Berisha: Aleanca e 1 prillit është kthyer në aleancën e shkuljes së veshit

Redaksia Online May 19, 2013 10:34

Berisha: Aleanca e 1 prillit është kthyer në aleancën e shkuljes së veshit

Kryeministri Berisha ka bërë sot fajtor kryetarin e opozitës për situatën e krijuar në KQZ prej një muaji. Nga Fieri, kur Berisha përuroi segmentin Fier-Levan, Berisha tha se “rama ra vetë në gropë” me hqejen e anëtarëve të KQZ-së.

“Ai është në autobus. Pavarësisht se ecën në rrugë, është në autobus. I them t’i lërë sharjet, të lësh dëshpërimin, se është i dëshpëruar shumë. Pse hyn në garë atëherë? Ti kishe në arkivin tënd humbjet më të mëdha. Bëri pazar me Jani Janin (ish-anëtari i PBDNJ në KQZ), e terrorizoi. Tani thotë të rikompozojmë KQZ-në, po kush i hoqi anëtarët e KQZ-së? Vetë i hoqe, vetë re në gropë, çohu dil ose mos dil”, tha Berisha. Më tej, ai komentoi edhe takimin e djeshëm të Ramës në Vlorë, ku u prezantua si kandidat për deputet.

“Ju paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë. Ju paraqiti veten fëmijë, në plazh, normal. Po qëllimi pse e bëri ishte djallëzor. Se ai s’kishte qëllim tjetër veçse atë të shkuljes së veshit. Aleanca e 1 prillit është kthyer në aleancën e shkuljes së veshit. Kërkoi një qytetar që t’i shkulte veshin, por ai nuk shkoi, se e kuptoi që e kishte me qëllim politik.

Por ne nuk merremi me kujtimet e vegjëlisë, ne merremi me rrugë, shkolla, rritje rrogash, pensionesh, kanalizime, etj”, tha Berisha.

Redaksia Online May 19, 2013 10:34
Komento

3 Komente

  1. fat man May 19, 11:45

    Mire Sali Bisha ka rrjedhur e eshte matufepsur, po a ka ” familje ” ta mbledhe e t’a mbajne te izoluar ne shtepi, sic quhet ndryshe ne gjuhen juridike, ” Arrest me burg ne shtepi”, deri me daten 23 Qershor.

    Reply to this comment
    • GAZI May 19, 15:52

      Ajo eshte aleanca e se majtes se bashkuar qe do te mposhti njehere e pergjithmone ty ne 23 qershor!!!!!! do te zhdukesh osaliiiii

      Reply to this comment
  2. realisti, May 19, 15:05

    R e madhe e shtypit r e vogel e shtypit Rama ra ne grope.Kjo eshte hyrja zhvillimi dhe dalja e gjithe fjalimeve te ketij mediokri nga fshati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*