Berisha: Agjencia e pronave me Koçon, si mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut

Redaksia Online June 9, 2013 19:50

Berisha: Agjencia e pronave me Koçon, si mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut

Në turin e tij elektoral në jug të vendit, Kryeministri Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku prezantoi dhe kandidatët për deputetë.Në një distancë jo të largët me rivalin e tij politik,pasi edhe ai gjendet në Vlorë, Berisha ka shkëmbyer akuza e kundërakuza në distancë lidhur me pronat në bregdet, duke i bërë të qartë Raëms se pretendimet për zaptime të pronave nga qeveritarët janë të pabaza, pasi sipas Kryeministrit ozurpuesin e bregdetit e ka krahun e tij të djathë.

“Alternativa tjetër bazohet kryekëput në mashtrimin, shpifjen dhe trillimin. Ditë më parë ishte këtu kryetari i autobusit mavi, ai u zotua se do krijonte agjenci të posacme për pronat, por mos harroni se në krah kishte Kocon, ti japësh pronat Kocos është njësoj si të varësh mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut. Cili qeveritar ka një pronë në bregdet, cili zyrtar i lartë ka, që rri e flet poshtë e përpjetë në mitingje. Të kujtoj këtu që gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit, është mungesë karakteri. I nderuar shoku mavi, ka një njeri që rri në krah tëndin që ka zaptuar Himarën me gradacela dhe ka zënë detin, ai është Koco Kokëdhima. Le të lëmë mënjanë sharjet e tij ordinere dhe të padenja, të lëmë mënjanë shpifjet e kazanit, mohimet e tij” tha Berisha.

Duke dashur të distancohet nga stili i të bërit fushatë të Ramës, Berisha ka qenë i prerë në porosinë e lënë për banorët e Delvinës, kryesisht biznesin dhe fermerët.

“Dy gjëra mos lini mënjanë se janë të rrezikshme, zotimi për të ulur një taksë dhe rritur një tjetër. Taksa e të dhjetave është taksa e të gjitha kohërave, është taksa e drejtë, është taksa e librave të shenjtë, taksa mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë. Shoku i autobusit premton heqjen e një takse, TVSH për 5 ushqimet bazë. E bën këtë që të krijohen monopolet e ushqimeve, detyra e cdo qeverie është që të bëjë gjithçka që fermerët dhe bizneset vendas të pasurohen sa më shumë, por dhe të mbrojë prodhimet e tyre me cdo mënyrë” theksoi ai.

Kreu i Aleancës për Punësim Mirëqënie dhe Integrim ka ftuar qytetarët të përqafojnë alternativën e djathtë për të cuar përpara zhvillimin e vendit, ndërsa garantoi përmbylljen e çështjes së tapive brenda këtij viti. Kryeministri nuk ka qenë i rezervuar edhe në premtimet për mandatin e ardhshëm , duke garantuar vazhdimësi të investime për këtë zonë.

“Alternativa jonë është ajo e zhvillimit. Brenda këtij viti feremerët do të kenë tapinë e tokës pa përjashtim. Katër vitet që vinë ne do të ndërtojmë landfillin dhe aeroportin.Do të përfundojnë rrugët e brndshme të Sarandës, Ksamilit, Bunecit, Borshit, Fterres, Corrajt të komunave të Markatit, Janjarit, Dhivrit, Aliko. Do të përfundojnë ujësjellësat e Sarandës, Konispolit, Nivices, Shen Vasilit, Lukoves. Do të shumëfishojmë subvencionet dhe do të financojmë vaditjen dhe do vëmë në eficensë ujëmbledhësit e hidrovoret. Prioritete të tjera janë rikonstruksioni i linjave 20 kv të linjës Sarande – Cuke – Konspol. Hapja e kantierit të remontit të anijeve të peshkimit. Ndërtimi i merkatos së peshkut në Sarandë. Hapja e një shkolle profesionale për agrobiznes e turizëm si dhe rikonstruksionin e të gjitha shkollave. Rikonstruksioni i spitalit dhe maternitetit të ri në qytetin e Sarandës. Rikostruksioni i stadiumit të futbollit dhe ndriçimin e tij. Hartimi i planeve të zhvillimit hapësinor për zonën bregdetare duke përfshirë Komunën Lukove, Ksamil si dhe bashkinë Sarande. Kjo është alternativa jonë që ka ndryshuar Delvinën dhe Vlorën dhe ne qëndrojmë të vendosur të thellojmë këto ndryshime. 23 qershori po vjen dhe jam i sigurt se Delvina do jetë në kurorën e kësaj fitoreje” tha më tej shefi i qeverisë.

Më herët Kryeministri Berisha inauguroi terminalin e hyrjes për anijet cruise (Crocere), investim me vlerë 480 milionë lekë. Me ndërtimin e kësaj kalate porti aktual i Sarandës shndërrohet tërësisht në një port për pasagjerë e turistë, cfarë pritet te ndikoje drejteperdrejt ne zhvillimin e turizmit ne Sarande dhe me gjere, duke bere te mundur rritjen e ketij bisnesi dhe shtimin e vendeve te punes.

Redaksia Online June 9, 2013 19:50
Komento

19 Komente

  1. teddy June 9, 20:32

    Te ka kapur paniku o sali nga Koco, eeee!
    Epo ta dish qe te gjithe ato qe i ke bere Kocos, qe u mundove ta rrenosh ne keto 8 vite, dhe serish ai eshte ne kembe, te gjitha do t’i lash pas 23 qershorit.
    Do vije radha qe do te rrenohen bizneset e tua familjare qe u ngriten ne kurriz te shqiptareve dhe ti do pergjigjesh per te gjitha pronat shteterore qe i ke pervetesuar.

    Reply to this comment
    • antomela June 9, 20:47

      une kete 23 qershor nuk do te votoj per nje njeri qe di te thote vetem fjalen rruge.nuk do te votoj per ju sepse ju keni vetem llafe.nuk do te votoj per ju sepse ju nuk perfaqesoni asnje nga te afermit e mi.nuk do te votoj per ju per te 4 ata te pafajshem qe vrave me duart e tua.nuk do te votoj per ju sepse e mbani pushtetin

      Reply to this comment
    • ronela June 9, 20:48

      turpet e berishes nuk kane te sosur.nuk merret pushteti me dhune.ore ti po shkel te drejatat e njeriut.nuk jetojme ne kohen e shpellave qe te besh ti si te duash.tmerr.shkojne katunaret e te semuret mendore e i vene flaken.kjo seshte pare e seshte degjuar ne asnje vend te popullit.vetem ketu ke ne behen keto gjera.na vjen turp ore kur degjojme kshu gjerash.eshte e tmerrshme.duam te jetojme te qete ne paqe ne haromni kshu na kane edukuar prinderit e te paret tane po ku duan tja dijne katunaret e qelbur.ky eshte kulmi.nuk mban me uje pilafi.

      Reply to this comment
    • ENXhellushe June 9, 20:52

      kryeministrin do ta zgjedhi populli.nqs berisha dhe hajvanet e tij nuk e dine akoma kushtetuten populli do tjua tregoje kete 23 qershor.Sot ne duam te rilindim. pse e bejne kaq te veshtire dhe te pakuptueshme xhanem.njerezve u ka ardhur ne maje te hundes te qevrisje.duam ti japim shansin dikujt tjeter qe mbase do te beje dicka me te mire per shqiperine.

      Reply to this comment
    • leo June 9, 21:11

      po ik o sali ik se boll e mashtrove popullin kto 20 vjet asnje te mire nuk ke sjell vecse te keqija qe e shkaterruan kte vend

      Reply to this comment
  2. grejsa C. June 9, 20:40

    o shpellar tropoje, boll derdellise se s’te beson me njeri asgje qe ti thua.
    fillo e pergatitu shpirterisht e menderisht se zgjedhjet i ke humbur, qe mos te te bjere noj infarkt ate dite se duhet te lash haqet per vuajtjet e shqiptareve per se gjalli.

    Reply to this comment
    • ENXHII June 9, 20:49

      sigurisht qe duam rotacion.kjo eshte demokracia.boll me me te njejtat fytyra.sala e

      kishte pushtetin populli e zgjodhi e perseri populli do ta heqi sepse ka kohe qe po tregon qe nuk eshte me i afte per ta qeverisur kete vend.23 qershori eshte

      afer.bindini njerzit qe te hapin syte per te miren e tyre qe te mund te jetojne sic duhet ne atdheun e tyre

      Reply to this comment
  3. GUARIN June 9, 20:43

    do jemi me ty sot,me 23 qershor e ne ditet ne vazhdim.do jemi aty kur te kesh nevoje per ne e ti do jesh me ne kur te kemi nevoje per ty.

    ti do ta ndricosh kete vend te zymte.ti do ti japesh hijen e nje shteti europian, ti do jesh novatori

    me i madh i te gjitha koherave,ti do te na besh te jetojme te lumtur, ju keni pamjen e nje

    njeriu qe duhet ne krye te ketij vendi te trishtuar. ju me mendjen e ndritur,me ftytren e qeshu

    r e me pervojen tuaj do te na beni ta duam akoma me shume vendin tone.te gjithe te

    mbeshtesim Edi e jemi me ty deri ne fund te rrugetimit tuaj.

