Berisha duhet ta humbë të drejtën e të ofruarit të një mikrofoni

Ermir Hoxha January 29, 2015 17:10

Berisha duhet ta humbë të drejtën e të ofruarit të një mikrofoni

Për të disatën herë, që kur u largua nga pushteti më 23 qershor (më mirë duhet thënë humbi zgjedhjet, se, me ç`vërehet, pushtet vijon të ketë jo pak), Berisha u ftua të flasë sërish në një studio televizive, veç facebook-ut.

Por ka një pyetje për çdo ‘pyetës’ që e fton për t`i bërë pyetje Berishës: Pse?! Për çfarë? Cili është qëllimi? Duhet të ekzistojë një pakt gazetaresk, jo domosdoshmërisht i diskutuar nga afër e i firmosur, por lehtësisht i pranuar në terma logjike profesionale, nëse ekziston një fill moral: që Berisha duhet ta humbë për shumë kohë të drejtën e të ofruarit të një mikrofoni.

Të paktën për një 10-vjeçar.

Siç e ka përfunduar kontratën qeverisëse me shqiptarët, e përfunduar duhet të konsiderohet dhe kontrata komunikuese, të paktën nga “dritare” mediatike, aq më tepër kur është dramatikisht i lexueshëm. Nuk teprohet po të merret në konsideratë dhe mosha. Në këtë pikë, as si Namik Hoti (tashmë i ndjerë), nuk vlen.

E nëse për një çast e konsiderojmë si rubrikë mediatike, edhe horoskopi – një budallallëk me brirë, si të ish pjellë telenovelash meksikane – ka më tepër të interesuar se sa “prognozat” e Berishës. Këtyre duhet t`u shtohen dhe ‘t`fortat’ e Ramës prej gojëtari. Edhe këtij të fundit, pozita që ka për ta qeverisur këtë vend, jo me llafe por me punë – siç e ka dhe me fort dëshirë ta potencojë këtë në ligjërimet e tij moralizuese – i hiqet e drejta për t`iu ofruar publikut me produkte orale, më tepër sa sa ato që vijnë nga llërëpërveshje pa shumë fjalë.

Edhe njëherë, nëse është fjala për t`i ofruar Berishës një mikrofon, duhet pyetur: Pse?! Ka kjo, po aq vlerë sa “pseja” se përse duhet lexuar horoskopi. Po u gjend ndonjë “sepse”, do ishim shumë kuriozë ta dëgjonim…

Ermir Hoxha January 29, 2015 17:10
Komento

14 Komente

  1. TJ January 29, 17:39

    Ja pse u vra Santo! News 24 u vu plotesisht ne sherbim te Berishes! Gazetare medioker drejtojne emisione dhe jane te pafuqishem per te thene ate qe mendojne,nuk jane ne gjendje te drejtojne emisionin,lejojne qe te fliten gjera te denueshme !Ky lloj mediokriteti eshte i kombinuar me nje grup madiash te blera apo te krijuara nga Berisha,nje grup analistesh qe kane shitur nderin per ti sherbyer Sales!

    Reply to this comment
  2. info analitike January 29, 18:19

    Berisha dhe Rama jane dy faqe te se njejtes medalje, dy psikopate te etur per pushtet.

    Reply to this comment
  3. Fadili,Malesi e Madhe January 29, 18:39

    Sepse jemi njerez dhe krahas punes,kemi nevoje edhe per t’u defryer ngapak. Portokallise sikur i ka “shterruar” humori. Mjafton te degjoje versionin per vrasjen e katerfishte ne Tirane (gjithmone sipas Berishes) dhe menjehere arrin ne konkluzionin se tashme nuk ka mjek apo ilaç qe i ben “derman”…

    Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi January 29, 19:51

    Intervistat televizive dhe gazetareske,duhet te pushojne se intervistuari Sali Berishen ne se desherojne te ndiqen dhe lexohen nga publiku.
    Si mund te besohet dhe si mund te pranohet nje panel i atij televizioni,i cili mbetet si guak,kur ne vend te mberthejne Berishen,qe “akuzon” dike, i cili perdorka fjale fyese dhe nuk i kundervihet me materjalin filmik,te cilin e ka ne arkive,per fjalorin banal te perdorur publikisht ne sallen e parlamentit,prej Berishes,kunder Balles,duke i akuzuar motren per prostitucion neper motele?
    Kaq mjafton per te kycur keto rubrika e TV,dhe per te fshire bythen me gazetat qe botojne intervistat me te.

    Reply to this comment
  5. arta January 29, 21:40

    Berisha e ka humbur pushtetin me 23 qershor 2013, dmth gati 1 vit e gjysëm përpara, por ngaqë ndiqet nga TV-të mediokre duket sikur është në pushtet akoma, pasi s’ka ditë që të mos pyetet nga gazetarucët, të cilët i japin një vënd qëndror në lajme. Kanë mbetur pa e pyetur nëse i kreu nevojat e tij personale para se të dilte në TV.
    Në Suedi, janë zhvilluar zgjedhjet në shtator 2014, dhe ish kryeministri dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, uroi tjetrin që fitoi, u vlerësua nga parlamenti i ri për punën e bërë, bile me dhurata nga drejtuesit e partive parlamentare, dhurata domethënëse, jo në para por të thjeshta për tu kujtuar si Kryeminister…dhe nuk e kemi parë më që atëherë. Debatet që bëhen cdo të martë në parlament bëhen me kulturë, ndonëse provokohen nga parite e djathtë. Berisha-ekzemplar që vetëm vrer vjell dhe ta ndot TV.

