Berati, Fieri dhe Rrogozhina, zonat më të ndotura në Shqipëri

November 8, 2018 15:26

Berati, Fieri dhe Rrogozhina, zonat më të ndotura në Shqipëri

Përveç Durrësit, Top Story listoi edhe disa zona të tjera të rrezikshme nga plehrat siç është Berati, Rrogozhina apo Fieri.

Në Berat mbetjet kanë pushtuar shtratin e lumit të Osumit, i cili me rrjedhjen e tij përhapet në të gjithë zonat përreth, deri në kanalet vaditëse bujqësore. Një kodrinë me plehra lëshon një erë vdekjeprurëse, e cila bëhet akoma edhe më e rëndë kur bie shi.

Në qytetin e Fierit shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit. Mbetjet në këtë vend-depozitim prej 6.2 hektarësh, shkarkohen në formë kavaletash, në terren të hapur dhe hera-herës digjen duke lëshuar helme dhe era të rënda.

Trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është problem në qytetin e Fierit, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh, shumë pranë vijës ujore të Vijës së Ngjalës, aty ku toka është argjilore pa kullim dhe e parrethuar.

Miliona lekë janë shpenzuar nga kjo Bashki për hartimin e disa strategjive locale për menaxhimin e mbetjeve, por deri tani janë vetëm në letër.

Gjithashtu, i njëjti problem është dhe në Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë dhe rrethinat e saj, në mungesë të një venddepozitimi, i derdhin mbetjet në shtratin e Lumit Shkumbin. Lumenjt tanë nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë venddepozitimi më i madh i mbetjeve urbane. Askush nuk i di me saktësi shifrat, por në ujërat e lumenjëve, lundrojnë më shumë mbeturina, se sa të gjithë landfillet e tokës, të marra së bashku.

E teksa këto lumenj, kalojnë afër zonave bujqësore, uji i tyre devijohet në shumë kanale, me të cilat vaditen arat, serat, platacionet me pemë frutore, madje dhe gruri nga i cili nxjerrim bukën.

l.h/ dita

November 8, 2018 15:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*