Beqiri pas vendimit të Kolegjit: Do shkojmë në zgjedhje, jemi të detyruar

June 24, 2019 12:55

Beqiri pas vendimit të Kolegjit: Do shkojmë në zgjedhje, jemi të detyruar

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri tha se kjo parti do të shkojë në zgjedhje të dielën.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi padinë e PUK për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, Beqiri tha se vendimi i Kolegjit është detyrues dhe se më 30 qershor do të shkojnë në zgjedhje.

“Jemi të detyruar. Është një vendim që jepet nga organi më i lartë. Ky vendim që rrëzon kërkesën tonë dhe thotë që më 30 qershor do shkoni në zgjedhje është detyrues dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje.
Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i pavlefshëm.
Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”,
deklaroi Beqiri.

e.t./dita

 

June 24, 2019 12:55
Komento

12 Komente

  1. anticensurë25642654 June 24, 13:11

    i avokat idajeti
    këtë titullin ja kanë vënë këta gazekarucët këtij lajmi apo të ka shpëtuar ty,”Kolegji vendos sot për zgjedhjet, Beqiri: Nuk pranoj 30 qershorin”??
    pra pa pasur vendim ti nuk e pranoje ditën e zgjedhjeve??
    ah mjerë ai që të paguan ty për ta mbrojtur!!as falas nuk duhet me të pranu kush!!
    ti je katastrofë për veten tënde e jo më për shoqërinë!!
    ps:fjalët e thëna nga telef beqiri për shkakun e ankesës së tij”“Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike.”!tashti duhet ta prnojë karabushka!!

    Reply to this comment
  2. historia e panolines Idajet B'''QIRIT June 24, 13:13

    Ja nje klloun i socialisteve ne politike. E perdori PS dikur per te paditur ish-in e Berishes Izet Haxhia per rrahje (1996). Pastaj PS e ngarkon me mutin ne surrat te behet Avokati mbrojtes i Izet Haxhise, pikerisht atij qe ja zbuti kurrizin ateher. Tani e dergon si karagjoz ne dyer gjoja Kolegjit per te kerku gjoja c’rregjistrim ne 30 qershor. Nje panoline ne bythen e PS.
    (Sikur ai Kolegji te kish c’rregjistru kete panoline nga 30 qershori ashtu si gjoja “kerkoi”, kesaj panoline do ti kishte rene infarkt)

    Reply to this comment
  3. Me qetesi e dashuri June 24, 13:14

    Ashtu de,ashtu te do partia,bindju arsyes !
    Mos harro coi nje kafe turke Mones,
    Meta po pi uthull nga marazi ke 12 banjot e Lalzit

    Reply to this comment
  4. Adih June 24, 13:17

    Zoti Beqiri ,mos bjer nen gracen e bandave te deritanishme te tranzicionit post komunist .Perendimi ka urdheruar te behen zgjedhjet me 30 Qershor . I doli huq opozites ,por pa anshkaluar edhe Ramen ,nuk i dihet deshires se tij .edhe ai ka interesa per zullume.I perkete kesaj bande qe e ka mbytur kete vend sot e 29 vite me pare . Perendimi i di me mire se ju , keto hilera dhe mos haro perendimi ,me ngulm e me dhune po ngre SPAK e BKH: .Me i zgjuar me gjithe se nuk ju njoh fare.

    Reply to this comment
  5. Arben June 24, 13:37

    Mos co listat me emra, dhe e ke te zgidhur, por qe

    se i ke cuar, le te bejne vete si te duan.

    Reply to this comment
  6. Vasili June 24, 14:47

    Perse me ndjen gjithmone si vllai i madh i metes,ky beqiri qe i bie te jene nga i njejti katund.

    Reply to this comment
  7. Sulo June 24, 16:42

    Ky dhe partia e tij eshte e ardhmja e atdheut.

    Vaj vatani mjere mileti!!!!

    Reply to this comment
  8. Lili June 24, 20:02

    Ahahah kjo eshte mbi cdo gje : sgedhje te lira po ku ky qenka i DETURUAR me dale! Ah logjika e albanistanezit!
    Paska vendos nje tjeter standard tash Rama zgedhjet e detyruara!

    Reply to this comment
  9. MH June 24, 21:59

    Beqiri nji karrem per ti ven vulen qe dita e 30 qershorit do behet e zbatohet per votimin e zgjedhesve.

    Reply to this comment
  10. Shefqet Cela June 24, 23:17

    Kur mora vesh kerkesen e Beqirit per çrregjistrim, u habita dhe rikujtova enien e vjeterhumoristike:
    MIRE VLORA DHE BERATI,
    PO M…. TEPELENE ç’PATI?
    Je i pa aritshem BEQIRI, thashe kur degjova mikrointervisten para gazetareve, ne dalje te seances.
    CDO DENONCIM E KA NJE QELLIM.
    KY ISHTE QELLIMI!
    Mu rrit shpresa edhe per gjyqin e shumepritur per te denuarin e degdisur ne Stambol . Do shohim gallate;
    IZETI perballe gerdalles gjaksore..

    Reply to this comment
  11. kokepalari June 25, 07:18

    SA VOTA KA KY SPIUNI I SIGURIMIT TE SHTETIT ??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin