Berisha braktis Kavajën, ia lë Bashës detyrën e prezantimit të kandidatëve

Redaksia Online May 19, 2013 08:33

Berisha braktis Kavajën, ia lë Bashës detyrën e prezantimit të kandidatëve

Kryeministri Sali Berisha ia ka ngarkuar kryebashkiakut të Tiranës detyrën e prezantimit të kandidatëve të PD-së në Kavajë. Berisha ka udhëtuar drejt Beratit, duke i lënë Lulzim Bashës mitingun ku u prezantuan kandidatët Gentian Deliallisi dhe Shpëtim Hoxha. Për herë të parë pas 23 vjetësh, sheshi në Kavajë nuk është ngjyrosur nga flamujt blu të PD-së, pasi takimi me votuesit është bërë në kinemanë e qytetit.

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi tha për Shqiptarja.com se nuk është aspak habi që Berisha nuk vjen në Kavajë që të prezantojë kandidatët.

“Nuk ka pse vjen, sepse kavajasit po e shohin nga dita në ditë se ç’po ndodh në qytet. Brenda dy viteve me fondet e Bashkisë kemi bërë 33 rrugë të reja. Mirë është që edhe Lulzim Basha të marrë eksperiencë”, tha Roshi.

 

Redaksia Online May 19, 2013 08:33
Komento

4 Komente

  1. gjethi May 19, 08:35

    Muame duket shume normale,qe Basha te beje pezantimetneKavaje duke pasur parasysh dhe eksperiencat e pasura hollandeze. Kavajsit e meritojne te prezantohn nga Lulush Hollandezi!

    Reply to this comment
  2. Argita May 19, 09:39

    Saliu ka mashtruar gjithe shqiperine, dhe vazhdon te mashtroje , se nuk ka turp ai do pushtet per te mbrojtur familjen e tij,nuk do tja dije per popullin.kavaja dhe shqiptaret do tja japin pergjigjen 23 qershor

    Reply to this comment
  3. Tani May 19, 11:00

    S ka sesi te ndodhte ndyshe krimineli nuk shkon ne Kavaje por con z kriminelin.I duhet nje burg i ri Kavajes mbas 23 qershorit ku ti rrasi brenda kete cift bashke me shume te tjere .

    Reply to this comment
  4. fat man May 19, 11:34

    Berisha nuk shkoji ne Kavaje se kishte harruar te vishte Breket Antiplumb

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim