Berat, pas masës së Gjykatës, drejtoresha e spitalit pushon mjekun, Papa: Ishte i varur edhe nga alkooli

October 7, 2014 21:27

Berat, pas masës së Gjykatës, drejtoresha e spitalit  pushon mjekun, Papa: Ishte i varur edhe nga alkooli

Mjeku 51-vjeçar Artan Sulo është pushuar edhe nga puna, pas denoncimit të bërë nga pacientja 20-vjeçare për ngacmim seksual. Lajmin e bëri me dije ditën e djeshme vetë drejtoresha e spitalit të Beratit, Valbona Papa, që deklaroi se mjeku ka pasur probleme edhe gjatë muajve të fundit, pasi ishte rehabilituar për varësinë ndaj alkoolit. “Gjykata dha masën arrest shtëpie për mjekun Artan Sulo dhe pas vendimit të Gjykatës mjeku u pushua nga detyra”, deklaroi Papa. Sipas policisë, 51-vjeçari kishte prekur në pjesët intime një vajzë të sëmurë me apendicit. Gjatë javës që ishte e shtruar në spitalin rajonal, 20-vjeçarja nga Duhanasi është vizituar nga kirurgu para dhe pas operacionit. A. B., pretendoi se mjeku e ka prekur në pjesët intime dhe ajo e ka qëlluar me shpullë, ndërsa më tej u ka rrëfyer familjarëve. Policia e ndaloi në fundjavë, kurse gjykata dha masën “arrest shtëpie” për akuzën ngacmim seksual, pasi Sulo e mohoi këtë akuzë, duke e quajtur sajesë.

October 7, 2014 21:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*