Berati dhe Gjirokasta nuk janë më në rrezik thotë UNESCO

July 3, 2015 12:48

Berati dhe Gjirokasta nuk janë më në rrezik thotë UNESCO

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi ka vlerësuar progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një konference për shtyp tha se, rezoluta e miratuar vlerëson ecurinë në reforma dhe masat e marra nga qeveria shqiptare për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme dhe zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Monitorues të ICOMOS në 2012, në reformat e kryera në menaxhimin e trashëgimisë.

Po kështu, Rezoluta i kërkon qeverisë shqiptare: të miratojë dhe zbatojë sa më parë Projekt Ligjin për Trashëgiminë Kulturore si dhe Rregulloren e Re të Administrimit dhe Menaxhimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës; të zbatojë rekomandimet për mbrojtjen e Vlerës Universale së Jashtëzakonshme (OUV) të Gjirokastrës dhe Beratit; të bashkërendojë Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit me Planin e Menaxhimit të qendrave historike të Gjirokastrës e Beratit.

July 3, 2015 12:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*