Beqaj i përgjigjet LSI: Jeni një parti që qeverisni, por silleni si opozitë!

June 3, 2017 11:29

Beqaj i përgjigjet LSI: Jeni një parti që qeverisni, por silleni si opozitë!

Këshilltari politik i Grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba ka sulmuar dje ish-ministrin e shendetesise, sot kryesues i listës së PS në Dibër, Ilir Beqaj.
Ai shkruante në facebook duke thenë se LSI nuk mban përgjegjësi per kon

Mirëpo ish-ministri i është përgjigjiur me fakte. Beqaj ka bërë një përshkrim të hollësishëm të instrumenteve kirurgjikale dhe sterilizimit të tyre.

Përgjigja e plotë e ministrit Beqaj:

Meqë LSI ka vendosur të merret me “koncesionet e Beqes”, për sot po ndalem te instrumentat kirurgjikale dhe sterilizimi i tyre.

Në vitin 2010 në QSUT u instalua një central sterilzimi me vlerë rreth 1 mln euro. Deri në shtator 2013 nuk u vu asnjë herë në punë. Për pse-në LSI ta kërkojë përgjigjen tek ata që drejtuan shëndetësinë në atë periudhë. Janë rreth 25 mijë operacione kirurgjikale në vit që bëhen vetëm në QSUT. Në tre vite 2010 – 2013 bëjnë 75 mijë operacione vetëm në QSUT. 75 mijë pacientë nën rrezik infeksionesh pasi instrumentat sterilizoheshin me autoklava të vjetra, ndërsa centrali flinte. Ishte lënë në mëshirë të fatit. Vetëm për ta rivënë në punë u shpenzuan rreth 200 mijë euro.

Se me çfarë instrumentash kirurgjikalë operoheshin shqiptarët edhe në mes të Tiranës i ka treguar Edi Rama para disa javësh në Neës 24. Pse në 2005 – 2009 dhe në 2009 – 2013, askush nuk denjoi të ndërrojë instrumentat kirurgjikalë? Ndoshta nga nostalgjia që kanë për miqësinë me “Kinën popullore”. Ky “koncesioni i Beqes” do të sjellë 96 mijë instrumenta kirurgjikalë të fjalës më të fundit të teknollogjisë.

Për këtë “koncesionin e Beqes”, le të pyesin seicilin nga 110 kirurgët e QSUT. Ka edhe pjesëtarë forumesh të LSI-së. Le të pyesin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Edhe në atë spital bëhen rreth 7 mijë lindje në vit. Të pyesin edhe tek materiniteti tjetër “Koco Gliozheni”. Prej një jave ka filluar të zbatohet edhe aty ky shërbim i ri. Vetëm për impantin e ri të sterilizimit dhe punimet civile janë investuar nga partneri privat rreth 400 mijë euro. Ja dhe ilustrimi me foto.

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste

June 3, 2017 11:29
Komento

1 Koment

  1. Crusader June 3, 15:24

    Suksese ne jete! Ik ore pirdhu andej, ke dhe surrat e shkruan te dita.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*