Seriali i së enjtes: Ja akuzat e radhës Berisha-Rama sot në Parlament

May 19, 2016 14:57

Seriali i së enjtes: Ja akuzat e radhës Berisha-Rama sot në Parlament

Rasti i Klement Balilit dhe ai i pajisjes së përgjimit kanë qenë në fokus të fjalimit të Sali Berishës në Parlament, i cili ka akuzuar Edi Ramën si përgjegjës direkt.

“Këta i thanë Balilit ik nga Shqipëria, e përcollën. Çështja e Balilit është çështje që i përket Ballkanit dhe Europës”, ka thënë Berisha.

Megjithëse familja Balili njihet prej vitesh si mbështetëse dhe drejtuese e PD lokale, duke iu referuar deklaratave politike, Berisha ka thënë se, “në mënyrë absolute nuk mbroj LSI, kur mbrojtjen totale Balilit ia jep Edi Rama”.

“Hekurat për ata që s’kanë të paguajnë, për ata që ndërtojnë çati për fëmijët, janë tipike të Ediskobarit dhe jo të LSI-së”, ka vijuar Berisha. “Je bërë shefi i grupit më të madh të drogës në Shqipëri”, i ka thënë ai Ramës.

Më pas, Berisha i është referuar një “skandali të përmasave të jashtëzakonshme”, siç e ka quajtur ai atë të pajisjes së përgjimit dhe i ka kërkuar Ramës “dorëzo pajisjen e përgjimit”.

Nga ana e tij, Rama i është përgjigjur parardhësit të tij duke e akuzuar se po pengon reformën në drejtësi.

“Sali, më shiko në sy dhe më thuaj, a do ta lejosh apo jo reformën në drejtësi? Pse nuk thua asnjë fjalë për të? Pse PD nuk është në komision për të votuar draftin e Venecias”, ka thënë Rama.

Por kjo, sipas tij, “është një pyetje retorike”. “Ti je i pari më i painteresuar që gjyqtarët dhe prokurorët të mos kalojnë nën kontroll. Si mund ta pranosh ti këtë kur ke nxitur, mbështetur dhe mban në këmbë sot një sistem të korruptuar që bën shërbime për ty personalisht dhe për njerëzit e tu?”, ka thënë Rama.

Ai ka marë shembull rastin e ndërtimit te Diga e Liqenit.

“Një gjykatë e kapur me presh në duar që refuzon të zbatojë më minimalen, të marrë në konsideratë konfliktin e interesit dhe të krijojë trupën për të gjykuar turpin më të pashembullt që në historinë e Bashkisë së Tiranës një kryetar ka guxuar të bëjë: të ndërtojë në digën e liqenit një ndërtim që kërcënon jo vetëm parkun, por njerëzit e një lagjeje të tërë dhe është konsideruar i rrezikshëm nga një komitet i tërë specialistësh”, ka vijuar Rama.

Më tej Rama u është përgjigjur edhe akuzave ndaj tij sa i takon trafikut të drogës, duke treguar një dokument të Europolit, që sipas tij tregon të kundërtën e pretendimeve të Berishës.

“Ulu dhe lexoje, Sali. Kur prokuroria të mbarojë hetimin edhe për mjetin e përgjimit, në mënyrë të kundërt do ta lexosh të vërtetën”, ka thënë ai.

May 19, 2016 14:57
Komento

1 Koment

  1. ALBAN DEGA May 20, 07:03

    BOMBA ME E RREZIKSHME PER SHQIPERINE SALI BERISHA D.V.

