Pallatet te Diga, Berisha sulmon Veliajn: Rrethoi Gjykatën

May 12, 2016 13:37

Pallatet te Diga, Berisha sulmon Veliajn: Rrethoi Gjykatën

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk ka nguruar që të dalë hapur në mbrojtje të pallateve që po ndërtohen poshtë Digës së Liqenit.

Duke folur gjatë seancës së sotme plenare Berisha ka sulmuar ashpër protestën e djeshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile kundër ndërtimit të pallateve te Diga, duke mbrojtur në të njëjtën kohë kompaninë “Gener2” të ndërtuesit Bashkim Ulaj.

“Gjykata në të gjithë botën japin vendime, diku të drejta, diku të shtrembërta por gjykata nuk rrethohet. Nëse ti përdor pushtetin e një mazhorance, të një bashkie kundër 3 vetëve, ti asgjëson gjykatën, t’i kryen një krim të shëmtuar në themel të shtetit. Janë ligjvënësit ata të cilët kanë pranuar me ligj dhe Kushtetutë të ndajnë pushtetin. Kushtetueshmëria është shtyllë kryesore e demokracisë, të paktën prej disa shekujsh. Ju vini këtu si mazhorancë dhe rrethoni gjykatat”, tha Berisha.

Gjithashtu ai është përpjekur të justifikojë edhe lejen e dhënë nga Bashkia e drejtuar nga Lulëzim Basha për ndërtimin e këtyre pallateve, duke u shprehur “Rama ka sjellë Këshillin Kombëtar tëTerritorit, studimin e pjesshëm për ndërtimet në atë zonë, unë t’u them për shkak të kundërshtimeve të mëdha përpiqesha të shmang shumë kthimin mbrapsht për kërkesat e tij si kryetar bashkie dhe kryetar opozite.Unë në njëfarë mënyre vetpërmbahesha. Kam miratuar propozimin e Edi Ramës, cili do të shkojë ta marrë vendimin, kam miratuar pallate 5-katëshe, Edi Rama i çoi në 17-katëshe, jo Sali Berisha”.

Në media është përfolur lidhja midis ish – kryeministrit Berisha dhe biznesmenit Ulaj, për shkak se shtëpia ku ai banon dhe zyra e tij janë në pallatet e ndërtuara nga firma “Gener 2”.

May 12, 2016 13:37
Komento

16 Komente

  1. Alban May 12, 13:48

    Ua posi mos te dal. Gener 2 qe ka bere 21 kateshin dhe ABBA center ku e ka zyren aktualisht Sala, jane partneret ne biznes te vajzes se Sales. Per bashkepunimin me familjen Generi i ka falur dhe disa apartamente aforfe ne Tirane, cuces se Sales. S’ka faj plakushi, e do dhe nje apartament afer liqenit.

    Reply to this comment
    • Claus May 12, 15:54

      Jo,jo,jo!
      Nuk mund te behen shtremberime te tilla,qe fyejne inteligjencen me minimale te qytetarit.
      Eshte e pafalshme per nje media,te beje shtremberime te tilla,perpara nje publiku qe edhe vete e ka degjuar se c’tha Berisha ne Parlament.
      Profesionalisht,eshte vetevrasje! Une te pakten,keshtu mendoj.
      Ajo cka tha Berisha,eshte nje gje qe ka skandalizuar cdo shqiptar.Eshte nje gjeme.
      Ajo cka tha Berisha,po e thone keto dy dite,shume gazetare e analiste te njohur,publiciste, shkrimtare e intelektuale te njohur.
      Ajo cka tha Berisha,po e thone ,ndoshta per here te pare,megjithese po behen si shume here te para,edhe vete te lartpermendur te majte,te njohur per bindjet e tyre te majta,socialiste me troc.
      Eshte e paprecedente qe qeveria,ministra te saj,deputete,t’i bashkohen Kryebashkiakut te po qeverise, ne nje proteste … kunder gjykatave!!!…
      Eshte tmerr!Eshte prekur fundi!S’ka ku te veje me larg se kaq arroganca e pushtetit.Madje nuk mund ta quajme as arrogance.Eshte shume eufemike si term,per kete rast.
      Eshte fashizem!
      Po,po.Eshte Fashizem.Fashizem i paster.Fashizem i kulluar.Ata qe e kane bere kete proteste jane fashiste,socialiste-fashiste,rilindas-fashiste.
      Kurse ata qe e mbeshtesin ate,jane mbeshtetes te fashizmit.
      Mesa duker,sic ndodh perhere me te majten socialiste kur ndje drejtimin e gabuar,nga ai teorik i mbeshtetjes se shtresave te varfera.
      Shembuj ka plot.Ka ndodhur me socialistet gjermane,me nacional-socialistet gjermane me sakte.Ka ndodhur me Hitlerin.Por,ka ndodhur nje shekull me pare.Ne shekullin e XX.
      Sot,pas nje shekulli,ne shekullin e XXI,po ndodh ne Shqiperi.Me socialistet e Edi Rames.Me rilindasit e Edi Rames.
      Te protestoje qeveria,pushteti,kunder gjykatave??!!
      Kesaj,or tungjjateta ,i thone fashizem.FASHIZEM.
      Ju qofshi qe i dilni ne mbrojtje!
      Historia do te gjykoje.Shume shpejt.

