Berisha: Rama u rrit si zvarranik në bunker, unë u rrita si zog malesh

Redaksia Online June 16, 2013 10:34

Berisha: Rama u rrit si zvarranik në bunker, unë u rrita si zog malesh

Në ceremoninë e inaugurimit të tunelit të Krrabës, kryeministri Berisha e ka cilësuar ditën e sotme si ditë e krenarisë kombëtare. Ai tha se autostrada Tiranë-Elbasan realizon ëndrrën e gjeneratave të tëra.

“Kjo do të mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë individuale dhe kombëtare spse sot ne realizojmë një ëndërr tonën, por jo vetëm të gjeneratës tonë, por të gjeneratave të tjera që ëndërronin që një ditë Elbasani, qyteti i shpirtit dhe zemrës së bardhë të bashkohej me Tiranën. Sot me 16 qershor vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar bëhet me tunele kryevepra inxhinierike, po krijon realitetet të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale. Me këtë tunel, tregu i Tiranës dhe Elbasanit shkrihen në një. Prodhimet e Elbasanit të vijnë në kryeqytet në kohë rekord, studentët të mos kenë nevojë të kërkojnë strehim në Tiranë, pasi mund të vijnë për 15 minuta”, tha ai.

Berisha ftoi elbasanasit t’i bashkohen modelit të tij nëpërmjet votës, ndërsa sulmoi opozitën, duke u shprehur se përpiqet të nxijë arritjet e tij.

“Siç bashkoi Tiranën me Elbasanin, ky tunel do të bashkojë shqiptarët. Ky është modeli ynë. Ftoj të gjithë të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të bashkohemi për Shqipërinë e zhvilluar, që djersa jonë e ballit të japë më shumë për vendin, për të bërë realitet projekte të tjera të mëdha. Modeli tjetër është modeli i dëshpërimit. Ai kërkon që shtëpitë tuaja t’i mohojë, t’i fusë në thesin e Koços dhe bashkë me të në autobusin mavi. Ndaj dhe është koha që më shumë se kurrë të bashkohemi, është koha e një fjale të dhënë e të mbajtur. Në këtë ceremoni ishte i ftuar kryetari i bashkisë së Elbasanit, sepse duhej të përfaqësonte qytetarët, por për arsye partiake nuk erdhi, por unë i garantoj elbasanasit se kjo është vepra e tyre dhe ta gëzojnë”, tha ai.

Duke u ndalur në akuzat kundër Ramës, të cilat janë gjithmonë pjesa e fundit e fjalimit, Berisha tha se ai kërkon në të shkuarën modelet që më pas ua servir shqiptarëve.

“Ramën e ka kapur sindromi i moshës time. Meqenëse nuk kap dot vizionin tonë, gërmon në të shkuarën për t’ua servirur shqiptarëve. Por kjo nuk është përgjegjësia ime. Ai u rrit zvarranik në bunker, unë u rrita zog malesh dhe ja ku jam, vazhdoj të fluturoj. Ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara, 7 ditë na ndajnë nga fitorja e merituar. Fitorja është në dorën tuaj.

Kam menduar gjatë për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD dhe t’i dorëzoj dokumentin e kësaj partie vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësinë njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli t’ia dorëzoj dokumentin se ne tunelin e ndërtuam”, tha ai.

 

Berisha inauguron sot tunelin e Krrabës: E pamundura u bë e mundur

Kryeministri Berisha inauguron sot përfundimin e punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve.  Po sot  pritet të hapet edhe tuneli i Krrabës, një nga segmentet e kësaj autostrade.

Ashtu si 4 vjet më parë me rrugën e kombit, Berisha pritet të bëjë një inaugurim të bujshëm, me shpresë se mund të ndikojë në rritjen e votave në 23 qershor.

Ai e ka komentuar inaugurimin e autostradës në profilin e tij në Facebook, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës, e bën sot Tiranën dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, shkroi kryeministri.

Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin maj të vitit 2011, me punimet në tunelin e Krrabës, kur u përurua për herë të parë.

Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nënkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)

Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.

