Bëri shumë mirë që tha “JO”

Nga Gazmend Kapllani November 20, 2013 21:02

Bëri shumë mirë që tha “JO”

Humbi Shqiperia nje “rast te arte” me armet kimike te Sirisë?  Asnje “rast te arte” nuk humbi. Rames duket se nuk i pelqen bixhozi dhe mire ben; bixhoz me fatet e vendit nuk luhet.  Ajo qe thote Rama shume gjate mund te perkthehet shume shkurt:  “ky ishte nje rast i mire qe Shqiperia si nje vend i varfer te zinte nje vend pak me te mire nen djellin e kesaj bote te cmendur”.  Por per t’a bere kete Edi Rama kishte nevoje per kohe qe te negocionte, per nje opozite te pergjegjshme qe te degjonte para se te ulerinte, per nje vend ku mediat nuk funksionojne si thashathmexhinjte e hershem te fshatrave ballkanike dhe per nje Amerike qe duhet t’a bindte Shqiperine qe gjithe ky operacion nuk do perfundonte boomerang per vendin dhe per vete Ramen. Asnje nga keto nuk pati.

Pra, beri shume mire qe tha “JO”. Rama kerkonte shume dhe mire beri. Nje Kryeminister i pergjigjeshem kerkon shume dhe nuk e nxjerr emrin dhe fatin e vendit te tij ne “Tag Sales”. “Po perse nuk informoje opinionin publik?” pyesin akoma edhe njerez qe nuk kane qene kurre opinion publik sepse nuk kane qene kurre te informuar. Cfare informacioni mund te jepte Rama perderisa nuk kishte asnje informacion? Informacion mund te jepte nese Rame shkonte tek Amerikanet dhe jo e anasjellta. Cfare informacioni mund te jepte nga momenti qe akoma po mundohej te zbardhe dhe te kuptonte nje kerkese qe ndodhej akoma ne erresire? Per here te pare nje Kryeminister vendosi mos t’u shesi dokrra Shqiptareve, mos t’u hedhi hi syve, mos te kapardiset me Ambasadorin Amerikan si i forti i fshatit qe ka mik te parin e qytetit; per here te pare nje Kryeminister Shqiptar nuk pyet vehten “cfare perfitimi mund te kem une dhe karriera ime politike nga kjo?” por “cfare demi mund te kete vendi im nga kjo?”; cuditerisht gjendet i akuzuar per mos-informacion. Norvegjia pati te njejtin propozim nga Amerika.

Ministri i Jashtem ne fillim tha “nuk jemi negative ndaj pranimit te armeve kimike sepse eshte dicka e rendesishme per Kombet e Bashkuara”. Cuditerisht ne kete vend, me te pastrin dhe me standartin e jeteses me te larte ne Europe, nuk menduan qe Amerikanet do t’i vrisnin, do t’i prisnin, do t’u helmonin femijet. As nuk doli kush ne Norvegji te shpjegonte si do sillen armet, ku do sillen ne se sillen, ku do groposen ne se do groposen. Pas tre javesh Norvegjia u tha Amerikanve “duam por nuk mundemi”. Te njejten gje beri edhe Rama. Por ne ndryshim nga Norvegjia, Shqipetaret nuk lane asnje teori komploti pa nxjerre nga menga e tyre. Te gjithe gazetaret u bene specialiste dhe ekologe fanatike. Opozita parashikoi fundin e botes. “Intelektualet” tane u ofenduan pa mase qe na propozuan gazin nga Siria. Keshtu qe perseri rrezikuam te behemi gazi i botes, ne se Rama nuk do kishte reaguar aq shpejt.

Ne cdo rast, Shqiptaret mund te flene te qete qe nuk do fitonin llotarine e fatit per arsye te armeve kimike te Sirise. Amerika ka qene dhe do mbetet mike e Shqiperise. Ka qene dhe do mbetet bujare me ta. Por Shqiptaret eshte mire te pyesin vehten ne se ata vete jane miqte me te mire te Shqiperise? Sepse nga gjithe kjo histori Amerikanet dhe te tjeret nxorren konkluzionin qe Shqiperia eshte ende nje “banana land” dhe jo nje bashkebisedues serioz. Ky ishte demi me serioz ne gjithe kete mesele.