      Reply to this comment
      • Antikonformisti May 12, 17:27

        Uau! Berishistet e sojit tend po flasin me kaq pathos per rrezikun e fashizmit. Nuk me interesojne broçkullat e nje psikopati krimenel, ripertypjet e tij si lopet e çmendura te gjithfare lloji ushqimi qe i afrojne si informacion! Nuk me interesonje be-te dhe rrufete e nje krimineli qe ka 25 vjet qe ka marre peng nje popull dhe nje vend, pa dyshim i mbeshtetur nga gjithfare lloje kriminelesh , i frymezuar nga gjithfare lloj matrapazesh me ose pa petk diplomatik, i nxitur ne vepren e tij kriminale nga trashgimtaret e çubreloviçeve! Jo nuk me interesojne aspak as pingponget e rilindasve ramiste ne kurriz te popullit! Por dua te them ti qe na del me nje nick te llojit “futja pordhes”, se ne demokraci askush nuk ka imunitet, askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete i imunizuar , kushdoqofte ai perballe kushtetutes, ligjit dhe lirise per proteste te qytetareve te ketij vendi ndaj padrejtesive dhe felliqesive te atyre qe kapardisen me uniforma te shtetit! Aq me pak keta palo gjyqtar, keto palo gjykata, kjo palo drejtesi dhe kjo palo prokurori. Keta ndyresira qe pretendojne se po u shkelen te drejtat kane 25 vjet qe jane ne rolin e ushtarit lej fen dhe ende jane nen hyqmin dhe urdherat e nje krimineli si Sali Ram Berisha. Ndaj mos na çaj shume trapin me ate fashizmin tend, o avokat plepash i kriminelit Berishe! Ai qe ka kerkuar mne çdo kusht te mbjell fashizmin ne kete vend eshte vetem Sali Berisha dhe shpura e tij politike.

        Reply to this comment
      • Blendi May 12, 18:58

        Claus sa rende qe qenke o pallosh me fustan.
        Tfala anda

        Reply to this comment
      • PIRDH PIRDH SE CFRYESH May 12, 19:29

        GJYKATAT NE SHQIPERI NUK JANE NE NIVELIN E DITEVE KU PO JETOJME NDAJ EDHE PO MERREN KETO FORMA PROTESTASH QE I PERKOJNE SHEKULLIT TE KALUAR SEPSE ATE NIVEL KANE GJYKATAT EDHE ATE FORME PERGJIGJE DUAN PER TE ARDHUR ME KEMEBE NE TOKE

        Reply to this comment
      • kujtesa May 12, 20:18

        Claus!
        Gjithmone te kam thene qe para se te shkruash,min 27 min perpara,duhet te pish ilacet sepse ndryshe,do shkruash nga keto gjera,qe kur ti lexosh vete do thuash qe dikush tjeter ka perdorur nick-un tend!

        Pse more djale nuk i zbaton si duhet keshillat!

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati May 13, 18:41

      Sala ka te drejte ne parim

      Nuk mund te rethosh Gjykaten me protestues , por ndiq rugen ligjore
      Apelohe vendimin e gjykates ne nje shkalle me Larte
      Ndaj edhe jane krijuar Gjykatat me shkalle dhe ne fund esht Gjykata e Apelit dhe ajo Kushtetuese , sepse mund te behen gjykime te gabuara ne shkallen e oare
      Atehere vazhdo me lart me gjykatat e mesiperme

      Kjo esht demokracia

      Reply to this comment
  2. andromeda May 12, 14:01

    Ky monstër na cfiliti more vllezër shqiptarë. I duhet bërë një derman këtij diaboliku, si nuk po del një burrë t’i thotë ‘ndal’ kësaj kafshe shoqërore që ia kalon dhe Hitlerit.

    Reply to this comment
  3. Askushi May 12, 14:11

    E nxorri koken kermill Berisha. Sipas ketij matufi nje kend lojrash mund te rrethohet dhe prishet po nje gjykate e korruptuar jooooo. Llogjike e forte kjo ska si hidhet poshte o Sale. Te lumte palla se spo arrijne te fusin ne burg se atje e ke vendin.

    Reply to this comment
  4. l ri May 12, 14:14

    Kapoja i krimit e korrupsionit në Shqipëri Saliu. doli hapur,se nuk ka më frikë as nga ligji e as nga drejtësia.Frikën e kish vetëm nga Shullazi,po tani ai është më burg. Pra ne presim se do të bëhet reforma në drejtësi,,,,,,,,,reformë zeza,,,!

    Reply to this comment
  5. 007 May 12, 15:08

    Sali,ke ndonje gje per te thene per Vili Minarolli qe ka grabitur toka ne Vlore dhe me leje te fallsifikuar po nderton pallat…

    Reply to this comment
  6. info analitike May 12, 16:52

    Po pse habiteni Dita! Si Saliu me Gener2 keni Edin me Eurocol dhe qe te dy se bashku po ndertojne “Toptani Center” nen parrullen “Na bashkojne fitimet multimilionare”. 17 kateshi tek diga ka qene justifikim per lufte politike te alternuar. Kur ishte Kryebashkiak Edi Rama protestonte PD ja ndersa kur erdhi Basha protestonte PS ja.

    Reply to this comment
  7. XXXL May 12, 17:41

    Per sa kohe nuk ka marre nje plumb ne goje Krimineli Sali, sipas amnistise se dhene nga Meta-Rama ka te drejte te beje e te thote cfare ti doja pal…

    Reply to this comment
  8. edi May 12, 20:28

    po pres akoma qe ndonje HAKLAJ te mbaroje punen qe nisen kusherinjte e tij…

    Reply to this comment
  9. Niku May 12, 21:54

    Hajde ketu ne Amerike dhe ndertoje ate pallat dhe te shohesh se si te fluturojne kembet perpjete. Ke gjetur shqiptaret te flasesh ne kete menyre. Ke vendosur njjerezit e tu gjate 8 vjeteve dhe tani shet moral per gjera te pamoraleshme dhe te denueshme.

    Reply to this comment
  10. kris 1 May 13, 01:31

    kur flet per kushtetuten ky zagari plak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*