Berisha: Borxhi nuk paraqet rrezik për ekonominë shqiptare

Redaksia Online February 2, 2013 10:00

Berisha: Borxhi nuk paraqet rrezik për ekonominë shqiptare

Kryeministri Berisha mendon se niveli i borxhit publik nuk paraqet asnjë rrezik për ekonominë shqiptare. Duke iu referuar debatit të zhvilluar në Konferencën e 49 për Sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, Berisha tha se gjatë konferencës, ekspertë të shqyr dhanë vlerësime dhe opinione inkurajuese për ekonominë shqiptare.

“Në Mynih, në Konferencën e 49 për Sigurinë, çështja e parë që u debatua ishte kriza ekonomike e Eurozonës. Ministri i Financave të Gjermanisë theksoi se borxhet publike mbi dyfishin e GDP-se janë problematike. Z. Schauble u shpreh me optimizëm për zhvillimet në vazhdim dhe theksoi se duhet të bëjmë më shumë për kompetitivitetin. Debati, por dhe diskutimet më zyrtare dhe ekspertë të shquar, ishin shumë vlerësuese dhe inkurajuese për ekonominë tonë”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

“Vendimet e fundit të qeverisë si heqja e TVSH për makineritë, heqja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe përdorimi i dividentit për krijimin e kompanive të biznesit social, janë reformat me të rëndësishme që do të bëjnë shumë më konkurruese ekonominë tonë, do të nxisin investimet direkte, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, përfundon Berisha.

 

 

Redaksia Online February 2, 2013 10:00
Komento

1 Koment

  1. Toni February 2, 10:09

    Edhe une kam ca borxhe ne ekonomine e vogel familjare por po me lot mendja e kokes. kam filluar te shterngoj rripin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim