Beqaj përuron Njësitë e Lëvizshme të Check-Up në komunën Shkrel

May 24, 2015 09:15

Beqaj përuron Njësitë e Lëvizshme të Check-Up në komunën Shkrel

Kontrolli Mjekësor Bazë falas për grupmoshat 40-65 vjeç mbërrin në çdo cep të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së për zonën e Malësisë së Madhe, prezantoi për herë të parë njësitë e lëvizshme të këtij programi të kontrollit mjekësor gjatë një vizite në Dedaj, të komunën Shkrel të Shkodrës.

Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të gjithë qarkun e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.

“Ne jemi angazhuar t’ua ofrojmë shërbimin shëndetësor të gjithë njerëzve të kësaj grupmoshe që jetojnë në Shqipëri,” u shpreh Beqaj.

Ai  shtoi se “ky është hapi i parë drejt mbulimit shëndetësor universal, por jemi të vetëdijshëm që nëse ua ofrojmë këtë të drejtë çdo qytetari, edhe banorëve të Shkrelit, por distanca e vendbanimit nga qendrat shëndetësore është e tillë që nuk është e afërt, na duhet të ofrojmë edhe njësitë e lëvizshme”.

May 24, 2015 09:15
Komento

10 Komente

  1. neritan May 24, 11:23

    kjo eshte ajo qe ne i themi pune dhe ne sherbim te popullit dhe jo per te pervetesuar cdo fond ashtu si beri kosova,apo ashtu sic bene te gjithe ministrat e shqupit.kjo eshte ajo qe duhet ,pra sherbimi per qytetarin.

    Reply to this comment
    • kristi May 24, 11:27

      kjo eshte fryma e duhur per bashkepunimin me qytetarin,kesajt i them un qe ti japesh voten.qe njerzit punojne per qytetarin.

      Reply to this comment
      • paula May 24, 14:36

        kontrolli shendetesor as nuk ishte menduar si koncept me pare, njerezit nga frika e renies ne varferi, shkonin ne spital vetem kur ishin ne grade te fundit, nderkohe tani kane mundesine te kontrollojne shendetin dhe te parandalojne shume semundje, ose ti kapin ne kohe per ti kuruar me lehte, me me pak kosto shendetesore, sociale dhe ekonomike.

        Reply to this comment
        • kristina May 24, 14:38

          Ja kur duan sa gjera behen me pak fonde, duke menaxhuar mire fondet publike, duke orjentuar politikat ne ato qe ka vertet nevoje qytetari, jo duke bere pune hajt sa per te kaluar radhen. shendetesia ka ndryshuar shume keto 2 vjet, shume investime, stafi ndoshta eshte i njeti po tani sillet ndryshe, edhe testimi duhet dhe e kompleton misionin e tij beqja.

          Reply to this comment
          • aty May 24, 16:36

            Shpresoj te jete ashtu sic thoni ju e dashur Kristina, por nuk eshte ashtu.Ne spital po nuk pagove nuk te shikon e jo te te preki njeri me dore.Iku koha kur mjeket punonin me zell e dashuri per profesionin human, tani te pathuaj te gjithe punojne per lek.HUMANIZMI per mua ka vdekur ne duar te atyre qe do e sheronin.

    • dunde May 24, 11:28

      bravo ministrise se sshendetsi mos flasim pastaj dhe per shtimin e barnave ne liste etj etj dhe jo si halimi qe nuk la fond pa vjedhur ne ministri.revolucion modern dhe reforma te thella ne shendetsi.

      Reply to this comment
    • beli May 24, 11:30

      reforma te thella per te miren e qytetarit dhe reforma te te ndjeshme per sherbim ndaj qytetarit dhe jo si halimi qe i pervetsonte te gjitha fondet.pse nuk ka dhe beqja klinike private,pra kjo eshte reforma e duhur qe duhet bere te mendojme per popullin dhe jo per vete.

      Reply to this comment
  2. info-analitike May 24, 11:53

    “endrinat” e blogut harrojne premtimin e Rames per te mos perzjere qeverine ne zgjedhjet vendore. Nese hajdutlleku eshte “pune dhe sherbim per popullin” atehere Beqaj eshte shembulli me tipik.

    Reply to this comment
  3. petja May 24, 13:22

    bravo ju lumte me vjen keq qe shqiperine deritani e kane udhehequr plera si SALIU
    do te ishim shume perpara me qeveri si te RAMES

    Reply to this comment
  4. Eli May 24, 14:45

    Shtimi i shpitale funksional eshte nje nga gjerat me jetike per njerezit. Shendeti eshte primar per te gjithe. Te vazhdojm me keto ritme qe ku sektor te mos jete me premtim fushatash!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim