Berat, shkeljet me tenderin e policisë private, nën akuzë Drejtoria e Prokurimeve Publike të Doganës

February 8, 2014 09:52

Berat, shkeljet me tenderin e policisë private, nën akuzë Drejtoria e Prokurimeve Publike të Doganës

Vjen dhe procedimi i parë penal për administratën e re dhe është pikërisht për Doganën e Beratit. Një tender i zhvilluar në fillim të muajit janar rezulton me shkelje të rënda në procedura dhe dosja i është dërguar nga policia e Beratit, Prokurorisë së Rrethit me akuzën “shpërdorim të detyrës”. Burime nga policia vendore thanë se janë çuar për ndjekje penale, anëtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike në Drejtorinë Rajonale të Doganës në Berat. Masa është marrë nga policia rajonale, e cila ka dërguar dosjen në prokurori. Shkak për këtë masë, sipas policisë, është bërë konstatimi i shkeljeve në një tender të zhvilluar në datën 7 janar të këtij viti, e që ka të bëjë me kontraktimin e një kompanie të sigurisë dhe ruajtjes fizike. Drejtoria e Doganës së Beratit akuzohet se nuk ka njoftuar subjektin pjesëmarrës për zhvillimin e tenderit. Tashmë i takon prokurorisë të zbardhë të plotë shkeljet e zyrtarëve të institucionit dhe nëse ka vepër penale “shpërdorim i detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së tenderëve”.

 

February 8, 2014 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*