    Reply to this comment
  4. jerina June 9, 20:56

    po lere mo koco kokdhimen ti ai eshte nje figuree shquar dhe po ben nje pune te shkelqyer ne sarande po ti shif cke bere 8 vite se ta ka ngel ora te rama hajvan i dreqit pak se na le ne erresire sot dele na flet sikur ato arritjete e tua te ishin te verteta

    Reply to this comment
  5. ira June 9, 20:57

    trego ti sali ? ku jane rruget qe ke bere? ku jane sukseset e tua imagjinare? tergo ti sali ku jane rroga e 13 qe e vure dhe e hoqe? trego ti sali pse arka e shteti eshte bosh? ku jane leket tona? trego ti sali pse vrave krahun tend te djathte?, lere kocon se kur ke bere ti afera korruptive ai ka qene nje qytetar po ti cfare shembulli ke dhene

    Reply to this comment
  6. hena June 9, 20:57

    KA ME JO BURRE SE TI QE VETEM MASHTRON POPULLIN MOR HAJVAN, TI QE SHKON NGADO DHE VETEM RRENA RRENA RRENA BOBOBO KULMIII, SALI THUAJ POPULLIT PSE I DHE AMNISTI FATMIR MEDIUT
    ???? apo e ka fajin koco hahaha

    Reply to this comment
  7. hena June 9, 20:59

    sali leri keto se nuk ta ha me sapunin per djath populli oreee ti thuaj rames urime per fitoren dhe skuadren e rilindjes qe ke, i thuaj pune te mbare e bravo ju qofte e te lumte ty qe u pasurove ne kurriz te ketij populli

    Reply to this comment
  8. era June 9, 21:03

    je bere si ato grate ekeqija sali nuki durohesh, nga vete ramen dhe kocon me vet pupupupu do fitojen ore do fitojne ae kane nje program per popullin dhe qe vendi te rimekembet nga rrenimi yt, si eshte shqiperia sot ehste i gjithi faji yt

    Reply to this comment
  9. krisi June 9, 21:08

    kot e ke sali, ramen e ka provuar populli e di si e ben punen, te pame dhe ty ne 8 vite qe ke rrenuar e shkaterruar cdo gje vetem se argita dhe shkelzeni te kishin cdo gje per vete, po mban peng nje popull te tere se je diktator, ti ske fituar ne 2009 i ke vjedhur ato

    Reply to this comment
  10. kristina June 9, 21:09

    berisha ka bere kerdine me lek me legalizimet e tokave , ja ke dhene njerzve qe skan pasur fare lidhje me ato prona, ai po ben dhe ka bere cdo gje kundra ligjit stop rilindja po afron , ky del e na thote brockulla te ka ik mosha dhe koha saliiiiiiii

    Reply to this comment
  11. florinnnn June 9, 21:12

    ja sali duro dhe pak se rilindja eshte afer dhe ti me 23 qershor nuk do kesh me as goje e as zemer te flasesh humbja sdo tet tet bej mire edhe pse ke niper e mbesa ta kalosh kohen

    Reply to this comment
  12. flora June 9, 21:18

    Alternativa jonë është ajo e zhvillimit thote saliu ketu me siguri e ka fjalen per argiten , shkelzenin, majlinden , greten, mediun, boden dhe lauren , nipperit e mbesat shko mor shprruuuu te pam e 8 vjet cbere

    Reply to this comment
  13. Eri June 9, 21:23

    Po ky Z. Sali Berisha nuk e kupton se duhet ti lere perrallat se po i afrohet dita e gjykimit .Si qytetar i thjeshte s’ngelet gje tjeter per ti thene veten se qeni le te lehe,Edi Rama me Kocon dhe gjithe te tjeret te vazhdojne rrugen sic u ka hije.

    Reply to this comment
  14. lakuriqi June 10, 07:51

    Te nderuar komentues,Mos ju rreje mendja qe do te kete ndonjehere dite gjykimi ass ketu dhe as ne boten e pertejme.Mos shihni endrra se nuk para dalin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim