Bëni keto 8 gjëra dhe përmirësoni shëndetin mendor

November 14, 2017 13:52

Bëni keto 8 gjëra dhe përmirësoni shëndetin mendor

Shumica e njerëzve e ngarkojnë shëndetin e tyre mendor shumë.

Ne shqiptarët jemi thuajse përditë dëshmitarë të kësaj ngarkese mendore të tepruar.

Por ka disa gjëra që mund të bëjmë në jetën tonë që na ndihmojnë të kemi një mendje të qetë dhe të shëndetshme.

Lajmi i mirë është se këto janë ndryshime që mund të bëhen lehtësisht:

  1. Ecni

Një studim ka gjetur se duke u përpjekur në mënyrë aktive për të ecur me kokën të mbajtur lartë dhe supet mbrapa, ju do të ndiheni në formë më të mirë. Nëse ecni me shpatullat përpara  ju jeni më të predispozuar të përqendroheni në gjërat negative dhe jo në ato pozitive.

  1. Stop foto

Ju mund të mendoni se duke fotografuar momentet tuaja ju bëni ti mbani mend më gjatë ato duke i rishikuar në aparatin tuaj, por një studim i botuar në Shkencën Psikologjike thotë të kundërtën. Fokusoheni në gjërat që jeni duke bërë, lerini fotot për raste të veçanta.

  1. Ushtrime

Të ushtroheni të paktën tri herë në javë zvogëlon me 19% rrezikun për të qenë në depresion, sipas një studimi të University College London. Studiuesit zbuluan se njerëzit aktivë kanë më pak gjasa të jenë në depresion dhe njerëzit në depresion kanë më pak gjasa të jenë aktivë.

  1. Largohuni nga një marrëdhënie toksike

Të jesh në një marrëdhënie me dikë që vazhdimisht të hedh poshtë mund të ndikojë shumë në vetëbesimin e dikujt pa e kuptuar, duke i bërë ata të psikologjikisht të ngarkuar.

  1. Flini mirë

Trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet nëse nuk flini mjaftueshëm. Nëse jeni duke luftuar me gjumin, provoni të stërviteni pse jo dhe të kërkoni ndihmë nëse nuk gjeni zgjidhje.

  1. Kohë vetes 

Midis miqve, familjes dhe punës, t’i bëni të gjithë të lumtur mund t’iu bëjë të neglizhoni veten dhe mos të gjeni kurrë kohë për veten tuaj. Gjeni kohën për të ndenjur vetëm, të bëni gjëra për veten, pasi kjo ndihmon të mbani larg ankthin dhe depresionin.

  1. Largohu për pak kohë nga pajisjet dixhitale

Telefonat inteligjentë, tabletat dhe lap top-ët e mbingarkojnë trurin tonë, dhe nëse nuk shkëputeni asnjë moment prej tyre jeni duke përkeqësuar shëndetin mendor.

  1. Ndalo së bëri shumë gjëra

Të hani drekë ndërkohë që dërgoni email-et tuaja në punë mund të mos duket shumë e rrezikshme, por sigurisht na bënë më të stresuar. Përqendrohuni!

 l.h. / dita

November 14, 2017 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*