“Berisha im” nuk del në pension. Në politikë, ndëshkim sipas modelit kroat”

Agron Llakaj - Intervistë September 10, 2013 14:35

“Berisha im” nuk del në pension. Në politikë, ndëshkim sipas modelit kroat”

Intervistoi Entela Resuli

Agron Llakaj është nga ata që kanë votuar ndryshimin politik dhe këtë e pohon në këtë intervistë për DITA. Artisti popullor i humorit nuk e paragjykon kabinetin e ri qeveritar, po pret ndryshime. Nuk i vjen mirë nëse ia kufizon karrierën artistike me imitimin e Sali Berishës. Kur e pyesim nëse e ka takuar ndonjëherë këtë të fundit shprehet se kjo ka ndodhur vetëm para dhjetë vitesh, ndërsa gjatë pushtetit ai nuk i ishte përgjigjur asnjëherë ftesave të tij për të shkuar në “Portokalli”. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë bëri edhe Goni, në fund të dhjetorit  të vitit të kaluar , gjatë një pritje që organizoi kryeministri, ftesa i kishte ardhur edhe Llakajt, por ai e injoroi atë ftesë. “Unë aty isha 8 vjet, tani u kujtua Berisha të më ftonte”- shprehet Llakaj gjatë bisedës para se të nisim intervistën. Në këtë intervistë përgatituni të lexoni një Agron shpesh të ashpër dhe pa nota humori. Madje u bashkohet atyre shqiptarëve jo të paktë që mendojnë se për gjithë këtë katrahurë duhet ndëshkim. Si në Kroaci – thotë aktori i mirënjohur i humorit.

Z.Agron, vihet re që publiku e do humorin politik. Si mendoni se ndikon humori në politikë apo te njerëzit?

E duan shumë, e duan po aq sa duan politikën. Ne realisht jemi një popull tejet i politizuar, sa ndonjëherë na duket sikur jemi turmë, të pandërgjegjshëm për fatet tona. Shpesh njerëzit e pëlqejnë humorin politik me një lloj tifozllëku: A ç’ja bëre mirë atij… a ç’ja futet rendë atij…! Është mirë dhe e shëndetshme që të qeshësh me karikaturën artistike të çdo lloj politikani. Por roli dhe qëllimi i humorit politik nuk është vetëm karakteri argëtues. Publiku merr mesazh prej tij. Them se humori politik është thela në pjatën e humorit. Dhe nëse ai që imitohet qesh me krijimin, tregon që është fisnik. Përpara publikut, pikë fiton gjithmonë.

Humoristi në një farë mënyre duhet ta njohë me detaje politikën?

Humoristi po nuk e njohu politikën do të thotë që nuk është humorist. Unë e njoh shumë mirë politikën pasi pothuajse gjatë gjithë kohës kam shërbyer humor politik. E mira do ishte qe ne të jemi gjithmonë një zë i fuqishëm dhe jo bufonë të politikës, por kritikë dhe rebelë ndaj saj.

A ndikon humori që të rrisë ndjeshmërinë sociale? Psh, t’i bëjë njerëzit që të ngrihen ndaj një padrejtësie?

Për fat të keq, jo dhe këtë e ka treguar koha. Vetëm pak ditë më parë ishte rasti i karburantit ku njerëzve në çdo dhjetë mijë lekë karburant u vidhej një mijë lekë. Dëgjuat të ngrihej ndonjëri nga ata që marrin naftë dhe benzinë? Askush! Ne jemi një popull që flemë, pa nerv. Po thirri partia, në shesh i ke. Kur kanë bërë ndonjëherë ndonjë protestë arsimtarët për kushtet e punës?! Asnjëherë. Madje kur e pyetëm një qytetar se ç’mendim kishte për papunësinë, tha: “Unë jam vetë i katërt i papunë, me 40 mijë lekë të vjetra asistencë në muaj, por jam me Partinë Demokratike dhe rroftë Sali Berisha…” Aaaa, ka lezet! Ku është qytetari këtu?

Ju si artist, çfarë ju shqetëson në këtë realitet, thoni shpesh si ka mundësi që kjo gjë nuk ndryshoi këtu?

