Benzema mund të rikthehet në kombëtare

February 18, 2016 16:07

Benzema mund të rikthehet në kombëtare

Karim Benzema mori një lajm të mirë, por jo ai që dëshironte. Gjyqtari i cili merret me rastin Valbuena, Nathalie Butard, vendosi të enjten të heqë masën që rëndon mbi lojtarin e Real Madrid për të mos takuar shokun e tij të përfaqësueses.

Por ky vendim është apeluar nga prokurori dhe për këtë pritet që të shqyrtohet nga Gjykata e Versajës. Në këtë mënyrë masa nuk merr një efekt të menjëhershëm dhe Benzema duhet të presë.

Megjithatë duket një hap afrimi me përfaqësuesen dhe ndoshta të shpresojë te një grumbullim nga trajneri Didier Deschamps për finalet e Euro 2016.

Karim Benzema akuzohet se është përfshirë në shantazhin për videon me përmbajtje seksuale ku shfaqej Mathieu Valbuena, të cilit i kërkuan para për ta zhdukur videon. Ky skandal solli një furtunë te Benzema dhe pezullimin e përkohshëm nga përfaqësuesja e Francës, kundërshtare e Shqipërisë në Europian.

February 18, 2016 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*