Berat e Gjirokastër, gara mes PS dhe LSI, PD zbret forcë e tretë

June 26, 2017 09:28

Berat e Gjirokastër, gara mes PS dhe LSI, PD zbret forcë e tretë

Partia Demokratike renditet forcë e tretë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Në Berat, nga numërimi i 104 kutive, nga 305 në gjithë qarkun, PS ka marrë 14 794 ose 4 mandate.

LSI renditet e dyta me 7691 vota me 2 deputetë Nasip Naço dhe Gledjon Rehovica. Ndërsa PD renditet forcë e tretë politike me vetëm një mandat deputeti, atë të Eduard Halimit. I dyti në listën e PD, Astrit Veliaj nuk arrin të marrë mandatin e deputetit.

Edhe në Gjirokastër duket se gara do jetë mes PS dhe LSI. PS ka marrë 14 334 vota ose 3 mandate deputetësh, ndërsa PD dhe LSI ndajnë nga një mandat, ndërsa në numër votash janë shumë pranë njëra-tjetrës.

June 26, 2017 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*