Berat/ I vdes familjari në spital, 46-vjeçari rreh infermierin

September 2, 2017 13:36

Berat/ I vdes familjari në spital, 46-vjeçari rreh infermierin

Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar ditën e sotme në spitalin Rajonal të Beratit.

Mësohet se një 46-vjeçar ka dhunuar një infermier.

Gjithçka nisi pas pretendimit të familjarëve të 49-vjeçarit me inicialet T.M, i cili ndërroi jetë sipas tyre për mjekim të pakujdesshëm.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat.
Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

September 2, 2017 13:36
Komento

1 Koment

  1. profesionisti September 2, 15:36

    cdo incident dhune ne spital duhet trajtuar ashper nga shteti si me gjoba te renda ashtu dhe me denim te agresorit dhe kur demtohet baza materiale e spitalit ajo duhert rinovuar me vleren e demtimit nepermjet vleresimit te demit.ajo pasuri i vlen te gjithe te semureve dhe jo te lihet si reagim i justifikuar nga humbja e te afermit te agresorit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*