Berisha të rinjve: Ëndrra ime, të komunikoj me ju në Facebook. Më ndiqni

Redaksia Online December 8, 2012 13:24

Berisha të rinjve: Ëndrra ime, të komunikoj me ju në Facebook. Më ndiqni

Edhe Berisha do të cicërijë, por jo në Tuiter

Kryeministri Berisha e ka sulmuar shpeshherë kryetarin e opozitës për komunikimin sipas tij jo të drejtpërdrejtë me qytetarët nëpërmjet rrjetit Tuiter. Berisha është shprehur shpesh se Rama bën ciu-ciu në rrjetet sociale, ndërsa vetë ai preferon takimet ballë për ballë me qytetarët.

Por me afrimin e zgjedhjeve të reja, Berisha do të jetë sa më afër të rinjve, atyre që e përdorin më shumë se të gjithë votuesit këtë mënyrë komunikimi. Për këtë arsye, ai ka zgjedhur të regjistrohet në Facebook.

Një ditë më parë, gjatë konferencës ndërkombëtare për arsimin, u shpreh se të rinjtë shqiptarë pozicionohen ndër të parët në Europë për përdorimin e rrjetit social Facebook.

 

Berisha të rinjve: Ëndrra ime, të komunikoj me ju në Facebook. Më ndiqni

Në Ditën e Rinisë, edhe kryeministri Berisha ka vendosur të bëhet pjesë e komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale. Gjatë takimit me të rinjtë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Berisha i ftoi të rinjtë ta ndjekin në rrjetin social Facebook. “Sot ju komunikoni në Facebook më shumë se shumë se shumë prej vendeve të zhvilluara. Prej kohësh kam pasur një ëndërr dhe një lakmi: të komunikoj me ju në rrjetet sociale. Ndaj dhe në këtë ditë të shënuar vendosa që bëhem anëtar në Facebook, për të komunikuar me ju. E kam për kënaqësi të jem në Facebook qysh sot, në Ditën e Rinisë, ju ftoj të më ndiqni”, deklaroi Berisha.

Gjatë takimit, Berisha tha se motoja e të rinjve të dhjetorit 1990 “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, nuk është realizuar ende. Për këtë mosrealizim, ai fajësoi opozitën, e cila sipas tij përdor votën për të bllokuar ëndrrën europiane të shqiptarëve. Duke u kujtuar të rinjve votën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha tha se në zgjedhjet ardhshme ata do të rrëzojnë murin e bllokimit.

“Jam i bindur se ju të rejat dhe të rinjtë po prisni me padurim që me 23 qershor të vitit që vjen të rrëzoni me votën tuaj murin e bllokimit të ëndrrës suaj evropiane që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë. Të humbur, të humbur, kanë qenë gjithmonë ata që janë përballur me ju, ne do të fitojmë”, tha kryeministri.

 

 

Redaksia Online December 8, 2012 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*