    – REFORMA NE DREJTESI NJE EMERGJENCE KOMBETARE

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    KU ESHTE BOMBA E BERISHES KETU.
    A MUND TE JENE BOMBA PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT NGA FRIKA NE PALCE PREJ REFORMES NE DREJTESI!?
    A MUND TE JENE BOMBA ALUCINACIONET E CMENDURA TE NJE CMENDURI QE TASH 25VJET PO CMEND KETE VEND!?
    A MUND TE JENE BOMBA SAJIMET PSIKOPATIKE TE QYTETARIT DIXHITAL SALI BERISHA DREJTUAR PADRINOS SALI BERISHA!?
    A MUND TE JETE BOMBE PANIKU QE E KA KAPUR SALI LUGATIN NGA GJAKU I DLIRE SHQIPTAR I 2 PRillit 1991 NE SHKODER, I REMZI HOXHES SE MASAKRUAR NE TORTURA, I 10 000 VIKTIMAVE TE 97-ES, I 26 TE VRAREVE E QINDRA TE PLAGISURVE NGA KORRUPSIONI I TIJ POLITIKO-FAMILJAR NE GERDEC ME 15 MARS 2008, NGA EKZEKUTIMI PA GJYQ E PA ASNJE FAJ I 4 PROTESTUESVE, PLAGOSJA E DHJETRA,ARRESTMI E TORTURIMI BARBAR I QINDRA TE TJEREVE …
    PANIK NGA KORRUPSIONI MASIV QE RRENOI E KALBEZOI CDO HALLKE JETIKE TE DREJTESISE E SHTETIT SHQIPTARE…
    PANIK NGA CMONTIMI I MINAVE ME SAHAT QE LA TE NGREHURA E GATI PER TE SHOERTHYER KUDO SHTRIHEN FIJET E TIJ TE MERIMANGES MAFOZE!
    PANIK NGA FANTAZMAT E VIKTIMAVE TE KRIMEVE TE MAFIA SE TIJ POLITIKO- FAMILJARE QE I FANITEN NE CDO HAP E NUK E LENE TE QETE PER ASNJE CAST ME KUSHTRIMIN E TYRE OER LIGJ E DREJTES SI TEK MAKBETHI E HAMLETI I SHEKSPIRIT
    NUK MUND TE JENE BOMBA AS PER TRUMCAKE E HARABELA PORDHET E TIJ VERBALE NGA MENDJA E FANTAKSUR E TRURI I CARTUN, NGA GOJA E CTHURUR E SHPIRTI CAKARDISUR
    JO PORDHET E TIJ VERBALE POR VETE SALI BERISHA ESHTE BOMBA ME E RREZIKSHME PER DEMOKRACINE E SHTETIN SHQIPTAR QE E RRENOI DISA HERE DHE E KALBEZOI NE CDO SFERE TE JETES, E CBERI NGA THEMELIT DHE I DHA EMRIT TE NDRITUR SHQIPERI TITULLIN BOTEROR TE TURPIT “REPUBLIKA
    E LAZARATIT”
    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT QE MAFIA MEDIATIKE NE SHERBIM E NEN URDHERAT E TIJ I PARAQET SI BOMBA JANE KLITHMA FRIKE E LEMERIE QE PARALAJMEROJNE FUNDIN PA LAVDI TE DINASTISE ALA KADAFI TE SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ TE GANGSTERAVE DHE LAPERAVE
    JANE KLITHMA KUKUVAJKE NE MBROJTJE TE BIZNESEVE TE ARGITES, SHKERDHENIT, NISHANIT, BASHES, FULLANIT, ULAJT,POLLOS, RULIT, BODES, IMAMIT….. KREJT HAMAMIT FAMILAR E POLITIK TE BERISHES
    KJO MAFIE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT…
    THE NEW YORK TIMES 15 MARS 2008

    CETA E GANGSTEREVE NE MESYMJE
    THE TIMES E LONDRES 11 SHKURT 1997

    PROKURORET DHE GJYKATESIT E STERKORRUPTUAR ME ADRIATIK PALLEN NE RRJESHT NUMERO PARA GJENERAL SALI KADAFIT DHE KAPTERR BUJAR KOMIKUT!

    PERPARA DREJT THEQAFJES ….
    ALARM, PANIK, LEMERI NE DOVLETIN E KORRUPSIONIT!
    HYQYMETI I MAFIAS BERISHIANE NE RREZIK!
    URAGANI I REFORMES NE DREJTESI PO AFRON!
    PERPARA DREJT BANKES SE TE AKUZUARIT…
    REFORMA NE DREJTESI ESHTE JETIKE!
    REFORMA NE DREJTESI ESHTE NJE EMERGJENCE KOMBETARE!
    SOT!
    NESER ESHTE TEPER VONE!
    NESER ESHTE KURRE!
    HIMNI I FLAMURIT KUSHTRON PER CDO SHQIPTAR:
    NGA LUFTA VEC AI LARGOHET
    QE ESHTE I LINDUR TRADHETOR
    KUSH ESHTE BURRE E NUK FRIGOHET
    PO VDES PO VDES SI NJE DESHMOR
    LUFTA PER REFORMEN NE DREJTESI ESHTE LUFTA PER LIGJ E DREJTESI, ESHTE LUFTE PER TE SOTMEN DHE TE ARDHMEN E SHQIPERISE!
    ESHTE LUFTA PER SHQIPERINE SI E GJITHE EVROPA,
    ESHTE LUFTA PER NJE SHQIPERI SI AMERIKA DEMOKRATIKE QE KERKUAN DHE LUFTUAN STUDENTET E DHJETORIT QE U PRENE NE BESE DHE TRADHETUAN NGA KOLONA E PESTE E KATOVICES ME KOMISARIN KOMUNIST DHE MISIONARIN E RAMIZ ALISE DHE BEOGRADIT SALI BERISHA NE KRYE!
    JO PORDHET POR SALI BERISHA D.V. ME MAFIAN E TIJ POLITIKE E MEDIATIKE, ESHTE BOMBA ME E RREZIKSHME PER SHQIPERINE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*