Sido qe te jete, eshte koha qe Shqiptaret mos te vrasin kot kohen me Perralla me Mbret dhe me Legjienda me Bajloze. Nje komb tjeter, me 2,5 shtete ne Europe (kurre nuk ka bere vaki ne historine e Europes qe nje komb kaq i vogel dhe i margjinalizuar te kete nje fat kaq te jashtezakonshem dhe nje peshe te tille gjeostrategjike), ne kete moment do ishte ne rrugen e begatise. Shqiptaret, kudo qe ndodhen, nuk jane. Dhe nuk ua ka fajin as Mbreti qe nuk u dha “cekun e bardhe” as Bajolzi qe i ndau. Problemi qendron brenda vehtes. Shikoni nje seance te Parlamentit Shqiptar dhe do t’a kuptoni se ku qendron. Shikoni varferine, dhunen ndaj grave dhe korrupsionin qe ulerasin kudo dhe do t’a shikoni ku ndodhet. Shikoni “intelektualet” Shqiptare si zihen me njeri-tjetrin si burra shtrigaq dhe do t’a kuptoni. Krahasoni sa libra me sa bileta llotarie shiten ne Shqiperi dhe do t’a kuptoni ku ndodhet.

Shikoni faktin qe nje politikan qe dogji Shqiperine disa here si Berisha tolerohet dhe konsiderohet ende “burre i forte”, ndersa nje Kryeminister i ri, i pergjegjshem para qytetareve, qe nuk sillet si bari dhe nuk e konsideron popullin e tij kope dhensh per t’u tallur, konsiderohet frikacak, i cuditshem dhe i dyshimte; atehere do t’a kuptoni ku ndodhet problemi i vertete i Shqiptareve; ose te pakten i asaj pjese te Shqiptareve qe s’mbijeton dot pa Perralla me Mbret dhe Legjenda me Bajloze…

Nga Gazmend Kapllani November 20, 2013 21:02
Komento

11 Komente

  1. A.K November 20, 22:15

    Shume Bukur

    Reply to this comment
  2. DREAM November 20, 22:26

    BRAVO ,BRAVO !

    Jemi per tu meshiruar te gjithe ,dhe sidomos kta llafolloget mercenar qe ushqejne kto masa analfabete dhe idiote .
    Paragrafi i fundit ,duhet skalitur ne koken e cdo shqiptari dhe shqipfolesi !

    Reply to this comment
  3. peqinsi November 20, 22:32

    Cfare informacioni mund te jepte Rama perderisa nuk kishte asnje informacion? 🙂 🙂 – thote autori

    Pse behesh naiv o zoti autor? 🙂

    Reply to this comment
  4. tol francezi it November 20, 23:11

    PIKTORI vuan nga deliri madheshtise,nje vizionar delirant qe le per te deshiruar,na mori ne qafe si KOMB ne fillim u thote PO AMERIKANEVE ,ne fund e dredh u thote JO,eshte veshtire qe raportet me AMERIKEN te jene te njejta si ato qe kishim para JO se EDIT,fqinjet tane qe duan te na hane te gjalle ne SHQIPTARET, gerqia dhe serbosllavia ferkojne duart nga gezimi per jo qe u tha edvini amerikaneve,sepse ftohja jone me ameriken eshte ne favor te interesave te tyre qellimkeqe kundrejt vendit tone,QEVERIA PIKTORI 1 duhet te beje cdo gje qe varet nga ajo,per ti cuar maredheniet me ameriken ne nivelin qe ishin para JO,SE PA AMERIKEN NE KRAH SMUND TA REALIZOJME BASHKIMIN E SHQIPERISE NATYRALE,U FORCOFTE ME SHUME MIQESIA SHQIPTARO-AMERIKANE.

    Reply to this comment
  5. mirel November 20, 23:37

    E mo boll se late nam duke u qurravitur
    Na mori me qafe thone.
    Epo psikopate si keta nuk ka.
    Vetem per 16 tone LHL (gas mustard) jane dashur 2 vjet bisedime dhe negocijime..tashti ishte tak -fak,,ose tuck-fuck per shqiptaret
    Taku nga Amerikanet
    Faku nga ruset

    Reply to this comment
  6. tol francezi it November 20, 23:46

    o shoku kapllan edvini sberi aspak mire qe tha jo , dhe motivet dihen.

    Reply to this comment
  7. nasruddin November 21, 07:45

    KY GAZETARI DALLKAUK NUK MERRET VESH FARE.

    Ne fillim duket sikur eshte idhtari i JO-se, por ne fund ve kujen dhe mallokn shqyptaret qe e detyruan “burrin e shtetit” edi Rama per t’u terrhequr nga PO-ja. jO! apo PO!? Nuk merre fare vesh, por i qarte fare eshte SERVILIZMI total ndaj pushtetit aktual dhe NIHILIZMI total ndaj fatit te Vatanit.

    Reply to this comment
  8. Damjani November 21, 20:09

    Artikull i holle per ato kane mend. Analize e kjarte per ato qe kuptojne. Bixhozcinjte le te luajne me fatin e tyre e jo me fatin e nje shteti. Rama veproi drejt. Kete po e vertetojne edhe vende te tjera qe i thane JO futjes ne vendin e tyre te atyre lendeve mbytese. Bixhozcinjte e fallxhinjte e shumte te ketij vendi, le te llapin se ate zanat kane.

    Reply to this comment
  9. Eri November 21, 21:58

    Perkundrazi ore zoteri, me ne fund i treguam botes qe nuk jemi nje republike bananesh, ku diktatori nuk degjon as popull dhe as opozite, ku per interesa personale mund edhe te shkateroje vendin. Nuk jemi nje republike bananeje ku nje qeveri e korruptuar i bindet verberisht shteteve me te fuqishme vetem per te ruajtur karrigen e tyre. Per here te pare shqiptaret u çuan ne kembe dhe kjo eshte gjeja me e bukur dhe akoma me e bukur qe Kryeministri iu bind popullit Çfare rasti te arte kishte ne kete oferte?? Perveç nje nderi qe do ti benim SHBA, absolutisht nuk kishim perfitimim duke e krahasuar me rrezikshmerin teper te larte qe sillte kjo oferte, qe e verteta eshte qe asnje nga ju analistet nuk e thote qe Shqiperia thjesht nuk kishte mundesi ti shkateronte ne territorin e saj

    Reply to this comment
  10. Edi November 22, 00:31

    Po kush je ti qe thu aq i bindur “Bëri shumë mirë që tha “JO” o shoku. Po si nuk u mesuat njehere ju pseudo analistat me perdor fjalen “Un mendoj se…”, “Sipas mendimit tim”. Po edhe zoti lart ben ndonjehere gabime kurse ju jeni te sigurte per ate qe thoni. Pa le dhe me thua qe edi rames nuk i pelqen bixhozi. Po ca lidhje ka bixhozi ketu vetem ti e di. po edhe sikur. pse ca pretendon ti qe te kemi nje qeveri hyjnore ne? apo zgjedhim kryeministrin ne vend te Jezu Krishtit. Po politika kjo eshte. Manovrime, detyrime, perfitime, gjithmone per popullin tend. Edhe shyqyr qe dole ti edhe the shume mire e beri. Duhet te jesh me vizion ti sa zoti ose flet me zotin cdo nate para se te flesh gjume. Spurdhjako analistet e leshit.

    Reply to this comment
  11. katarakti November 22, 14:46

    Edi Rama eshte kryeministri qe i duhet Shqiperise per 20 vjetet e ardhshem. Le te plasin salinjte, shpellaret, kumarxhinjte, bajrrakatert, hajdutet, kodoshet e femrave, te korruptuarit, injorantet, maskarenjte dhe kompani. Me ne fund kemi nje kryeminister qe mendon per vendin e tij. Dhe jo per pushtetin. Me ne fund kemi nje qytetar normal, dhe jo nje te semure mendor apo fizik, qe drejton qeverine shqiptare. Edi Rama nuk eshte i persosur, larg meje nje mendim i tille, por per katrahuren shqiptare, eshte me i miri i mundshem. Hani ju sa te doni – jo nuk informoi, jo tha nje here po dhe nje here jo, e gomarlliqe te tjera. Gazmend Kapllani e tha bukur: Nuk kishte si te informonte kur nuk ishte i informuar vete. Amerikanet i kerkuan te thoshte PO apo Jo. Te tjerat nuk diheshin. Dhe Rama u shpreh ne parim dakort, por priste spjegime dhe sigurime. Ato nuk erdhen. Nderkohe opinioni publik ishte kunder. Dhe kryeministri tha Jo. Bravo i qofte. Vendosem edhe ne nje here per interesin tone. Jo si ai i krisuri qe i lengezohej çdo lloj ambasadori, boll qe te mbetej ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim