Një bisedë serioze në 1 Prill

Intervistoi Xhevdet Shehu April 1, 2014 13:56

Një bisedë serioze në 1 Prill

Është mbase dita më e përshtatshme për të bërë një bisedë me një artist të shquar të humorit në ditën ndërkombëtare të gënjeshtrave. Megjithatë, Artisti i Popullit, Luftar Paja flet shumë seriozisht gjatë kësaj bisede për gazetën ‘DITA’ dhe ku preken një sërë temash të rëndësishme politike: që nga marrëveshja Rama-Meta një vit më parë, mundja e Sali Berishës më 23 qershor dhe sjellja e tij në Kuvend, arritjet dhe dobësitë e gjashtë muajve të parë të qeverisjes së majtë dhe deri tek një përgjigje për Fatos Lubonjën.

Luftar, sot është data 1 Prill, është Dita e Gënjeshtrave. Rastisi që ta bëj këtë intervistë me ty këtë ditë. Por do të bëjmë një intervistë serioze, apo jo?

Po unë gjithnjë seriozisht kam folur. Edhe kur kam bërë humor, kam qenë serioz. Kush më ka kuptuar, bravo i qoftë, ka treguar se është i mençur. Kush nuk më ka kuptuar, ka treguar se është budalla. Budallenjtë nuk më interesojnë sepse nuk e kuptojnë humorin. Prandaj le të vazhdojmë.

 

Pikërisht më 1 prill të vitit të kaluar u bë një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, e cila solli një fitore të madhe në 23 qershor duke i dhënë fund një sundimi 8-vjeçar të Berishës. Si ju duket kjo marrëveshje mes Ramës dhe Metës një vit më pas?

Pavarësisht se është bërë në 1 prill, kjo marrëveshje mes Ramës dhe Metës është një nga marrëveshjet politike më të natyrshme dhe më serioze që është bërë gjatë më shumë se dy dekadave të fundit. Ajo marrëveshje duhej të ishte bërë kohë më parë. Punët do kishin rrjedhur shumë më ndryshe në këtë vend nëse të majtët do të ishin marrë vesh më mirë me njëri-tjetrin. Mirëpo, më mirë vonë se kurrë thotë populli. Unë mendoj se kjo marrëveshje ka funksionuar për mrekulli dhe uroj që kështu të vazhdoj edhe për mandate të tjera. Pse e them këtë? Ju thatë se kjo marrëveshje i dha fund sundimit 8-vjeçar të Berishës. E kini gabim. Berisha u rrëzua me votën e një milion shqiptarëve, por ai nuk ka ikur. Në këtë pikë unë bashkohem me mikun tim, shkrimtarin dhe publicistin Ymer Minxhozi, i cili shkruante me të drejtë në gazetën tuaj para dy ditësh se në këtë vend vazhdon të qeverisë pakica. Berisha ka sunduar edhe më përpara dhe vazhdon të bëjë ligjin edhe sot e kësaj dite. Kjo është e papranueshme nga çdo anë që ta marrësh. Mashtrohen të gjithë ata që besojnë se Saliu na ka lënë shëndenë.

 

Si e thoni këtë Luftar? Berisha ka ikur si Kryeministër pas humbjes në 23 qershor, pastaj iku dhe si kryetar i PD-së. Ai është thjesht një deputet në Kuvend, asgjë më shumë. Apo jo?

Jo more jo. Saliu nuk ka ikur, ai bën ligjin jo vetëm në PD që e ka bërë zap nga të gjitha anët, por edhe në parlament. E kini dëgjuar si ulëret në parlament çdo të enjte…

 

Para parlamentit ai flet në Facebook çdo ditë.

O po atë punën e Facebookut lëre se ta kam thënë edhe njëherë më duket, nuk ma ndjen fare. Unë s’kam Facebook dhe nuk e lexoj. Çfarë t’i bëj kur më del në Parlament. Unë hap televizorin, kur fap më del Saliu që ligjëron më shumë se të gjithë deputetet e tjerë të marrë së bashku. Flet si t’i vijë për mbarë dhe sa të dojë. Askush nuk guxon t’i thotë: Qepe, o njeri, se na nxive jetën! Dhe, po të them një gjë që nuk e kam thënë asnjëherë: Në qoftë se para 23 qershorit Sali Berisha kishte raste që fliste edhe nga mesi e lart, pas 23 qershorit flet vetëm nga mesi e poshtë. Mjerë ky popull kush e ka udhëhequr dhe që rri dhe e dëgjon. Unë për vete edhe televizorit ia kam gjetur mananë. E fik. Po ja, nuk më lënë rehat shokët, nuk më lë rehat ti që vjen e më pyet për Saliun.

 

Në kohën e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ti Luftar, i bëre një thirrje publike Berishës të dilte në pension, madje e ftoje që shëtisnit bashkë dhe të merreshit me nipërit e mbesat. A i qëndroni tani asaj thirrje?

Kur ia bëra ftesën herën e parë, nuk më dëgjoi. Në fakt, unë u nxitova dhe bëra një sakrificë të madhe. Pse do thuash ti? Po ja, thashë me vete, sikur të bëjë vaki e të më dëgjojë, domethënë të vijë e të rrijë me mua, kush rri gjithë ditën me të? Po për të mirën e të tjerëve do ta bëja. Do torturohesha unë, do çmendesha, por do shpëtonit ju të tjerët. Mirëpo ai nuk më dëgjoi. Fati im. Vuani ju tashti, duke e dëgjuar gjithë ditën. Unë nuk kam ndonjë muhabet me Saliun, kemi qenë gjithnjë në kampe të kundërta pas 90-s, por pas 23 qershorit mua më ka rënë inati dhe të them të drejtën edhe mund të rri me Saliun e të qajmë hallet. O sa shumë kemi për të llafosur… Prandaj ja përsëris thirrjen: Hajde Sali e rri me mua, të dy komunistë safi kemi qenë, na janë bërë duart flakë duke duartrokitur për Partinë dhe Enverin. Lëre rehat parlamentin, lëre qeverinë të punojë, lëre popullin në hallet e tij.

 

Gjatë këtyre më shumë se 6 muaj qeverisje të Ramës, Berisha është kritiku më i ashpër dhe flet për një qeverisje të dështuar, të korruptuar, kriminale etj?

– Pse vërtet i besoni ato që thotë Saliu? Po ai gjithnjë ka folur veresie. E mbani mend se pa marrë akoma Rama detyrën si Kryeministër, ai e quajti kabinetin e tij si më të korruptuarin që kishte njohur ky vend. Por unë e justifikoj dhe ia qaj hallin. Ai akoma nuk e ka marrë veten nga humbja e 23 qershorit. Unë për vete nuk e dëgjoj fare dhe nuk i kam besuar asnjëherë edhe kur ishte kryeministër, e jo më ta besoj tani që ka vajtur për lesh, siç thotë Jozefina. Ashtu do bëjë ai, po besoj se tani nuk e dëgjojnë as të vetët. Ai është për t’i qarë hallin.

 

Sidoqoftë, ditët e fundit, ndërsa INUK prishi një ndërtim pa leje në autostradën Levan-Tepelenë, Berisha u ngrit në mbrojtje të mallakastriotëve, domethënë u qau hallin dhe…

E di ku do më dalësh. Shiko, mallakastriotët nuk kanë nevojë t’i mbrojë Saliu. Unë nuk e di atë punën e atij ndërtimit që u prish, ky është një hall i atij personit që kish bërë atë ndërtim dhe qeverisë, por Sali Berisha nuk mund të dalë në mbrojtje të mallakastriotëve. Pse ka Kastriot Islamin në krah, nuk do të thotë se ka edhe Mallakastrën. Kastrioti nuk përfaqëson Mallakastrën. Sa ishte deputet i PS-së atje nuk bëri asnjë gjë për ata njerëz. Tani Kaçi na është bërë demokrat. Punë e tij. Gjetkë e kishim fjalën. Para se të flasë për prishjen e ndërtimeve pa leje tani, Berisha le të tregojë se ç’i punoi Mallakastrës, Vlorës dhe gjithë jugut në vitin e zi 1997. Mund ta ketë harruar Berisha dhe PD-ja, por nuk e ka harruar populli që nuk i janë tharë akoma lotët nga gjëma e atij viti. Mjaft më me Saliun. Pyet për ndonjë gjë tjetër.

 

Mirë. Le të kthehemi tani tek qeverisja e Ramës. Për çfarë do ta lëvdonte dhe do ta kritikonte Luftar Paja këtë qeveri?

E para e punës, Rama ka një koncept krejt tjetër nga ai i mëparshmi për qeverisjen. Disa punë të mira kanë filluar të duken, por është shpejt për të folur. E shikoj se i ka marrë punët me avash, sidomos kur sheh se përballë ka një opozitë të vobektë, një opozitë të dobët, ka një Berishë që nuk di se ç’flet. Mirëpo unë mendoj se të mbash Berishën si të vetmin argument për të qeverisur është jo vetëm e pamjaftueshme, por është dhe e gabuar. Njerëzit duan të shikojnë gjëra konkrete, ndryshime pozitive që të binden…

 

 

Për shembull, mund të flasim më konkretisht?

Po. Unë do të marrë vetëm çështjen e punësimit. Mendoj se kjo është një nga sfidat më të mëdha të Ramës. Kjo qeveri premtoi 300 mijë vende pune. Ku janë? Unë nuk them se ato do të bëhen për gjashtë muaj. Duhet kohë për këtë. Mirëpo të vazhdosh të mbash militantët e thekur të PD-së në administratë dhe të tulatesh kur Berisha bërtet për largimet nga puna të këtyre zyrtarëve të qeverisjes së kaluar, kjo është e pafalshme. Unë takoj shumë militantë të PS-së, burra, gra, të rinj e të reja, që në të vërtetë janë njerëz të aftë dhe me kapacitete për të punuar dhe drejtuar, që enden rrugëve të papunë. LSI-ja ka punuar më mirë në këtë drejtim, mirëpo PS-ja ka defekte. Kur do të ndreqet kjo? Ja dhe për tre muaj vjen 23 qershori, mbushet viti nga zgjedhjet. Çfarë do t’u thuash këtyre njerëzve? Kjo është një pikë e dobët e kësaj qeverisjeje dhe unë për këtë e kritikoj qeverinë. Pra, duhet të jetë më e vendosur në ndryshimet, më e guximshme, të ketë më shumë vizion dhe të afrojë në drejtimin e punëve njerëzit më të zotë.

 

Kjo lidhet dhe me konceptin që duhet të kemi për punën, apo jo?

Padyshim. Do të tregoj një histori personale me këtë rast. Kur mbusha 60 vjeç më bënë qytetar nderi të Fierit. Është pa diskutim qyteti që dua më shumë, për faktin se aty kam jetuar dhe punuar për shumë e shumë vite dhe kam miq të panumërt. Atje u bëra artist. Në atë ceremoninë që u mbajt në sallën e teatrit ‘Bylis’, ku unë kisha dhënë kushedi sa shfaqje, më nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani. Madje ai ma dorëzoi titullin. Unë me atë rast kisha thirrur të ishin të pranishëm edhe nënën dhe vëllezërit nga Gorishova. Kur më dorëzoi titullin Presidenti Meidani, vajti dhe uroi edhe nënën time.

– Pse më uron, mor bir?, i tha ajo.

– Për Luftarin, i dhamë një dekoratë se ka punuar mirë, i tha Meidani.

– Eh, u hodh nëna. Ku ka punuar ndonjëherë Luftari, rrënga-dënga tërë jetën, me shakara e ka shtyrë. Më mirë t’ua kishe dhënë dekoratën atyre dy djemve të tjerë, Gavroshit e Luanit, që u ka rënë bretku atje në fshat duke punuar me kazmë…

Qeshëm të gjithë. Mirëpo më pas kam menduar se nëna kishte të drejtë. Duhet nderuar dhe respektuar puna dhe kontributi i gjithsecilit. Kështu është dhe kjo puna e militantëve. Nuk do të dalin në krye të gjithë, se pastaj do dilnim tek ajo shprehja e popullit: Unë zot, ti zot, po dhëntë kush i kullot? Pra vlerësoi njerëzit sipas aftësive dhe jepu atë që u takon. Ti që ishe më i zoti u bëre deputet, ministër apo drejtor. Të tjerët le të vlerësohen sipas meritave dhe aftësive. Po e le tjetrin pa punë, i ke bërë ndëshkimin më të madh.

 

Luftar, tani do të pyes edhe për diçka tjetër. Në shkurt u nda nga jeta Vaçe Zela. Iu bënë nderimet si për një artiste të madhe. Mirëpo, pati dhe nga ata, si fjala vjen Fatos Lubonja, që thanë se u teprua shumë me nderimet për Vaçen, e quajti debilizëm masiv dhimbjen që u shpreh me atë rast. Ju si mendoni?

Po pse ore, Fatosin do pyesim ne kë duam, kë nderojmë? Ai bëri një gomarllëk me atë që shkroi dhe e ka marrë përgjigjen. Ia dhatë ju në gazetë, ia kanë dhënë edhe të tjerët. Pandehu se na fyeu ne, por fyeu veten e tij. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe iu bënë të gjitha nderimet ashtu siç duhej. Siç iu bënë edhe Kadri Roshit, Laver Bariut, apo edhe artistëve të tjerë të mëdhenj që janë ndarë nga jeta. Populli e di vetë se për kë i vjen keq, kë nderon dhe kë duartroket. Nuk ka nevojë ta mësojë Lubonja. Megjithatë, unë jam zemërgjerë nga natyra dhe them se ajo ishte një lajthitje e Fatos Lubonjës, por me sa di ai e ka bindje dhe vërteton se është i lajthitur. Mirëpo kusuret e burgut të tij, nuk kemi pse t’i heqim ne të tjerët. Prandaj nuk ka pse të merremi me Fatosin se duket sikur e vlerësojmë duke u marrë me të.

 

Jemi në vitin e 70-vjetorit të çlirimit. Ju, Luftar, në estradën e Fierit njiheni si një nga aktorët e humorit që kini luajtur shumë role ku vihen në lojë ballistët. A do t’i luanit sërish ato role apo…?

Mos vazhdo më tutje. E di ku e ke llafin. Ti do që unë tani të kthehem e të mburr ballistët e të vë në lojë partizanët. Jo nuk e bëj dot. Ato role kanë ngjitur aq shumë në popull sepse ishin shumë pranë të vërtetës, ishin fakte të marrë nga ajo që kishte ndodhur realisht në atë luftë. Prandaj unë nuk kam fuqi ta ndryshoj të vërtetën historike. Nuk e ndryshojnë as ata që përpiqen prej njëzet vjetësh ta bëjnë të zezën të bardhë. Mundohen kot të shkretët. Lavdinë e asaj luftë antifashiste nacionalçlirimtare nuk e shuajnë dot disa kalemxhinj të porositur e të paguar. Nuk kanë kuptuar asgjë nga kjo botë. Ja më kujtohet ai skeçi ku unë luaj rolin e një gabeli frikacak që i binte defit në një grup të lidhur me lëvizjen dhe mua më futën një kobure në trastë kur na erdhën gjermanët. Mua më vajti gjaku në fund të këmbëve, mirëpo ua hodhëm gjermanëve. Në një moment unë i them gjermanit: Kupton? Jo, tha ai gjermanisht. Shuqur, i thashë unë dhe fillova t’i bija defit… Si mund ta ndryshoj unë atë rol? Do bëhesha gazi i botës, si puna e atyre që duan të fallsifikojnë historinë.

