë ata që i donë dhe që të duanë pa hile!
    Të faleminderit për të gjithë atë produkt intelektual që na ofron, i tëri në frymën e shëndosh kombëtare dhe shoqërore.

    Reply to this comment
  21. Arben February 22, 06:53

    Vertete i mire o Beni,

    po qysh na e hoqen kaq shpejt thuaj,

    ah sikur ta mbanin edhe pak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*