Benzema vazhdon me Realin, fiton 11 milionë euro në vit

October 8, 2019 10:10

Benzema vazhdon me Realin, fiton 11 milionë euro në vit

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle e sportit Marca, sipas së cilës Benzema do të fitojë 11 milionë euro në vit.

Benzema është në formën më të mirë të karrierës në dy sezonet e fundit që kur Ronaldo u largua nga Reali.

Sezonin e kaluar ai shënoi 30 gola në të gjitha garat, dhe gjashtë tani.

Benzema shkoi te Real në 2009 dhe shënoi 154 gola, transmeton KosovaPress.

o.j/dita

October 8, 2019 10:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*