Beqiraj: Reforma në bujqësi synon formalizimin e këtij sektori

October 17, 2015 10:30

Beqiraj: Reforma në bujqësi synon formalizimin e këtij sektori

Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj deklaroi të shtunën se reforma në bujqësi e nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar, synon formalizimin e sektorit të prodhimit bujqësor, ku kërkohet pajisja me NIPT e fermerëve.

Në një konferencë për shtyp Beqiraj tha se se fermerët në mbarë vendin po rrisin interesin për tu regjistruar me NIPT.

“Më 28 gusht 2014, ndryshim në ligjin për TVSH-në i dha mundësi të gjithë grumbulluesve të prodhimeve bujqësore, të vetëfaturonin produktin e marrë nga fermerët të pajisur me NIPT. Të gjithë fermerët me xhiro poshtë 5 milionë lekëve mund të pajisen me numër NIPT pranë drejtorive rajonale dhe ai është numër identifikimi që grumbulluesit përdorin kur bëjnë autofaturat e tyre”, tha Beqiraj.

Ajo theksoi se, 20 për qindëshi i TVSH-së është subvencion total i fermerit të pajisur me NIPT. Kjo reformë jo vetëm i dha mundësi fermerit ta shiste produktin e tij me çmimin e plotë, përfshi dhe TVSH, por i dha mundësi të gjithë grumbulluesve të njihnin TVSH e kreditueshme dhe si shpenzim të gjithë vlerës se produktit”, bëri të ditur Beqiraj.

Beqiraj u shpreh se reforma në bujqësi i krijon mundësi grumbulluesit të blejë produktin e fermerit dhe të verifikohet që ky produkt është shqiptar. Kjo reformë ka dhënë efektet e saj, synimi i së cilës ishte ulja e importit të produkteve bujqësore dhe rritja e eksportit të tyre.

Për protestat e ditëve të fundit të fermerëve të zonës së Korçës, znj. Beqiraj tha se drejtoritë rajonale tatimore do të punojnë me orare të zgjatura që deri të hënën të jenë regjistruar të gjithë fermerët. Ajo bëri të ditur se janë paraqitur gjithsej 10525 kërkesa për pajisje me NIPT dhe janë plotësuar 9187 kerkesa.

October 17, 2015 10:30
Komento

1 Koment

  1. Meri November 3, 10:06

    Formalizimi i sektorit privat dhe i bujqesise ne vecanti, eshte bere nje domosdoshmeri immediate per zhvillimin e ekonomise shqiptare pas gati 25 vjetesh informalitet. Nuk e di se si mund te funksionoje normalisht nje ekonomi, kur gjysma e saj qe eshte bujqesia, dhe qe ushqen cdo dite popullaten, nuk eshte ne parametrat e kerkuar europiane?!!! Pajisja e fermereve me NIPT apo edhe me karte elektronike te personalizuar per cdo njerin prej tyre, eshte nje nisme qe duhet pershendetur. Por njekohesisht, reformimi i plote i ketij sektori kerkon nje diskutim te gjere me te gjithe aktoret e intersuar te ketij sektori, ne menyre qe te gjendet menyra me e mire, per realizimin e tij, duke u nisur si nga konsultimi pervojave me te mira europiane ashtu edhe nga experienca vendase. Vec kesaj, suksesi i plote i kesaj reforme jetike per Shqiperine, do te kerkonte edhe subvencionimin real dhe serioz nga ana e shtetit, te fermereve shqiptare, me akcizen e naftes, lehtesirave doganore ne blerjen e makinerive bujqesore, plehrave, etj… nepermjet mekanizmave eficente tatimore e buxhetore, larg formalizmave te teperta burokratike qe deri tani nuk kane qene efikase dhe nuk kane prodhuar asgje konkrete ne permiresimin e gjendjes edhe ne kete drejtim. Le te shpresojme, qe gjerat do te ecin edhe ne kete fushe ne drejtimin e duhur …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*