Berisha: Gazsjellësi TAP, ogur i bardhë për rezervat e gazit në Shqipëri

Redaksia Online July 4, 2013 11:09

Berisha: Gazsjellësi TAP, ogur i bardhë për rezervat e gazit në Shqipëri

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka organizuar sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Mbledhja e radhës kishte në qendër atë që Berisha e ka cilësuar si suksesin e fundit të qeverisë së tij në ikje, gazsjellësin TAP. Berisha vlerësoi miratimin e këtij projekti dhe theksoi se ai do të gjenerojë të ardhura për buxhetin e shtetit.

“Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht industrinë e vendit dhe përdorimin familjar me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet, ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria, të cilat janë në eksplorim e sipër”, tha Berisha.

“Siç është bërë e njohur gazsjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdishmi për të sjellë gazin e fushave Kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigant. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar. Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen”, tha më tej ai.

Redaksia Online July 4, 2013 11:09
Komento

3 Komente

  1. sh.veshaj vlore July 4, 14:48

    o sali nuk duam as ogure te bardha as te zeza me nga ty. A do ikesh te thyesh qafen?!

    Reply to this comment
  2. sallufi July 4, 16:09

    Ky akoma nuk e ka marre vesh qe populli e ka shkarkuar qe ne 23 qershor. Ik o qelbesire se nuk t shofim dot me sy, se do perfundosh edhe me keq se kaq po e trashe zullumin

    Reply to this comment
  3. Arber July 4, 17:21

    Sali, zgjohu nga gjumi “Wake Up”.
    Ka mbaruar zgjedhet, u mbyll kapitulli jot, populli ta dha shansin, ti e shperdorove, athere ai te largoi me nje vote dermuese si i pabese qe u tregove dhe nje deshtak ne te gjitha drejtimet, si nje vrases mbas shpine, duke qelluar mbi njerezit ne bulevard dhe duke e shijuar vrasjen mbas xhamave antiplumb.
    Je nje i vdekur mbi dhe, je turpi i ketij kombi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim