Berisha: Fidel Ylli abuzoi me pasurinë publike

Redaksia Online January 31, 2013 13:23

Berisha: Fidel Ylli abuzoi me pasurinë publike

Berisha u bashkohet deputetëve të maxhorancës në nismën për heqjen e mandatit deputetit Fidel Ylli. Në një mesazh të postuar në Facebook, Berisha shprehet se deputeti socialist ka përfituar nga pasuria publike. Në adresë të deputetit Ylli, një ndër figurat më të sulmuara të PS në fjalimet e kryeministrit, Berisha thotë:

“Një ambasador që kishte qenë avokat shumë i njohur me tha një herë se: Kam pasur disa klientë miliarderë që kishin vjedhur nga një miliard dollarë, por problemi i tyre më i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte të vidhte edhe një tjetër miliard. I tillë është dhe rasti i supermiliarderit të kupolës së PS-së, Fidel Ylli, për të cilin Parlamenti voton sot për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit. Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit të nxjerrë përfitime nga pasuria publike. Z.Fidel Ylli shumë muaj pasi është bërë deputet i ka shitur motrës frekuencën publike të radios që menaxhonte sikur të ishte pronë familjare. Motra që jetonte me një rrogë modeste, një mëngjes të bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi miliardere dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë lekë për frekuencën publike të radios që bleu prej tij”, shkruan kryeministri në “Facebook”.

Nisma e deputetëve demokratë për të dërguar në Gjykatën kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit deputetit Ylli do të hidhet për votim gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Redaksia Online January 31, 2013 13:23
Komento

1 Koment

  1. IliriTirane January 31, 19:53

    O Birishe ne trego si e hape ABC e Frangajt me administratore Melisa Doden gocen e Xhikes dhe Fatmirit(qe e ke pasur shik klase) se ky eshte maskarallik me i madh. Ne rastin qe ju permendi File as ka vjedhur dhe as ka mashtruar. Por TI je nje i cmendur qe duhet ti lesh rehat shqiptaret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*