Beqaj: Luli gënjen, check-up-i jep përfitim shoqëror dhe ekonomik

February 27, 2016 17:52

Beqaj: Luli gënjen, check-up-i jep përfitim shoqëror dhe ekonomik

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e konsideron check-up-in si të suksesshëm dhe me përfitim për qytetarët.

Përmes një statusi në “Facebook”, Beqaj thotë se taksapaguesve shqiptarë ky shërbim do t’u kushtojë vetëm 1,2 për qind e të gjitha shpenzimeve që kryhen në një vit nga buxheti i planifikuar për shëndetësinë.

“Luli thotë që check-up-i kushton shqiptarëve 1/5 e buxhetit vjetor të shëndetësisë. Nuk mund të ketë gënjeshtër më të madhe se kaq! E gjithë kjo përpjekje me një përfitim të dukshëm shoqëror dhe ekonomik, pas një studimi të hollësishëm të specialistëve, do t’iu kushtojë taksapaguesve vetëm 1,2 për qind të të gjitha shpenzimeve që kryhen në një vit”, shkruan Beqaj në “Facebook”.

Disa orë më parë, Basha deklaroi se 1/5 e buxhetit të shëndetësisë i është dhënë importuesit të parë apo të dytë më të madh të duhanit me një tender korruptiv për të bërë check-up-in, kontrollin profilaktik shëndetësor të popullsisë mbi 40-vjeç.

February 27, 2016 17:52
Komento

3 Komente

  1. Arben February 27, 20:55

    JEP PERFITIM PER EDI RAMEN DHE TY O KRIMINEL PO.

    PO NUK FUNKSIONOI LIGJI MBI TY, DIJE SE DO TA JAPESH LLOGARINE PER VJEDHJET QE KE BERE DHE VAZHDON TE BESH KETIJ POPULLI.

    Reply to this comment
  2. Arben February 27, 21:19

    JEP PERFITIM PER EDI RAMEN DHE TY O KRIMINEL PO.

    PO NUK FUNKSIONOI LIGJI MBI TY, DIJE SE DO TA JAPESH LLOGARINE PER VJEDHJET QE KE BERE DHE VAZHDON TE BESH KETIJ POPULLI..

    Reply to this comment
  3. info analitike February 28, 10:49

    Koha jote mbaroi z. minister!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*