Berisha e Gashi spektakël në ndeshjen e kontrollit

May 27, 2016 22:11

Berisha e Gashi spektakël në ndeshjen e kontrollit

Pas seancës stërvitore që zgjati 70 minuta, stafi teknik organizoi një ndeshje kontrolli në minutat e fundit të përgatitjeve. Për herë të parë prej grumbullimit, loja është zhvilluar 11 kundër 11. Në ekipin e parë, në portë qëndronte Berisha, mbrojtja përbëhej nga Hysaj, Ajeti, Mavraj e Aliji. Roshi, Lila, Basha e Lenjani luanin në mesfushë, ndërsa Gashi dhe Cikalleshi përbënin dyshen e sulmit. Në anën tjetër, përpara portierit Shehi u rreshtuan Agolli, Gjimshiti, Cana e Rrahmani në mbrojtje. Mesfusha përbëhej nga Rashica, Abrashi, Xhaka e Shala, ndërsa në sulm luanin Sadiku e Balaj. Duke vlerësuar intensitetin e stërvitjeve të ditëve të para të grumbullimit dhe lodhjen e fundsezonit që ndihet në këmbët e lojtarëve, stafi teknik vendosi të ulë disi ngarkesën.

Gjatë ndeshjes së kontrollit, De Biasi qëndroi në mesin e fushës, në rolin e mbikqyrësit. Memushaj dhe Hoxha qëndruan pushim pushim, ndërsa aktivizimi i Amir Abrashit konfirmoi deklaratën e stafit mjekësor të Kombëtares, që pas kontrolleve njoftoi se mesfushori i Freiburg po kalon problemet në gju dhe në shpatull, me të cilat u paraqit në grumbullim. Një duel mjaft interesat i ndeshjes ishte ai ndërmjet dy talentëve kuqezi, mesfushorit Milot Rashica dhe mbrojtësit Elseid Hysaj. Momentet e bukura nuk munguan, me protagonist portierin Etrit Berisha që realizoi dy pritje të shkëlqyera, duke i mohuar golin Sadikut dhe Shalës.

Në anën tjetër, Shkëlzen Gashi shfaqi të gjithë klasin përpara portës. Një gol i bukur, në një ndeshje ku rezultati ishte detaji që kishte më pak rëndësi. Kjo për faktin se vëmendja u përqendra te taktika dhe lëvizjet në fushë, me Tramezzanin që vazhdoi konsultimet me dy sulmuesit Gashi dhe Cikalleshi. Konsultat e numrit 2 të stolit kuqezi vazhduan edhe me Lorik Canën, që nuk është thjesht një lider, por edhe ura lidhëse e stafit teknik me skuadrën. vazhdimisht gjatë stërvitjes taktike dhe ndeshjes miqësore, kapiteni i kërkoi shokëve të repartit difensiv të evitohen gabimet elementare, si ato që e ndëshkuan Kombëtaren në miqësoren e Marsit ndaj Austrisë.

Kjo ishte arsyeja përse përgatitjet taktike nisën nga situatat më të thjeshta, për të vazhduar me episode komplekse të lojës. Gabimet, edhe ato më elementaret në Euro 2016 mund të rezultojnë fatale. Në rastin e Shqipërisë, janë të palejueshme.

May 27, 2016 22:11
Komento

1 Koment

  1. historia kuq ezi May 27, 22:32

    mbetet ender dhe realitet
    se ju jeni fisniket e shqiperise..
    sot halle shume, ku ka shume probleme e halle,
    ne drejtesi
    ne prona
    ne adminstrate te korruptuar
    ne qarkullim rrugor me ndotje akustike e karburante e aksidente te mosrespektimit te kodit rrugor, te perdorimit te prijes te drejtuesve, e deri te zhurma e politikes se percare e vjedhacake..
    presim me padurime per te pare france 2016, ku ju jeni atje si i vetmi gezim,per gjithe shqiptaret ku ndodhen.
    urime, per me tej, jepuni njerezve lumturi,ata presin e do ju ndjekin sipas mundesise edhe ne stadium

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*