Berisha i shmanget pyetjes për “darkën e gabuar” të Frrokut me krerët e policisë

Redaksia Online February 28, 2013 12:10

Berisha i shmanget pyetjes për “darkën e gabuar” të Frrokut me krerët e policisë

Pas ceremonisë së homazheve në nder të dy ish-oficerëve të SHIK-ut, të rënë në 1997-n në Vlorë, kryeministri Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj dhe ecurisë së hetimeve. Berisha iu shmang detajeve duke u shprehur se policia i identifikoi menjëherë autorët.

“Për rënien në detyrë të Dritan Lames, kam shprehur vlerësimin dhe konsideratën time. Policia iu përgjigj më shpejt se kurrë identifikimit të autorëve të krimit. Ministria e Brendshme ka të gjithë mekanizmat për të zbardhur çdo të vërtetë rreth tij”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë ripërsëriti frazën e fundit edhe në momentin kur u pyet rreth fotove të dala në media, ku autori i krimit shfaqet duke festuar me katër drejtues të lartë të policisë. Pyetjes se a ishte kjo një nga ato që Berisha i quan “Darkë e gabuar”, ai iu përgjigj:

“Theksoj se Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur çdo element të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj”.

 

Redaksia Online February 28, 2013 12:10
Komento

5 Komente

  1. ben tirona February 28, 15:02

    Kur valle nje gazetar qe ka nderin te ushtroje kete profesion do i drejtoje gishtin direkt sali berishes duke e akuzuar ate. Apo figura ideale e gazetarise ne shqiperi eshte pisi fevziu. jeni bere te gjithe per turp.ky vend me keto njerez nuk i ngjan aspak europes.

    Reply to this comment
  2. ZEFI February 28, 15:47

    KU JA VE GAZETARI….. E KU PJERDH SALIU???

    Reply to this comment
  3. Arif February 28, 17:01

    Cilat jane karakteristikat e “kohes” qe prodhon deshmore? Cilet jane sipermarresiit e industrise se prodhimit te deshmoreve? Dhe, cfare roli kane kafete, drekat e darkat konfidenciale ne kete sipermarrje? Natyrisht, dihet paraprakisht se ne perpjekje per te dale te lare ne pergjigjet e ketyre pyetjeve sipermarresit do shtiren si viktima.

    Reply to this comment
  4. mentari February 28, 17:42

    nuk eshte kaq budalla sa duket saliu

    Reply to this comment
  5. Kris February 28, 17:50

    Sala po pergatit te denoncoje komplotin e radhes ,ose pucin,dhe atentatin qe do ti behej atij ,Sales, nga Rama me Tahirin,qe kishin paguar dhe do ta benin Frokun,me ndihmen e Kulicit,deputet.Ky njeri,Sala,do te vjedhe zgjedhjet dhe do te vrase si ne 1997,per te qene prape kryeminister edhe per dy tre muaj pas zgjedhjeve ,po perseritet historia..Hiqeni pa qene vone.Nderkombetaret nuk kane c’te bejne se Sala ja u ka zene koken me dere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*