Berisha: Armatimi, një e drejtë; PS i drejtohet Byrosë së Kuvendit

April 21, 2016 15:00

Berisha: Armatimi, një e drejtë; PS i drejtohet Byrosë së Kuvendit

Debati i nisur nga ish-kryeministri Berisha në Parlament për armatosjen e qytetarëve kundër “qeverisë kriminale” ka vijuar edhe jashtë ambjenteve të këtij institucioni.

Berisha nuk hoqi dorë nga deklarata e tij për armatosjen e popullit, por kërkon të mos bëhet paralelizëm me  1997.

Ai tha se armatosja të bëhet me ligj si në SHBA deri në momentin kur të kthehet rendi.  Ndërsa duke iu referuar ngjarjes së 1997 tha se kishim të bënim me një rebelim komunist dhe shqiptarët dhe kosovarë u armatosën nga armët që erdhën nga jashtë

“Në 1997 ishte një rebelim komunist, armët erdhën nga jashtë”, ka thënë ai. Berisha ka thënë se, shqiptarët duhet të armatosen sipas ligjit amerikan për armët, i cili sipas tij “është një ligj i drejtë”.

“Vendet që kanë një ligj për armët kanë më pak kriminalitet”, ka thënë Berisha.

Duke përsëritur akuzat ndaj Tahirit se e ka dëmshpërblyer Shullazin për shërbimet e tij, ish-kryeministri ka shtuar se, “reformën në drejtësi e pengon Edi Rama dhe Viktor Ponta”.

Po jashtë ambjenteve të Parlamentit, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka bërë të ditur se PS i është drejtuar Byrosë së Kuvendit për deklaratën e Berishës.

“Një grup prej më shumë se 7 deputetësh të PS, që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ramë Berisha, kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për mbledhjen e saj brenda 48 orëve, që të ndalet Kuvendi”, ka deklaruar Balla.

Ai është shprehur se, është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani të vjetër që bën thirrje të tilla të papranueshme.

“Kështu që do të jetë Byroja që pas marrjes së transkriptit të Kuvendit do të marrë një vendim. Është e papranueshme që thirrje të tilla bëhen nga partia e dytë politike në vend, një vend që është anëtar i NATO-s”, ka thënë Balla.

Sipas tij, pas kërkesës së Byrosë kjo çështje duhet t’i shkojë përmes një kallëzimi edhe prokurorisë. “Madje, prokuroria vetë mund të nisë një hetim për këtë dhe Berisha le të shkojë të sqarojë qëndrimin e tij”, ka thënë Balla.

April 21, 2016 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim