Berisha: Deti, sektor i harruar. Rama: Deri dje e dije pishinë për të mësuar notin

Redaksia Online March 5, 2013 11:02

Berisha: Deti, sektor i harruar. Rama: Deri dje e dije pishinë për të mësuar notin

Gjatë konferencës me temë “Industria e detit e perspektivat e saj”, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka për të gjallëruar peshkimin, një sektor i harruar, siç e cilësoi ai. “Shqipëria një vend i vogël me potencial të madh ujor. Me detet, liqenet e lagunat e saj ka faunën ndër më të pasurat që mund të ekzistojë. Në ujërat tona rriten speciet më cilësore, më të mira, më të rralla të Europës dhe më gjerë. Adriatiku dhe Joni janë të famshëm për peshqit. Ujërat e ëmbla kanë koranin mbretin e salmonideve, trofta. Është në detyrimin e qeverive të vendeve të bëjnë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike të këtij sektori. Shqipëria ka potencial edhe për 10 herë më shumë, por kjo kërkon politika intensive, kërkon qëndrime tërësisht të reja ndaj këtij sektori të skajuar që të kthehet në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Ky sektor sot është gjysmë i harruar. Në traditën tonë, në tryezën tonë peshku është një rishtar, kjo traditë nuk ka ekzistuar. Imagjinoni ju kryetarë bashkish që luftojnë kundër ngritjes së porteve, nga ana tjetër peshkatarët janë heronj të vërtetë bëjnë jetë të vështirë, mbajnë familjet e tyre dhe rrezikojnë jetën”, tha Berisha.

Ai u shpreh se tha se ky sektor ka nevojë përnjë program kombëtar, për të cilin do të punojë qeveria e tij. “Kjo është një industri që punon e lëndë të parë të importuar, ky është realiteti, kërkon politikë dhe ndërhyrje të fuqishme transformuese, njëlloj si morëm programet e mëdha të zhvillimit, do ndërmarrim program kombëtar për peshkun e peshkimit. Program Kombëtar që të përdorë të gjitha metodat, për ta spostuar këtë industri në nivele shumë të larta se sot. Flotilja e peshkimit ka sot mjete që ju ka kaluar koha me dekada. Potencialet për ferma peshku janë shumë më të mëdha, ka mbi 600 rezervuare e qindra liqene ku me pikatore bëhet peshkëzimi i tyre, ose s’bëhet fare”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, kreu i Partisë Socialiste ka reaguar në Tuiter. Rama u shpreh në postimet e tij se programi që pretendon Berisha nuk është gjë tjetër veçse ai që PS ka bërë të ditur me kohë.

“Ne jemi e para forcë politike në këto 22 vjet që ka një program për detin si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria vetëm po kopjon duke ikur.

Deri dje detin e dinte veç pishinë për të mësuar not, pas Konferencës sonë të Programit ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik:-)

PS e para forcë politike në vite që ka një program për detin si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria veç noton në programin tonë duke ikur…”, shkruan Rama.

 

Redaksia Online March 5, 2013 11:02
Komento

4 Komente

  1. lini March 5, 11:33

    Po more sali po deti sektor i harruar,po te te vij turp se ke 8 vjet ne qeverisje te dalesh te thuash qe eshte harruar deti?! Deti qe sharron kurr te thyesh rekorde cdo vit.

    Reply to this comment
  2. aqifi March 5, 11:35

    eu kur kenka kaq i randsishem ky uji i madh apo deti si i thone,pse ja fale Gerrqise 500 km katror,apo per sevap.

    Reply to this comment
  3. Gingi March 5, 11:45

    “Në traditën tonë, në tryezën tonë peshku është një rishtar, kjo traditë nuk ka ekzistuar.”

    Per cilen tradite e ka fjalen? Liria nuk e njihte peshkun ?
    Po s’paska dit not me gjithmen ky …peshku. 🙂
    Zoti na rujt prej pasankut t’ri e kur**s n’ pleqni…

    Reply to this comment
  4. Vezhguesi March 5, 12:09

    I dashur Aqif, nuk ja fali sepse do ishte gjysma e te keqes, por ja shiti.
    I zene peng nga greket per shkakt te implikimit te djalit te tij ne bashkepunimin me minoritar Delijorgji ne Gerdec, ku humben jeten 26 njerez e bene dem sa nje termet 7 balle, ra dakort ta shese detin ne kembim te heshtjes se tyre per pinjollin e tij gjysmak.
    Namik Fadile Hoti do nje permendore ne Tirane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*