Berat, mësuesit deklarojnë votën në drejtorinë e shkollës

January 26, 2016 19:00

Berat, mësuesit deklarojnë votën në drejtorinë e shkollës

Emisioni “Fiks Fare” tronditi sërish mbrëmjen e sotme me një tjetër investigim në radhët e arsimit në vendin tonë.

Ai solli në sytë e publikut rastin e një drejtoreshe shkolle në qytetin e Beratit, e cila akuzohet nga mësuesit se abuzon me postin e saj drejtues.

Në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, drejtoresha Tatjana Hoxha, e cila e mban këtë post prej gjashtë vitesh, akuzohet se në zgjedhjet e pushtetit qendror 2013 ka përpiluar një listë me të dhënat personale të mësuesve të shkollës që drejton, por duke përfshirë mbi të gjitha bindjet e tyre politike. Pjesë e listës ishin gjeneralitetet e mësuesve si emër, mbiemër, numër telefoni, qendra e votimit si dhe partia për të cilën votojnë.

Vetë mësuesit e shkollës kërkuan ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të bërë publik këtë problem dhe shumë të tjerë që lidheshin me postin e znj. Hoxha.

Kjo e fundit listën e ka përdorur për interesa të një partie politike, duke shfrytëzuar postin, pasi të dhënat mbi mësuesit i merrte me anë të nxënësve të shkollës, pohojnë mësuesit. Njëra prej mësueseve tregon se në kohën e zgjedhjeve, një nxënës i kishte shkuar në klasë për ta pyetur për qendrën ku votonte. Një tjetër mësuese identifikon emrin e saj në listë dhe pranon se ia ka dhënë këto informacione drejtoreshës.

E pyetur nga gazetarja rreth listës, drejtoresha mohon ta ketë bërë këtë listë, por nga vëzhgimi në regjistrat e shkollës rezulton se shkrimi i Hoxhës është i njëjtë me atë të listës së përpiluar përpara zgjedhjeve qendrore.

Mësuesit që iu drejtuan emisionit “Fiks Fare” ngritën edhe akuza të tjera mbi drejtoreshën Hoxha. Sipas tyre, ajo nuk ndante në mënyrë të rregullt orët e mësimit, duke i lënë disa mësues me shumë pak orë. Dy mësuese me mbi 30 vite punë në këtë shkollë tregojnë se kanë nga gjashtë orë gjithsej, në vend të 20 orëve që duhet të kishin, fakt ky që ndikon në uljen e pagës.

Gjithashtu mësueset pohojnë se si përballen çdo ditë edhe me epitete të çuditshme nga drejtoresha, si “grupi i plakave”, “majmuni” apo “ramka”.

Ata ankohen edhe për 3 për qind të lekëve nga shitja e teksteve shkollore për vitin 2015-2016. Në mungesë të ndarjes së librave nga distributori përkatës, nxënësve u janë ndarë librat nga vetë mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani”. Shumën në fjalë drejtoresha Hoxha nuk ua ka shpërndarë mësuesve, por e ka mbajtur për vete, gjë të cilën e pohon edhe para kamerave.

Edhe për problemet që mund të hasin mësuesit, drejtoresha e ka pak të vështirë t’i presë në zyrë. Në video duket qartë se si ajo e përcjell me indiferentizëm një nga mësueset, “se nuk ka kohë ta presë”, pasi “me ligj asaj i takon të rrijë gjithë ditën në kafe”.

352-620x438

Nuk ngelen pas as nxënësit e shkollës në karvanin e shkeljeve të kryera nga drejtoresha Tatjana Hoxha. Çdo vit shkollor, ata janë të detyruar të blejnë dëftesat e tyre kundrejt shumës prej 200 lekësh.

“Fiks Fare” kërkoi prononcimin e drejtoreshës, e cila nuk i priti gazetarët në institucion, por urdhëroi rojën e shkollës që t’i nxirrte jashtë. Por gazetarët nuk e lanë me kaq, duke iu vënë pas drejtoreshës e cila nuk dha asnjë sqarim.256-620x450I vetmi që pranon të japë sqarim nga shkolla është nëndrejtori Adriatik Basha, i cili nuk pranon asnjë nga akuzat që mësuesit ngrenë për drejtoreshën dhe hedh poshtë çdo pretendim të tyre. I pyetur për listën me bindjet politike të mësuesve, i referohet drejtpërdrejt vitit 2013, ndërkohë që në pyetjen e gazetares nuk kishte referim viti. Vetë nëndrejtori pohoi se në vitin 2013 ishte bërë një listë e tillë dhe ai ishte në dijeni.

Emisioni “Fiks Fare” iu drejtua Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut Berat, por drejtori Selman Hoda nuk pranoi  të prononcohet. Megjithatë, në një bashkëbisedim me gazetaren ai nuk mohon faktin se lista e përpiluar në vitin 2013 nga Tatjana Hoxha mund të jetë e vërtetë. Ai thotë se prej dy vitesh që është në këtë post, nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe “as që bëhet fjalë që në shkolla të flitet më për politikë”.425-620x348

January 26, 2016 19:00
Komento

4 Komente

  1. SHPRESEHUMBURI January 26, 21:34

    E kane thene dhe perserritur me qindra here komentuesit,se mistrja Lindita Nikolla eshte
    krejt e pa afte,simbol mediokre,qe me teper ka hapur probleme per arsimin e shkollat ne pergjithesi , se sa ka zgjidhur. Se perse e ka zgjedhur dhe perse e mban E.Rama kete
    figurante….,vetem ai dhe ajo e dine !

    Reply to this comment
  2. maks January 27, 08:35

    keta drejtoret do jene nga ata pd ista qe u kthyn me lsi-ne dhe nuk u hyn gjemb ne kemb

    Reply to this comment
  3. arsimi.kot.al January 27, 09:10

    Nuk keni pse tronditeni. Kjo ka ndodhur ne cdo drejtori arsimore dhe zyre arsimore ne 2013. Ishte udhezim nga shtabi i PD. Por mendoj se shenimin per ke voton nuk ua kane kerkuar mesuesve por e ka vene drejtuesi i shkolles ne baze te njohjes se tij. Arsimi po shkon poshte e me poshte. Sado te perpiqen e thone se po bejne reforma baza per cdo mesues eshte te zoteroje lenden.Po nuk e pati kete te tjerat jane kot. Ne shkencat e natyres shkojne studente me mesatare 6 (ne thonjza) dhe ky nuk behet dot mesues i lendeve shkencore sa do mire ta dije kompjuterin e terci e verci. Ne cojme ne universitete 90% te maturanteve dhe mburremi me kete kur duhet te ulemi e te mendojme cili vend ne bote e ka kete dhe cili vend nxjerr analfabete me shkolle te larte.Nje udhezim i kaluar lejon shkollat te mbledhin leke nga nxenesit, leke me te cilat abuzohet se drejtori pasi i fut ne xhep kujton se jane te tijat. Dhe themi qe arsimi parauniversitar eshte falas ashtu si mjekesia.

    Reply to this comment
  4. Preng Pjetri January 28, 04:38

    Kjo metode është ndjekur ne shume shkolla dhe instuticjone ne Lezhe.
    Dita dhe Shekulli kane botuar dy letrat e mia per kete fenomen.
    Ndonse as kush nuk e mori ne konsiderate reagimin tim.
    Faleminderit Dita dhe Shekulli qe na mbeshtetni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*