Beqja: Shëndetësia falas brenda katërvjeçarit

Redaksia Online July 13, 2013 11:14

Beqja: Shëndetësia  falas brenda katërvjeçarit

Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se shëndetësia falas do të arrihet brenda katërvjeçarit të parë.

“Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore si dy parakushte për të shkuar në atë skemë që kemi thënë, që ka si synim mbulimin e të gjithë popullatës dhe besoj se edhe ajo çka bëmë bashkërisht në një komunikim me publikun është se do të arrijmë në mbulimin universal brenda katërvjeçarit”, tha Beqja.

Ai përsëriti se me LSI-në është rënë dakord për përjashtimin e korporatave nga taksimi progresiv. Beqja tha se deri në dhjetor do arrihet në një përfundim me biznesin se si do jetë taksimi i tyre në kuptimin e shkallës tatimore.

 

 

Redaksia Online July 13, 2013 11:14
Komento

6 Komente

  1. lumtor shkreli July 13, 11:53

    cudi e madhe kjo deklarate e ytja ore Beqja,Ti edhe shefi yt EDI Rama gjate fushates keni deklaruar se,do ta bejme brenda 300 ditesh kete,apo jo??por mire ja beni ketij popuull koqe ju,ne hungari e rrezuan qeverine per rrena te tilla te bera gjate fushates,dhe qe i mohoi me pas,E rrezuan brenda 5 diteve,

    Reply to this comment
    • Une kam votuar numrin 29 July 13, 21:42

      BRAVO Partia Socialiste.

      Edhe mbas zgjedhjeve po tregoni se do ti mbani premtimet qe na keni dhene para zgjedhjeve!

      #Une kam #votuar numrin #29 une kam votuar #rilindjen me #23 qershor

      Reply to this comment
      • Elma July 14, 20:30

        Ne e dime mire qe ju me ne krye Edi Ramen do te mbani cdo premtim qe ne fakt ka qene pjese shume e rendesishme e programit ndryshimi i sistemit shendetesore ne vend kjo ishte arsya sepse ne vendosem qe te ju votojme ne kete mase kaqe te madhe sepse jeni nje force politike ambicioze e aq me teper me nje lider te pashembul sic eshte Rama. Pergezimet e mia dhe ju uroj shume suksese ne punen tuaj.

        Reply to this comment
  2. Filloi terheqja... July 13, 15:46

    Beqja: “…përsëriti se me LSI-në është rënë dakord për përjashtimin e korporatave nga taksimi progresiv…”

    Pervec LSI-se, kush tjeter eshte korporate ne ate vend?!

    Po te vazhdoni keshtu, edhe zgjedhjet lokale, 2015, keni per t’i humbur…

    Reply to this comment
    • Bona July 14, 20:44

      @ filloi terheqja Nuk e kuptoj a ka nje linje logjike e gjithe ajo qe thoni sepse mesa di une LSI nuk eshte korporate. Koalicioni i majte kete here ka shenuar nje fitore spektakolare qe as nga vete drejtuesit nuk oritej i tille rezultat dhe un mendoj se ky koalicion do dije te ja ktheje mbrapsht gjithe besimin e dhene nga qytetaret duke vene ne zbatim ate program ku kane punuar njerez te zote dhe aftesite e duhura ndaj dhe cdo paragjykim qe ju i beni eshte i pabaze.

      Reply to this comment
  3. Leonidha July 13, 16:06

    do te genjeni edhe ju si saliu?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*