Berisha flet për foton me Metën: Skup mediatik. Marrëdhënia jonë nuk ndryshon

October 1, 2015 10:38

Berisha flet për foton me Metën: Skup mediatik. Marrëdhënia jonë nuk ndryshon

Ish-kryeministri Sali Berisha zbardh të vërtetën e fotos me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta gjatë një pritjeje në ambasadën e Kinës.

Në një deklaratë jashtë sallës së Kuvendit, duke iu përgjigjur interesit të medias, Berisha ka sqaruar shkurt se marrëdhëniet e tij me Metën janë ato që kanë qenë, të pandryshuara.

“Skupet mediatike janë skupe mediatike dhe unë nuk merrem me to. Marrëdhëniet e mia me të janë ato që kanë qenë, s’ka ndryshim”- tha Berisha, duke komentuar foton.

Pyetur nëse vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së Partisë Demokratike për dorëheqjen e Metës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si deputet i thjeshtë për skandalin e CEZ, Berisha tha shkurt e prerë: “Patjetër, të gjitha si i kam deklaruar”.

Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama për skandalin me CEZ duke thënë se “me nenin 19, ky  zotëri e shpall veten të pafajshëm, i jep vetes amnisti”.

October 1, 2015 10:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*