Beqir Grebeneja, shqiptari që u kthye në mit gjatë Luftës së Parë Ballkanike

Arben Llalla July 23, 2015 14:21

Beqir Grebeneja, shqiptari që u kthye në mit gjatë Luftës së Parë Ballkanike

Beqir Grebenea ose Beqir Fikri, lindi në një familje shqiptare me origjinë më 1881 në fshatin Çurhli të Grevenasë, sot quhet Agjios Gjeorgjios-Shën Gjergji. Ai ndoqi shkollën ushtarake në Manastir dhe e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, më tej u dërgua të shërbejë në Jemen. Pas kthimit nga Jemeni mori gradën kapiten. Në Dhjetor të 1907, u bashkua me lëvizjen e Turqve të Rinj-Xhon Turqit dhe më 1911, u caktua komandant i xhandarmërisë së Grevenasë dhe kishte 80 ushtarë në dispozicion. Kishte fituar titullin Bej, por ai me modesti dëshironte ta thërrisnin Aga, pra një shkallë më poshtë.

Në Tetor 1912, rreth 500 komitë grekë të ardhur nga Kreta rrethuan fshatin Çurhlin, por Beqir Grebeneja çau rrethimin me pakë ushtarë duke kaluar në Kostur, më tej në Korçë duke dalë në Konicë për t’iu ardhur në ndihmë trupave turke që ishin të rrethuar në Janinë. Ushtarët grekë pasi nuk mundën të vrisnin Beqirin i vranë vëllain, Xhelon, dy motrat, xhaxhain dhe i keqtrajtuan nënën e gruan. Më tej i dogjën shtëpinë e cila kishte një bibliotekë të pasur me libra në gjuhën osmane, gjermane, franceze, etj.

Beqir Grebeneja ishte një ushtarak i zoti. Kur ushtria turke u dorëzua në luftën e Janinës, Beqir Grebeneja me regjimentin e tij që përbëhej nga ushtarë dhe oficerë shqiptarë, kryesisht çamër nuk pranoi të dorëzohej. Ai me pak ushtarë mbajti për disa muaj ushtrinë greke të mbërthyer në zonën e kufirit të sotëm Konicë-Leskovik.

Në 10 Nëntor 1912, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke, Konstandini nxorri dekret që jepte 10.000 Dhrahmi për kapjen ose vrasjen e Beqir Bej Grebenesë.

804570_1149064301774280_328343227_n   Në shumë libra të huaj që shkruhet për çlirimin e Epirit dhe pavarësinë e Shqipërisë flitet për Beqir Grebenenë si një ushtarak i zoti dhe komplotist. Në fillim të vitit 1914, Beqir Grebeneja u kap në Vlorë me rreth 200 ushtar turq, pjesa më e madhe e tyre me origjinë shqiptare të cilët donin të bënin komplot për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet Pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit. Grebeneja dhe shokët e tij u nxorën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandarmërisë holandeze. Beqir Grebeneja u dënua me vdekje. Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali Hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij. Ndërsa, 9 nga oficerët i dënoi me nga 6 deri 3 vite burg. Vendimi për varjen e Beqir Grebenesë nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi I cili e fali dhe e përzuri për në Turqi.

Më 21 Dhjetor 1914 Beqiri u vra gjatë luftës Ruso-Turke në betejën e Sari-Kamis dhe u varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë. Pas la dy djem, Qemalin dhe Muzafer Grebenenë. Muzaferi u bë Pasha i qytetit, ndërsa sot nipi i Beqir Grebenesë është mjek në Izmir.

Turqia e nderon figurën Beqir Grebenesë si një ushtarak i zoti gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913. Më 1912 mori gradën Major dhe kur u vra kishte gradën nën/Kolonel. Botoi librin “Grebene ve Garp Ordusunda Kuvve-i Seyyare”(Grebeneja dhe Forcat Mobilizuese në Ushtrinë Perëndimore). Në vitin 2008, libri i tij u ribotua përsëri dhe në Prill të 2014, në Aiani të Kozanit-Greqi në një Konferencë Shkencore u mbajt edhe një kumtesë për figurën e Beqir Grebenesë.

11758770_1149064365107607_1332154420_nBeqir Grebeneja ka zënë vend në historigrafinë greke, turke dhe shqiptare si një ushtarak i zoti i cili luftoj në Grebene, Janinë, Konicë. Ai bëri përpjekje që Shqipëria të ishte nën diktimin e Turqisë sepse besonte se një aleancë turko-shqiptare do e ndalte zgjerimin e Greqisë në dëm të tokave shqiptare. I edukuar në shkollat turke nuk harroi se ishte shqiptar dhe duhej të luftohej për mbrojtjen e tokave shqiptare. E donte shumë vendlindjen e tij dhe bëri disa herë përpjekje individuale, jashtë urdhrave të ushtrisë turke që ta çlironte nga ushtria greke. Figura ushtarake e Beqir Grebenesë u kishte kall frikën grekëve sa që më 1914, një gazeta e Kozanit lajmëroj se Beqir Grebeneja do rikthehet me ushtri për të marrë Grevenanë. Tashmë ai ishte kthyer në Mit. Dy km nga fshati i lindjes ndodhet një vend që ende mban emrin Beqir Aga.

Arben Llalla July 23, 2015 14:21
Komento

2 Komente

  1. lis dushku July 24, 18:52

    Sikur ne Janine te udhehiqte Beqir Grebeneja,Janina nuk falej.I gjithe intrigimi i ketij patrioti shqiptar ne te ashtuquajturin”komplot te Beqir Grebenese”eshte nje farse greke per ti bindur forcat nderkombetare per nje marreveshje te fshehte shqiptaro-turke kunder grekeve dhe serbeve,per rikthimin e Turqise ne Ballkan.Shqiperia e sulmuar nga greket serbet,malaziasit,bullgaret,nuk kishte shpetim tjeter vecse te bente nje bashkim forcash me turqit.Copetimi i Shqiperise nga greko-serbet me 1912,gjate luftes ballkanike eshte rezultat i politikes turke,qe ne lidhjen e prizrenit,per te mbajtur Shqiperine nen thunder,pa autonomi,pa arsimim ne gjuhe amtare,pa administrayte vendore,Vetem mish per top.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 25, 14:14

    Si bej si aga turk muti paska qene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*