Beqaj: Shërbim cilësor në 25 qendrat shëndetësore

July 1, 2016 15:31

Beqaj: Shërbim cilësor në 25 qendrat shëndetësore

Më shumë barna dhe pajisje mjekësore, por edhe shërbim më i shpejtë do të ofrohet këtë vit në 25 qendrat e posacçme shëndetësore turistike të hapura në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj ka vizituar disa prej qendrave shëndetësore në zonën e Durrësit,  për të parë nga afër funksionimin e tyre.

Sipas ministrit Beqaj këtë vit, këto qendra urgjence shëndetësore kanë më shumë barna mjekësore dhe materiale mjekimi duke u mbështetur edhe tek përvoja e fituar një vit më parë.

Çelja e këtyre qendrave shëndetësore, sipas  Beqaj, përkthehet në një numër më të madh turistësh të cilët vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit të verës, dhe për pasojë, më shumë të ardhura për vendin.

“Praktikisht, janë 25 qendra shëndetësore që gjatë sezonit veror turistik do të ofrojnë shërbim shëndetësor urgjence mjekësore 24/7 në të gjithë atë pjesë të territorit të vendit ku ka përqendrim të vizitorëve, pushuesve dhe mysafirëve të ndryshëm, të huaj, shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo shqiptarë që vijnë nga trojet shqiptare. Këtu kemi mjekë dhe infermierë, ofrojmë shërbim 24 orë. Besoj se është një vlerë e shtuar, në radhë të parë siguri për pushuesit, por ne besojmë se, qoftë ofruesit e shërbimeve të ndryshme turistike, pronarë apo sipërmarrës në hotele, në plazhe, në restorante dhe agjenci turistike janë më të sigurt në ofertën e tyre sepse kanë shumë më pranë shërbim mjekësor emergjence,” nënvizoi Beqaj.

Të dhënat e vitit të kaluar tregun se një qendër urgjence mjekësore në zonat turistike trajtonte në ditë mesatarisht 50 pacientë, kurse në total morën ndihmë mjekësore 25 mijë persona.

July 1, 2016 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*