Berat, ministria e Bujqësisë jep me qira 25 mijë ha tokë

April 20, 2016 13:22

Berat, ministria e Bujqësisë jep me qira 25 mijë ha tokë

Ministria e Bujqësisë ka në fokus të politikave te saj zhvillimin e tregut të tokës bujqësore, si rruga që do të nxisë produktivitetit bujqësor dhe aktivitetin rural në vend.

Në zbatim të vendimit të qeverisë “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit” (i ndryshuar), Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, do të zhvillojë në datën 10 maj, proçedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 25.2385 ha, në Fshatin Blice, Berat.

Në një njoftim, ministria bën të ditur se, vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 99,469.5 lek/vit ose (8,800 lekë/ha/vit).

Ministria ka zhvilluar kohët e fundit dhjetra ankande të tilla, për dhënien e tokës bujqësore me qira. Burimet nga ministria thonë se, toka është me pronësi shtetërore dhe është identifikuar si e tillë pas një inventarizimi të posaçëm, që nisi gjatë vitit 2013.

Qeveria këtë vit ka bërë aktive edhe koncesionet me partneritet publik dhe privat edhe në bujqësi. Në ndryshimet që iu bënë ligjit të koncesioneve të vitit 2013 u përfshi edhe sektori i bujqësisë, i cili nuk ishte më parë, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet që Agjencia e Prokurimit Publik shpall zhvillimin e tokës bujqësore nëpërmjet kësaj forme. Shembull i këtij lloj investimi është një fidanishte në Cërrik, pemëtore në Vlorë etj.

April 20, 2016 13:22
Komento

2 Komente

  1. Arben April 20, 21:15

    KTHEUJANI ATYRE QE UA GRABITET NE 1946 O KRIMINELA.

    COHUNI O MILET, TU JAPIM RESTON KRIMINELAVE.

    PLUMBI KOKES I NDAL KRIMINELAT.

    Reply to this comment
  2. Asmoni April 22, 17:50

    Po tokat si u moren para 1946? Si i shduknit dokumentet dhe trashegimtaret? E njejta gje ka qene edhe para ’46 por ne kah te kundert.
    Prandaj mos bertit se te kane mare ate qe u ke reembyer te tjereve si pronar apo trashegimtar osmanlli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*