    Reply to this comment
  6. dealfa January 30, 00:10

    Z. Ermir keni bere nje propozim gjenial ! Berishovicit i duhet ndaluar perfundimisht mikro-
    foni ! ”Fekalet ” qe nxjerr Ai nga goja e tij qelbin gjithe atmosferen shqiptare e pse jo gjithe
    Ballkanin dhe Europen e me gjere pertej kontinentit me lidhjet e tij mafioze qe i ka paguar
    me parate e taksapaguesve shqiptare per te hyjnizuar figuren e tij . Bota dollare don per
    ta paraqitur dushmanin antishqiptar si ”engjell”…..!!!!

    Reply to this comment
    • andromeda January 30, 09:11

      Vetëm protesta popullore antiberishë, mund ta bëjë këte punë, përderisa kryetari i kuvendit ka shumë dobësi për Berishën dhe oratorinë e tij të fëlliqur. Besoj se kësaj rradhe Meta do ketë zënë mend me që Berisha i përmendi dhe punën e bllokut.

      Reply to this comment
  7. titi January 30, 09:32

    kete monster komuniste ,jo vetem mikrofoni duhet ndaluar,por edhe qendrimi jashte burgut duhet ndaluar.Por kush ta beje?ketu nuk ka as hetuesi ,as prokurori e as drejtesi,megjithato qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli,megjithe ato akuza ,kercenime dhe shpifje qe bene ky neper tv,gazeta dhe kudo,cdo prokurori duhet ta kishte thirrur qe te jepte shpjegime.
    por ky monster po behet i rrezikshem nga dita ne dite sepse ka dhe monstra trushplare qe e perkrahin dhe jane gati si hijenat te shqyejne trushplaret e pales tjeter.
    ky vend dhe ky popull keshtu do vazhdoj sa te kete keto monstra komuniste neper kembe,qe kane 25 vjet vetm genjejne dhe mashtrojne dhe pasurohen ne menyre te paligjeshme…………nuk ja vlen te zgjatesh dhe te humbasesh kohe,ky popull e meriton cdo qeverisje qe ka ikur dhe do vije.te gjithe bertasin hajduti,hajduti dhe asnje nuk futet brenda pervec fukarenjve qe vjedhin per mbijetese,kurse hajdutet e medhenj vetem shtojne vilat dhe milionat dhe asnje nuk i kerkon llogari se nga vjen kjo pasuri……..varja.

    Reply to this comment
  8. Gimi January 30, 09:42

    Berishes i duhet hequr mikrofoni, por Rama monolog do beje pastaj? Se Berish leshi eshte per Ram menderen, si kapaku per tenxheren. Kur njeri rri pa goje, tjetri me dengla do ta plotesoje.

    Reply to this comment
  9. korabi January 30, 11:00

    Jo,problemi nuk qendron se duhet ti hiqet mikrofoni Sali Berishes,por eshte turpi i atij kallep gazetari,moderatori qe e intervistojne ate.Ata jane mjerane.Pyetjet aty i ben Berisha dhe u pergjigjet po vete.Nese ata do te kishin minimalen e egos profesionale,do e detyronin Sale Vuçidolin te “shkallonte”

    Reply to this comment
  10. SuloKapedani January 30, 18:36

    Eshtè shumè e vèrtetè qè atij njeriu nuk i duhet afruar mikrofoni por kjo do tè ndodhte n.q.s. do tè kishte gazetarè profesionist dhe tè pèrgjegjshèm.Gazeterèt nuk duhet tè udhèhiqen nga disa proçedura qè kanè zyrtarèt e huaj me ish president apo ish kryeministra sepse ata kane protokllet zyrtare dhe tani nuk do kishte nevojè tè konsultohet me njè ish sali.Gazetarèt nè takimin qè bèjnè me salèn e nxierrin veten e tyre shumè tè paaftè.Pyetjet qè bènè gazetari saliu nuk i pèrgjigjet por flet pèr tè tjera muhabete kafeneje dhe sajon skena krimi sikur i ka bèrè vetè ose dhe i ka parè vetè.Kjo eshtè idiotèsia mè e madhe qè gazetari vazhdon emisionin dhe nè kèto raste bèhet i padèshirueshèm nga teleshikuesit.Tè nderuar gazetar, mos njollosni profesionin.

    Reply to this comment
  11. besa January 30, 21:36

    Jam plotesisht dakort me autorin e shkrimit per se qe kjo interviste boshe e pa kuptim.qekur filloi intervista po bisedonim ne shoqeri kujt I sherbente kjo,mendoj se ka qene e financuar,pasi ky television po mer rrukullimen e po shpenzon leket per gjera pa vlere.Kjo eshte ne dukje me ikjen e Santos,news 24 ka humbur profesionalizmin,mendoni administrator I.Hysenbelliu bashke me sozine e tij(vellane) qe nuk kane fare lidhje me televizionin.Dy gazetaret rrinin para tij si borxhlinj e degjonin brockullat,intrigat e cfare I thoshte b….Po kur thoshte qe une e dua medjan,se I kish paguar te zinjte e news 24.Kujtoni cfare I beri Topit I dha gjob 400000euro,mjere te dy palet qe bene thashetheme.

    Reply to this comment
  12. Lleshi January 30, 21:43

    Cfare flisni more ? Si mor i do hequr mikrofoni Salehut ?
    Jo vetem qe nuk i do hequr , por i duhet zhytur thelle ne gryke …!

    Reply to this comment
  13. DODONI January 30, 23:21

    Sa-lehun me mire ta denosh duke i hequr ushqimin se sa ti heqesh mundesine e te qenit karaduz tropoje.Nese e doni te vdekur ate hiqjani mundesine e te shpehurit ne media.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*