Jo, ka një gjë, tranzicioni mua më kapi 30-vjeçar. Unë nuk mund të mohoj ndryshimet që janë bërë, por unë do të thoja që, sa më pak turmë dhe sa më shumë qytetarë, aq më shpejt vendi ynë zhvillohet. Nëse ne do ishim më qytetarë edhe politika që drejton do ta kishte shumë të ëvshtirë të korruptohej dhe të sillej me Shqipërinë sikur është mall për t’u shitur në Pazar.  Madje, unë futem tek ata njerëz që nuk e kam aspiratë hyrjen në Evropë. Pse? Ne në Evropë jemi, të bëjmë shtëpinë tonë siç do na pëlqente ne, të bukur, të zhvilluar të qytetëruar, e shumë e shumë…ruar,…ruar e …ruar. Të jemi dinjitozë për veten tonë dhe pastaj do jetë Evropa që do vijë tek ne.

Ky rotacioni politik që ndodhi tani…?

I domosdoshëm dhe i mirëpritur.

Do ndryshojë gjë sipas jush?

Nuk mund të jem horoskopi i qeverisë së Edi Ramës. E kam votuar këtë lloj rotacioni me shumë dëshirë dhe ndryshimi më pëlqen shumë. Ashtu sikurse pas disa vitesh mund të votoj një alternativë tjetër nëse kjo nuk do të më pëlqejë. Katër vjeçarin e parë të qeverisë së Berishës e kam  pëlqyer për rezultatet, pavarësisht nga këndvështrimi oponent.  Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha, por edhe po kaq shumë është abuzuar është vjedhur, si në mall të babait. Ndryshimi do të fillojë kur dikush duhet të përgjigjet për abuzimet e vjedhjet dhe jo kur të fillojnë këta që erdhën në pushtet të shkruajnë emrin te milioneret e rinj. Kur të dëgjojmë lajme si ajo që ndodhi në Kroaci, atëherë do të na rritet besimi se Shqipëria po ndryshon.

Në Kroaci u arrestua kryeministri. Pra duhet të ketë ndëshkim sipas jush?

Po ju tregoj një histori për ta ilustruar: Në Bashkimin Sovjetik, pilotët më të zotë bënin një manovër për të futur avionin  e tyre në një trajektore të vështirë dhe kjo bëhej përpara Stalinit. Një nga këta pilotët, aq i zoti ishte saqë e futi poshtë një ure avionin luftarak qe ishte jashtë trajektores së fluturimit në një pjesë të ngushtë që nuk e bënte kush. Pra ai bëri një heroizëm, por nga ana tjetër shkeli rregullin. Dhe shteti i dha dy vlerësime. Për heroizimin që bëri u vlerësua me medaljen Heroi i Popullit, ndërsa për gabimin që bëri u dënua me gjashtë muaj burg. Po ta shihni ka një kontradiktë shumë të madhe. Atëherë, unë nuk kam asgjë, unë dua të ndërgjegjësohesh edhe ti edhe unë; ta falenderojmë atë njeriun që ishte ekzekutuesi i  rrugës së kombit apo i çdo lloj investimi tjetër në Shqipëri, por ama të na tregojë pak financat, si janë përdorur ato paret tona, ku shkuan? Është rruga më e shtrenjtë në botë që është ndërtuar! Ne si taksapagues, jo vetëm unë, por edhe fëmijët e fëmijëve të mi do të jenë borxhlinj. Kjo është një pjesë që duhet ta zgjojmë tek njerëzit, të jenë të ndërgjegjshëm për këto gjëra, se ndryshe nuk ndryshon asgjë

Ju mendoni se do të ndryshojë?

Dua te besoj, por nuk paragjykoj. Unë i uroj sukses qeverisë së re. Dyshime kam, ata lë të provojnë të kundërtën. Sa i përket korrupsionit dhe vjedhjeve nuk di pse s’më hiqen nga memoria vargjet e Kadaresë te poema ‘Komunistet’…Që të përmbysin ty,duhet të përmbysin gjithë këtë tokë të lashtë dhe të rëndë, të ngrenë nga balta dhe të rivrasin të rënët.

Ju jeni njeri që bëni kompromise?

Unë kompromise bëj se nuk jam djalli, por kompromis me politikë të tillë nuk bëj.

Çfarë do të ndodhë me personazhin e Berishës tani që ai iku?

Do vazhdoj patjetër deri në momentin që ai do të jetë pjesë reale dhe e investuar në tregun politik shqiptar. Nëse  Berisha do të dilte në pension edhe “Berisha” im do të dilte në pension. Por të gjithë e dimë që ai është kryetari “de facto” i Partisë Demokratike. Nuk mund të kuptohet PD-ja pa Sali Berishën, sepse në këtë frymë është investuar aty. Këta kanë ndërtuar një emër që pa këtë emër nuk bëhet. Në fakt, duhet të dilnin emra të rinj, boll më me këtë kultin e individit. Ka djem dhe vajza plot të talentuar… Por, eeh sa kohe duhet…

Po për ata që thonë se ju ka bërë të famshëm Berisha në njëfarë mënyre?

Mua të famshëm më ka bërë humori im, puna dhe pasioni im për profesionin. Janë qindra personazhe që kam realizuar në skenë dhe ekran që e kanë rritur fytyrën time para publikut, shumë personazhe dhe karaktere si Xha Temja apo Aneja e shumë e shumë që përbejnë arkivën time në skenë, por kam imituar qe nga i madhi Pjetër Arbnori, Safet Zhulali,Tritan Shehu, Ilir Meta, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Spartak Ngjela etj. Imitimi i Berishës vërtet ka qenë i veçantë edhe për shkak të forcës së emrit te tij në politikë por në radhë të parë i ka bërë nder atij vetë, dhe jo mua. Madje dhe ai vetë do ta vuaj nëse unë nuk do ta kem në galerinë e personazheve në këtë sezon. A mund t’ia prish unë atij! Do të thonë njerëzit: pse s’po e imiton më Berisha , Agronin?! (qesh)

Spektakli i humorit Al Pazar që ju drejtoni aktualisht ju solli në një tjetër formë përpara publikut. Pse kjo zgjedhje?

Ah, sa mirë që u ktheve këtu. Qëllimi im që në ideimin e këtij shou-humori ishte të hynim në familjet shqiptare. Të ishte një spektakël familjar dhe mendoj se këtë e kemi arritur. Gjithmonë kam besuar se gjëja më e madhe dhe më e rëndësishme për çdo komb është familja. Siç ju thashë më lart, koha ka treguar shpesh që ne jemi tifoza partish. “Al-Pazar” nuk është vetëm një investim artistik, por edhe një investim qytetar. Kjo është sfida reale.

Ju mbetët të kënaqur nga ky vit i “Al –Pazarit”?

Absolutisht të kënaqur. Kam moralin tim artistik, unë eci në shinat e mia dhe dua që të jem gjithmonë i pari, ky është “Al-Pazari”. Kam respekt për vagonët, por e rëndësishme është të jesh lokomotive, o tërheq ose shtyn. Unë luftën time artistike e kam me veten nuk e kam me kënd. Mund të merret edhe si mendjemadhësi, por realisht kështu është. Ne dhamë një shije tjetër dhe kemi ardhur duke u rritur. Jemi një skuadër në rritje profesionale dhe që e duam shumë profesionin që kemi, me Behar Merën dhe Rudina Dembacaj si dhe me aktorë të tjerë me të rinj që po rriten në “Al-Pazar”, si dhe me regjisorin Arjan Çuliqi, por dhe bashkëpunimi më shkrimtarët tanë të humorit e ka bërë shumë të pëlqyer këtë shou.

Dhe realiteti shqiptar vazhdon të ofrojë material, apo jo?

Realiteti shqiptar gjithmonë na ka ofruar material. Çfarëdolloj arti nuk mund të jetë i gjithi mbi fantazinë krijuese. Të gjithë në një farë mënyrë përtypim atë që ndodh. Shko në “Pazar”, çfarë nuk gjen, e rëndësishme është si ta servirësh. Çështje “kuzhinieresh” pastaj.

Kur fillon “Al Pazari” i ri dhe çfarë do të sjell të re?

Ne fillojmë në 5 tetor. Të reja? Çfarë të reja do të sjell Shqipëria do të sjell “Al-Pazari”. Vetë jeta e shqiptarëve është një “Pazar”, gjithë industria e politikës po ashtu është ndërtuar nga pazaret. Shqipëria reale në trajtën komike të saj, me të gjitha problemet do te jetë në ekranin e “Vizion Plus” çdo të shtunën “Al Pazar.

 

Pushime në Shqipëri? “Nuk mundem, turizmi ynë, një rrumpallë mizerabël”

Pika e tij e dobët është mbesa 6 vjeç e gjysmë. Ajo që nga momenti kur ka lindur është rritur me gjyshërit. Këto ditë ishte larguar me prindërit për disa ditë pushim. Por këto duket se ishin ditët me të shurdhëta për Gonin. Edhe kur e takojmë e gjejmë duke folur me mbesën në telefon. Nga ana tjetër, në lëkurë ka ende ngjyrën që ka marr nga pushimet. Vetë Agroni ka pushuar jashtë Shqipërisë: “Më pëlqen shumë që të vij një moment dhe t’i bëj pushimet në Shqipëri, por më largon ky realitet turistik që gjithmonë i bëjnë reklamë si i virgjër, po është aq i zhvirgjëruar sa nuk ka ku të shkojë. Një rrumpallhane që të mërzit. Pse nevojë për dum-dume kam unë? E gjithë infrastruktura nuk ofron asgjë, një mizerabilitet dhe asgjë më shumë…”

 

 

Agron Llakaj - Intervistë September 10, 2013 14:35
Komento

17 Komente

  1. Péllumb zaimi September 9, 23:31

    Agroni eshte artist shume popullor dhe me opinionin e tij per zbatimin e modelit kroat te ndeshkimit i eshte bashkuar opinionit te pergjithshem popullor. Agroni eshte sensor i vecante per te kuptuar ndjenjat e atij nga i cili ka dalë. Por do ta quaja dhe nje bepe grillo ne evolucion. E ndjej..!

    Reply to this comment
  2. horri bulevardit 2 September 9, 23:32

    Respekte! Respekt per gjithe ata shqiptare qe do ti bashkohen thirrjes per te bere Drejtesi ne kete vend. Respekt per gjithe ata pushtetare te sotem qe nuk do bejne prape gabimin e 97-s. Kush nuk meson nga gabimet, peson. Historia perseritet

    Reply to this comment
  3. PAAFTESI September 10, 01:15

    AGRONI SKA AFTESI ME I KANE NGELUR AKREPAT E SAHATIT TE SALIU VAZHDO AGRON SE SKE KU HA BUKE PA IMITUAR BERISHEN KAQ E KE KAPACITETIN MIRE ESHTE TE DALESH NE PENSION SE U BAJATE PO ME NJE PERSON TE IMITUAR

    Reply to this comment
  4. genci September 10, 02:38

    Oagron ke mbet mrapa te ka mbaru talenti mjaft me se u bajate dil ne pension u bere monoton.Cdo gje ka nje limit.

    Reply to this comment
  5. qezar bez September 10, 05:25

    ky Agron Llakaj te vetmin gabim qe mund te beje tani pas largimit te tij nga Top Channel.eshte qe te mos e ndaloje se imituari at sal berishen vetem ai rol i shkon shume”””””’

    Reply to this comment
  6. saaaaaali September 10, 07:35

    Agroni pervecse nje aktor shume i madh eshte dhe nje qytetar teper i fuqishem
    ne kete aspekt ka dhe ai pjesen e fuqishme te opozitarizmit

    Reply to this comment
    • Fshatari September 11, 05:04

      Ky eshte fshatar, nga na doli qytetar? E nisi duke imituar Enver Hoxhen, e rrane e bene lekure ne Skrapar per Dullen dhe ky e ktheu busullen nga Berisha!

      Reply to this comment
  7. ylvi lagavajshta September 10, 18:48

    Respekte per Agron artistin. Eshte artist dhe qytetar shembullor! I uroj suksese!

