Berat, jepen 1 milion USD për rikonstruksionin e 5 shkollave
Ministria e Arsimit ka akorduar një fond prej 1 milion dollarësh për shkollat e rrethit të Beratit, çfarë i ka hapur rrugën nisjes së punës për rikonstruksionin e 5 objekteve dhe pajisjen e disa shkollave të tjera me palestra sportive. Në sajë të këtij investimi, ka nisur puna për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe shkollës të mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”, shkollës së mesme në Urën-Vajgurore dhe një shkolle 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz. Ndërkohë që dy shkolla 9-vjeçare në Berat do të pajisen me ambientet sportive.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento