Berisha, inaugurime dhe premtime: HEC mbi lumin Devoll, punësim dhe energji për eksport

Redaksia Online May 13, 2013 12:29

Berisha, inaugurime dhe premtime: HEC mbi lumin Devoll, punësim dhe energji për eksport

Kryeministri Berisha është shfaqur sot në inaugurimin e radhës. Në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve përgatitore të ndërtimit të HEC-it të Banjës mbi kaskadën e Devollit, Berisha tha se ky është një moment historik për gjithë Shqipërinë.

“Sot është një moment historik për Shqipërinë e shqiptarët, inaugurojmë fillimin e punimeve parapërgatitore për fillimin e punimeve të HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe dhe më e suksesshme në fushën e hidroenergjisë në Europë dhe botë, Shtatkraft”, tha ai.
“Kjo kompani është e vendosur të bëjë histori në këtë vend, të bëjë investimin më të madh të huaj në historinë e Shqipërisë dhe hidroenergjetikes së vendit. Kaskada e Devollit, e tërë trajektorja e saj do njohë zhvillime të pritura në dekada dhe shekuj. Shqipëria do shndërrohet nga vend importues i energjisë në eksportues. Vepra që ndërtohet për disa vite do të jetë gjenerator i punësimit të qytetarëve të Gramshit dhe Elbasanit, në funksion të kësaj vepre do të punësohen jo më pak se 5 mijë qytetarë shqiptarë”, tha ai

Duke folur për investimet, Berisha sulmoi edhe njëherë alternativën e opozitës.

“Do mbeten si zëra në shkretëtirë, zërat e taksave të larta që kërcënojnë klimën e biznesit”, tha ai, ndërsa premtoi sërish shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi energjetike në rajon.

Redaksia Online May 13, 2013 12:29
Komento

8 Komente

  1. Arioni May 13, 12:49

    Po ky sikur e inaguroi nje here para zgjedhjeve te vitit 2005 fillimin e ndertimit te hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit. Foli edhe per 2 miliard euro investime ne kete kaskade dhe mijra te punesuar.

    Cfare behet o vellezer, ju lutem me sqaroni se ky Saliu ta heq trurin. Apo mos e ka fjalen per ndonje lume dhe kaskade tjeter me emrin Devoll ne Shqiperi ?

    Reply to this comment
  2. Tani May 13, 13:03

    Ku di ky nga hidrcentralet.Ketij nuk i lihen celsat e nevojtoreve se ne shpellen ku jetonte rrinte me kandil.

    Reply to this comment
  3. Endri May 13, 13:09

    Ndertimi i ketij hec-i eshte nje + per te gjithe zonen e elbasanit, nderkohe mundeson edhe punesimin e shume njerezve.

    Reply to this comment
  4. Benardo May 13, 13:11

    Ndertimi i ketij projekti kaq madheshtor shpresoj qe te na punesoj te gjithe neve aty qe jemi te zones dhe shpresoj qe ky ndertim ti japi nje zhvillim shqiperise.

    Reply to this comment
  5. Ndue May 13, 13:13

    Nje tjeter aritje e qeverise berisha ndertimi i ketij hec- i shpresoj qe rama te mos dali ne koneferenc dhe te thote qe kur te vijm ne do pezullojm ndertimin e ketij Hec-i se edhe kete e thote ai jo per gje.

    Reply to this comment
  6. Ceti May 13, 13:14

    Plus i madh per shqiperin ndertimi i ketij hec-i te pakten keshtu besoj une nuk e di per ju te tjeret se cfar mendimi keni per dnertimin e ketij projekti madheshtor.

    Reply to this comment
  7. Fiqo May 13, 13:16

    Berisha ka dite qe vetem shirita pren dhe inaguron hidrocentrale kjo eshte qeveria berisha qe vetem te punoj di, po keshtu di te kujdeset edhe per ramen qe mos te pengohet ne ndonje grop.

    Reply to this comment
  8. FAT MAN May 13, 17:56

    Sali Berisha te heq mallin e Haxhi Plases qe e kruante e i shante te gjithe. Atij i qe bllokuar nje pjese e trurit, por cfare t’i besh Saliut qe eshte i bllokuar komplet. Keshtu sic e ka nisur duke inaguruar 2-3 e me shume here nje veper, do ti rikthehet rruges se vjedhjes se kombit, per te inaguruar mbi kalimet dhe tabelat e shenjave te QARKULLIMIT Rrugor. E quan inagurim se pasi u dorovit nga firma e pare qe u zhduk, pret shiritin e eurove qe do ti perlaje firmes tjeter Austriake me FAME BOETRORE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*