    Reply to this comment
  8. Monda September 10, 20:11

    gjithashtu edhe une respekte eshte nje artist i madh i uroj te kete shendet

    Reply to this comment
  9. peco September 11, 05:17

    Ky Llakaj ka mbaruar dhe nuk ka me se c’te krijoje me ne skene. Dhe mungesen e ideve dhe krijimin e tipave te sukseseshme (se tipa te zakonsdhem dhe pa nje fare ngjitjeje te k spektatoret mund te krijoje sa te doje) Dhe e dyta nenkuptimi eshte se me punen e tij te skelqyer ne imitimin e Berishes ky llakja ka bere qe PD te largohet nga pushteti. Dhe ky do te punoje akoma me shume deri sa ta largoje perfundimisht Berishen nga politika.
    Kot qe ben lufte politike PS dhe LSI sebashku me forcat e majta. Ja ku eshte Don Kishoti, jo me falni ja ku eshte llakja qe e largon Berishen nga politika me imitimet e sterteperuara te tij aq sa na ka merzitur ekranin e Vizion Plusit!

    Reply to this comment
  10. redi September 11, 09:09

    Agtoni mendon qe jemi popull qe fle? Pra, (sic thonë dhe në PD shpesh këto ditë) fajin e ka populli 🙂

    Reply to this comment
  11. Baba Ali Tomori September 11, 18:08

    Agron i dashur je nga fundi. Nuk po na ben me per te qeshur. Mendoje nje here punen tende. Ti e ke fajin, nuk e kemi ne. Apo e ka fajin xha Saliu?

    Reply to this comment
  12. kliti September 11, 20:06

    Me gjithmend baba Ali sna qeshet me ne rolin e tij dhe kur ste do njeri je nje humorist 0 .Me mire largou vete.Nuk e di se si tv menaxhmenti te mban ty?pf pf

    Reply to this comment
  13. Aferdita September 11, 22:18

    Ah mor shoku Agron ! mor shoku Agron !. ah …. Po mos u vono se po harrojm te qeshim, materjal ke boll … rrofsh , je me te vertete artist popullor ………..

    Reply to this comment
  14. egli September 12, 07:53

    Saliu ne fakt duhet harruar , te mos permendet me … une psh. kur shikoj agronin qe imiton saliun nuk me vjen per te qeshur dhe aq , por thjesht urrejtie … sadoqe agroni e ben komik , prap mua me duket si vertet , me duket sikur eshte saliu qe po tallet me ne dhe ne si budallenje qeshim … ka pase raste te bukura , qe edhe kam qeshur , por me se shumti , figura e saliut , ndjell urrejtie. Si ta them , eshte fiksuar ne mendjen e njeriut si njeri i keq , se ndryshon dot. Ndersa nga rolet e agronit , me se shumti me pelqen , kur imiton ate plaken , tamam realist…. U Jallah ! ….

    Reply to this comment
  15. gimmy September 12, 11:31

    meqe nuk gjen turizem ne shqiperi,i thuaj z.Meta te jap nje vend te besh edhe ti nje vile afer tij ne gjirin e lalezit dhe mund ta besh per te qeshur darkave buze detit.

    Reply to this comment
  16. IVANI September 12, 19:20

    PO LERENI GONKEN E VARFER TE BEJE DHE AI NDONJE LEKE SE TE TJERET VISHEN ALLAFRENGA KURSE GONI VISHET SI NE KOHEN E BABA QEMOS….LERENI TE SHKOJE DHE AI NEPER PLAZHET E BOTES ….POR GJYNAF I SHKRETI SHKON E LAHET TEK LUMI ME KALAMAJTE E LAGJES…..AH….MOR SHOKU AGRON….MOR SHOKU AGRON..MESOJE SE NA KA ZENE NJE E KEQE ..GJYSHI SALI KA VENDOSUR TE MOS FLASE KA PREFERUAR HESHTJEN UNE NUK QAJ HALLIN E TI UNE QAJ HALLIN E KERICIT TIM SE DHE SHOKU I TI QE KISH KA VENDOSUR TE HESHTE TE MOS PELLASI SI KETO 8 VJET…..TUNG TE PERSHENDES GONKE NGA POLI-I-CANIT..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*