Intervistoi Xhevdet Shehu April 1, 2014 13:56
Komento

27 Komente

  1. N.VJOSA August 2, 13:53

    Humoristet, duhet ta “falenderojne” Berish se e kane miniere floriri per Humor!…
    Nuk kam njohur ne jeten time nje Mashtrus te ketyre permasave!
    Genjeshtar mitoman, qe Genjeshtren dhe Mashtrimin i ka armet e tij te preferuara!
    I ka ne gen!
    Te besh politik duke mashtruar, eshte nje nazizem i paster!
    Por Kryegenjeshtari yne ka dhe nje kusur tjeter….qe ti bej ball demaskimit te Opinionit Publik dhe te Medies,
    ai akuzon te tjeret , kundershtaret e tij, per semundjen qe ka vet!
    Eshte nje ekzemplar i rralle!…
    Por rrezikshmeria e tij qendron pikerisht se ka rreth vehtes nje Bande, qe i besojne rrenave te tij!…
    Mjere Opozita shqiptare, e cila, e manipuluar nga nje Klloun, vetem rolin e Opozites nuk loz!…
    Defakto jeta politike ne Shqiperi eshte pa nje Opozite konstruktive!…
    Te shohim kush do ta marre rolin e nje Opozite te Vertete!…
    Por sot ne Nje Prill, Kryemashtrusi eshte ne diten e tij te rrenave!
    Te mos ja hame hakun!…

    Reply to this comment
    • DREAM April 1, 14:02

      Sot kopertina duhet te ishte e perbashket ,aaaaaaa DITA ,kjo nuk u falet
      Gjysmen e saj duhet ta kishin dhe ngjalat …..sigurisht nuk duhet te mungonin as
      Kokepalaret …..
      sot eshte me shume festa e tyre …hane gjithmone ngjalat e e partise

      Nje popull qe mban ne krye ,vrasesit ,hajdutet ,maskarenjte ,mashtruesit
      nuk eshte viktime ,por eshte
      BASHKEPUNETOR !

      Reply to this comment
      • pelivan April 1, 17:41

        “…Hane shan,hane bagdat!…”

        Reply to this comment
        • DREAM April 1, 18:56

          Ke te drejte gjagji Pelivan ,
          sot komentova vetem kopertinen .
          Luftar Paja ,lexohet nga pensionist koperativist si ty
          dhe shoku Neti …une jam brez i ri dhe ateher nuk me lenin ta shikoja ….na shpelante trurin me “armikun e kllases” qe sabotonte …misrin e ju heronjve te punes socialiste .

          Jam kurioze te di ,heren tjeter kur ta intervistoni
          pyeteni shokun Luftar
          Me foton e Mehmut Shehut fle gjume ?!

          Reply to this comment
  2. Rilindja August 2, 14:08

    Mos vdeksh kurre i madhi Luftar.

    Reply to this comment
  3. otto August 2, 14:15

    Te kesh jete te gjate Luftar Paja qe te shikosh Demokracin e vertete ne veprim Shpresojme

    Reply to this comment
  4. Gledi August 2, 14:47

    Si gjithmone batuta te goditura nga Luftar Pajes ( imagjinoni Saliun duke kenduar labce)!!!

    Reply to this comment
  5. edi August 2, 14:48

    Per kete punen e administrates ka shume te drejte.
    Une nuk e di si i ka bere zoti Rama llogarite, por me duket se i ka bere pa hanxhine

    Reply to this comment
  6. L.Shmilli-Itali August 2, 15:35

    Fotua qe kemi dale bashkë ne Kongresin e pare të PSSH,ka vend te rendesishem ne gjithe fotot e mia qe kam bere neper bote!Je i jashtzakonshem,gaz e humor që here te ngroh dhe here te godit!…Thjeshtesia njerzore qe te karakterizon tipar i spikatur i dinjitetit tend!Me vjen keq qe s’te kam takuar më që ateherë!Por fotua në shtëpinë time tregon se je mik i madh edhe i imi! Interviste brilante,me thjeshtesi dhe humor përzjerë që te ben te qeshesh,te mendohesh dhe te shpresosh se vendi yne i mjere,aty,do të behet!Pershendetje dhe pushime te kendshme!Do të te gjej,edhe ne kuintat e skenave te futesh,te te kthej edhe kafen qe me ke dhëne!…

    Reply to this comment
  7. FOTO SOKO August 2, 16:43

    E shkelqyer, brilante! Per mua, nje nder intervistat me te bukura, me te goditura, me objektivet dhe me relaksueset qe kam lexuar dhe degjuar ne median e shkruar dhe vizive shqiptare, gjate ketyre 23 vjeteve qe pas viteve ’90-te. Konsiderat dhe respekt per gazeten “DITA”, drejtuesin e saj, zotin Thano dhe gazetarin e talentuar z. Xhevdet Shehu. Humori dhe serioziteti i artistit te Popullit, Luftar Paja, jane nje lloj skaneri popullor qe i behet politikes se mbrapsht, korruptive, kriminale de deri antikombetare te Sali Berishes dhe ndjekesve te tij. Uroj qe shkrime te tilla me personalitete qe kane bere histori ne kete vend dhe jo me kllouner qe kerkojne te hiqen per personalitete, te pasojne kete interviste te shkelqyer. Faleminderit per kenaqesine!

    Reply to this comment
  8. Dike Mullai thote- August 2, 17:25

    Do te ishte MIRE, qe kjo Interviste me Artistin e Popullit LUFTAR PAJA te realizohej e filmuar dhe te shperndahej ne DVD! Mijera Disqe do te ishin shitur! Kenaqesi e VECANTE te shohesh biseda te tilla me ARTISTET e Humorit. I uroj Shendet, Lumturi Familjare te Madhit LUFTAR PAJA! Nga nje koleg i Ish Nd/jes Elektrik-Telefona Patos.

    Reply to this comment
  9. Mark uk August 2, 17:47

    Komunist ngele tere jeten o Luftar.Apo del e jep intervista per tu bere qefin shokve tu te idealit.Vazhdoni te jeni active apo jeni ne menyr te fshehur si dikur.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 3, 11:38

      Ik mor gjytyrym, dru me pre! Luftar Pajes, para se t’i zesh emrin me goje duhet ta lash ate kamare, debil. Shko laj halet e hotelit, ate beje ti dhe mos e kruaj me kete artist te madh te popullit shqiptar.

      Reply to this comment
  10. ale jo August 2, 20:42

    Luftar,e permende Danon,por ai ishte indershem dhe e donte populli,por nuk kuptonte se i kishte kaluar koha.Kurse ky i tanishmi megjithse “modern”akoma nuk kupton urrejtjen qe i dha populli te cilin e donte vetem per familjen dhe servilat e tij.

    Reply to this comment
  11. Fleks August 2, 20:51

    Saliu doli ne pension politik thote pensionisti Luftar Paja.

    Sipas Pajes Edi qe ka 8 vjet ne opozite paska qene ne pension politik.

    Dhe dy vjete qe ka ne opozite ne Bashki qenka perseri prej 2 vitesh te tjera ne pension politik.

    Po avertete beson paja ne ato qe thote.

    vertete beson paja se berisha del ne pension politik?

    meqe nuk e di z paja mesoje njehere e mire se:

    Mesfushorete shkelqyer si Berisha nuk dalin kurre ne pension si ti.

    Ata kalojne nga mesfushor te shkelqyer ne trajenere te hatashem te skuadres.

    Prandaj ti qe e ndjene vehten pensionist,vazhdo te besh shetitje me pensionistet qe te rethoje,kuptohet duke degjuar pensionbarcaletat komike te tuat.

    Nderkohe Berishen shihe me dylbi,atje ne balle te politikes shqiptare,18 ore non stop.

    E jo ne hije te fiqve apo stolat e pensionisteve.

    Kur nderkohe ne krye te Partise Demokratike ke sot mesfushorin e ri LULZIM BASHA.

    Pasi Berisha beri ndrim te pilotit te avionit te PD-se ne ajer,qe ti as nuk a rite ta perceptosh

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 3, 11:34

      O sumelepires i Saliut! E pergatite dosjen per te dorezuar? Le qe çfare do te dorezosh ti mor kataran me boje! Ti bashke me Saliun nuk do te mund ta gezoni pensionin se ju pret qelia e Sanaderit. Pa Luftar Pajes i vjen anash ti mor kaqol, se Luftar Paja ka bere emer ne kete vend si artist i madh i humorit dhe po le nga pas te birin po aq te mire sa ai vete. Ndersa Saliu tend, po le pas femijet e tij po aq kriminel dhe hajdute sa i ati i tyre dhe ata si puna jote, hajvan me brire. Mesfushor Saliu?!!! Hahaha, po mor, se per te mesyer per vjedhje dhe krime ka falangat e sojit tend, trupeshk servil.

      Reply to this comment
  12. lani August 2, 21:44

    E tha mire ai atehere : qeveria e rigonit. Luftar Pajo fshatar i varfer pa toke, PPSH i dha nje cope buke per ato batutat e tija te peshtira, art fukaraje…….

    Reply to this comment
  13. tradita August 2, 22:03

    Tregojne ne Shkoder:
    Ne vitin 1997 erdhi Luftar Paja te kafja e madhe. E rrethuan shume shkodrane mikprites. tregoj nje barcalete Luftari. Askush nuk qeshi. Aty ishte edhe Nexho Shababi; Luftar- i tha aip- e vrane njetash njenin ne Parruce. Po pse e vrane pyeti i trembur
    Luftari. Se ka kaallzue dy here te njejten barcalete i tha qete.. qete Nexhoja.
    nuk e degjojme per here te pare kete zoterine te flase kunder berishes . Ti rruajne Gramoz Ruçi

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 3, 11:45

      Ti tralesh na ke bo me qesh. Ku je mor trimut qe kerkon te prezantosh si frikacak nje burre dhe personalitet dhe jo nje burec si ata qe ka me shumice ajo lagja jote qe ka zbritur nga Qafa e Bordolecit, nja dyqint metra me lart se lugina e Vermoshit. Ai per Sali malok shpellar kriminel Berishen, natyrisht qe nuk ka folur vetem nje here, por tani i ka ardhur radha te talle bythen me te dhe me gjithe ju te tjeret sumelepiresit e tij.

      Reply to this comment
  14. vetetima August 2, 22:44

    Disa komentus qe jane prezantuar me emrat,M-uk dhe Fleks, qe nga anet tona keshtu quajme vetem QENTE,do tu thoshja te mos komentonin pa tru, por te lexonin e te degjonin me shume pasi perhere i bien legenit.

    Reply to this comment
  15. marina August 2, 22:50

    artisti eshte pasqyre e popullit te thjeshte.

    Reply to this comment
  16. Mark.uk August 3, 14:06

    vetetima:Qenkeni te shquar per qen,mos eshte ngatrrue dikush me ndonjerin qe jeni kaq I mencur.

    Reply to this comment
  17. Mark uk April 1, 18:17

    vezhgues fekalesh:Nuk kam shkruar per Luftarin artist po per Luftarin komunist e spiun te deges mbrenshme o idiot.

    Reply to this comment
  18. Mark uk April 1, 18:20

    vetetima: Nga ajo rrac qenesh paske dale dukesh nga zgjuarsia.

    Reply to this comment
  19. P.A.B April 1, 22:39

    Në kohën e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ti Luftar, i bëre një thirrje publike Berishës të dilte në pension, madje e ftoje që shëtisnit bashkë dhe të merreshit me nipërit e mbesat. A i qëndroni tani asaj thirrje?

    Kur ia bëra ftesën herën e parë, nuk më dëgjoi. Në fakt, unë u nxitova dhe bëra një sakrificë të madhe. Pse do thuash ti? Po ja, thashë me vete, sikur të bëjë vaki e të më dëgjojë, domethënë të vijë e të rrijë me mua, kush rri gjithë ditën me të? Po për të mirën e të tjerëve do ta bëja. Do torturohesha unë, do çmendesha, por do shpëtonit ju të tjerët. Mirëpo ai nuk më dëgjoi. Fati im. Vuani ju tashti, duke e dëgjuar gjithë ditën.

    E bukur kjo 🙂

    Reply to this comment
  20. edi rama March 16, 20:23

    1 prilli eshte dita ime sepse eshte dita e rrenave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*