Beqiri: Deklarata e Menduh Thaçit, skandaloze

January 12, 2014 12:42

Beqiri: Deklarata e Menduh Thaçit, skandaloze

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Galip Beqiri, i ka quajtur skandaloze deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaçi, i cili ka thënë të shtunën se kryeministrat Rama dhe Thaçi në takimin e Prizrenit janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve në Luginë, duke harruar 1 milion shqiptarë në Maqedoni.

Beqiri ka deklaruar për “Zërin” se kreu i PDSH-së mesiguri ka harruar se në Luginë të Preshevës shkelen drastikisht të drejtat e shqiptarëve nga qeveria e Serbisë, përderisa në Maqedoni shqiptarët janë popull shtetëformues.

“Shqiptarët janë udhëheqës në pozita të larta në qeverinë e Maqedonisë, përkatësisht zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, ndërsa shqiptarët në Serbi udhëheqin vetëm më dy komuna, përkatësisht me Preshevën dhe Bujanocin”, shprehet Beqiri.

Sipas kreut të KNSH-së, shqiptarëve në Serbi u nevojitet më shumë se kurrë ndihma e dy qeverive shqiptare, përkatësisht asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak të diskriminimit që bënë qeveria e kryeministrit Ivica Daçiq dhe tërheqja e një paralele mes pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe në Serbi është e padrejtë.

Beqiri poashtu ka vërejtje të shumëta rreth ndarjes së fondit prej 100 mijë euro për Luginën nga kryeministrat Rama dhe Thaçi, pasi që, sipas tij, një fond i tillë jo vetëm që është i pamjaftueshëm për maternitetin në Preshevës, por është edhe qesharak.

Qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë, sipas Beqirit, do të duhej ta krijonin një fond të posaçëm për Luginën e Preshevës, në të cilin do të mund të konkurronin me projekte në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, arsim, kulturë, shoqëri civile, etj.

” Kjo formë e krijimit të Fondit është më reale, sepse në këtë mënyrë të gjitha shtetet në rajon i stimulojnë pakicat e tyre kombëtare”, është shprehur Beqiri.

January 12, 2014 12:42
Komento

5 Komente

  1. Eri January 12, 13:26

    O z. Galip, momentalisht nuk kemi para’ per rrogat e administrates publike ne Shqiperi, e nuk mundet qeveria te bej show patriotik me fondet per Luginen.
    Nuk mund te bejme si katundare qe sillen verdalle me X5, nderkohe qe ne shtepi te vet bie miu e thyen koken. Thoni nje here faleminderit qe u kujtuat nje here per ne, pastaj beni komente mbi shumen.

    Reply to this comment
  2. Tomorri January 12, 16:26

    Dakord me “erin”.
    Ketej nga kjo ane, kesaj sjellje te shqiptareve pertej kufijve i thone:Tjetri te fal gomarin, ata i shikojne si i ka dhembet.
    Mbidheni mendjen se edhe kesaj ane varferi ka. Nuk e dini kete?!

    Reply to this comment
  3. jimi January 12, 18:48

    Di halla te bej petulla po ku ta gjejme miellin!

    Reply to this comment
  4. rezart January 12, 19:06

    Keta ish shqiptaret e dikurshem,pasi serbi ju SHPLAU TRURIN DHE GJAKUN,jane bera sa MOSMIRENJOHES AQ EDHE HARBUTE!!!
    Sa ishte Sali Berisha ne SUNDIM te Shqiperise,ai si agjent i serbit nuk u dha asnje QINDARKE SHQIPTAEVE tej kufirit ,pa llogaritur ata te Presheves e Bujanovcit,qe ai i quan serbe,ATA NUK THANE ASNJE FJALE KUNDER KETIJ ANTISHQIPTARI!!!
    Bile u dha donacion serbeve te Kosoves 400 mije euro!!!!
    Tani,qe QEVERIA SOCIALISTE,vetem me 3 muaj ne pushtet,filloi dhe mendoi per ata,HEDHIN MBROCKULLA IDIOTE!!!
    Si ai Musliu edhe ky Beqiri,kane te njejtin gen idiot:
    -MOSMIRENJOHJEN NDAJ NDIHMES BUJARE TE DY QEVERIVE DHE HARBUTERINE NE KOMUNIKIM!!!
    Keta injorante nuk kane kuptuar nje gje:
    -Shqiptaret e Presheves e Bujanovcit nuk kane me shume nevoje per EURO se sa per te DREJTA TE BARABARTA ME SERBET NE SERBI!!!
    Se po luajne rolin e LYPESIT TE RRUGES E JO TE NJERIUT DINJITOZ!!!

    Reply to this comment
  5. Mark uk January 13, 09:14

    rezart:Edhe Enveri ndihmonte ish partit komuniste te botes e popullin e vet e kishte ne varferi sic e dime te gjith.Apo per cdo gje qe ben Rama ju duket e rregullt edhe kur rendohen xhepat dy here ma shume se ma perpara.Sa e sa familje ne Shqiperi qe nuk kan as gjerat ma elementare te jeteses e Rama hap thesin,te pakten ndihmen ekonomike te ju a japinn sa per nje thes miell.Popull ka pajtohet me te keqen,bile duke e konsideruar te mire vetem se kjo u vjen nga ish komunistet nuk ka ne bote.Zoti ju lasht per budallej se ju jan errsuar syt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*