Përmbyset furgoni me nxënës, 10 plagosen, një rëndë

March 12, 2018 09:08

Përmbyset furgoni me nxënës, 10 plagosen, një rëndë

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar mëngjesin e së hënës në fshatin Vërzhezhë të Beratit. Mjeti ka dalë nga rruga kur po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës.

Sipas informacioneve paraprake, janë plagosur 10 nxënës. 4 prej tyre, të gjithë 17-vjeçarë, janë dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Të lënduar lehtë janë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Skraparit.

Mësohet se në furgon udhëtonin rreth 25 nxënës.

o.j/dita

March 12, 2018 09:08
Komento

3 Komente

  1. gjermani i fundit March 12, 11:09

    u be gjeografia corap. Keta shkonin nga Benati per te bere shkollen ne Skrapar? Orizaj eshte afer Otllakut, dmth corap leshi.

    Reply to this comment
  2. skrapari March 12, 13:21

    Mesoje,o gazetar! Buzuqi,e orizaj jane fshatra me vete dhe jo ne Verzhezhe. Nga Buzuqi apo Orizaj per ne Verzheshe do dy ore rruge ne kembe. Dhe mesoje mire gjeografine! Si buzuqi,Orizaj dhe Verxhexha jane te rrethit Skrapar e jo te Beratit. Per sot ne gjeografi merr note 0 me bisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*