Redaksia Online June 16, 2013 10:34
Komento

56 Komente

  1. sh.taras June 16, 09:52

    Afera korruptive e ketij tuneli kap shifra te jashtzakonshme,ashtu siç edhe ndodhi ne Durres-Kukes.Punimet akoma nuk kane perfunduar e megjithate Saliu pret shiritin per te mbuluar keqqeverisjen e tij,pra tuneli hapet sot sa per sy e faqe pasi menjehere pas inagurimit ai do shfaqe probleme si ai i Morines.

    Reply to this comment
    • Alban June 16, 10:03

      Kjo rruge eshte shume e rendesishme dhe qe i jep qyteteve nje zhvillim. Por une nuk jam dakort me shpejtimin e punimeve ne kete kohe kaq te shkurter sepse punimet nuk jane bere te nje cilesie te larte. Edhe kjo rruge po behet ne kushtete nje rruge fushate.

      Reply to this comment
      • Besnik June 16, 10:09

        Nuk besoj se kjo rruge do ti mashtroje elbasanllinjte dhe qe te votojne Sali Berishen. Elbasani nuk duhet te beje te njejten gje qe beri dhe Kuksi qe i dha voten sepse i beri rrugen Durrres Kukes dhe pastaj e la ne harrese per 8 vjet. Te gjitha cfare ka bere berisha nuk mund te zhbehen me nje rruge te tille. Prandaj Berishes duhet ti tregojme rrugen e ikjes.

        Reply to this comment
        • Tonini June 16, 10:21

          Kjo eshte nje enderr e saliut per te mashtruar shqipetaret dhe gjithe Elbasanin. Ai e di qe atje nuk do te marre vota dhe prandaj i shpejtoi kaq shume punimet e kesaj rruge saqe mendoj

          Reply to this comment
          • Elma June 16, 11:26

            Po kjo eshte super e turpshme ky njeri ka luajtur nga mend e kokes dhe nuk di me cafre thote mua personalisht me vejen turp te them qe ky njeri na ka qeverisur per vite me rralle.

          • Albert June 16, 11:37

            Berisha me kete rruge po perpiqet qe te mbuloje te gjitha aferat korruptive dhe vrasje e 21 janarit. Krimin e bere me 21 janar nuk mund te lahet me asgje vecse me vendosjen e drejtesise. Duhet rotacion me patjeter.

          • Ana June 16, 11:39

            eshte e pamundur qe saliu te mos e personalizoje cdo fjalim cdo takim me qytetaret cdo inagurim duke hedhur balte mbi kundershatarin

            kjo eshte fushata me e shemtuar e pare ndonjehere,nga goja e kryeministrit dalin fjale qe nuk duhet te dalin as nga goja e njeriut me ordiner pa post.Nje turp i madh per shqiperine

            Ky tuneli ishalla nuk le viktima te medha se kshu si jane bere punimet eshte e frikshme te kalosh se mund te bier nga momenti ne moment,zoti i ruajt

            pas 7 ditesh ne i japim fund ketij regjimi te gjithe bashke,qe ne shqiperi te mos kete me kurre kryeministra si saliu,nevoja per rilindje eshte tej mase e madhe

          • dorjeta June 16, 11:42

            e pamundura qe ti te zhdukesh nga politika se cmende tere dynjane do te behet e mundur me 23 qershor kur te gjithe ty te te tregojne vendin, me vote masive per PS. Ti do te dalesh ne pension Sali dhe nuk do derdellisesh me lart e poshte.
            Nuk do besh me premtime-mashtrime elektorale, sepse koha jote mbaroi.

        • Fabio June 16, 11:45

          Mburrja e pabaze eshte demagogji. Dje foli per vlerat ne familje, por cfare vlerash ka Saliu kur ai ka harruar varrin e prinderve te tij. Ne tropoje nuk gjendet varrini prinderve te Saliut dhe qe ai nuk ka qene kurre tek varri i tyre. Prandaj cdo mburrje e Saliut eshte nje turp shume i madh.

          Reply to this comment
      • gozhda June 16, 10:26

        Nuk mbulohet dielli me shoshe Sali.Ky tunel nuk justifikon qeverisjen tende mizerabel keto 8 vite.Vendi po shkon drejt rrenimit ekonomik po vazhduam keshtu riskojme falimentin ndaj edhe ti Sali me 23 qershor do na zhdukesh njehere e mire nga politika.

        Reply to this comment
    • keno June 16, 10:04

      ok ne rregull e inaguroj ?! gjer ketu ska asgje te keqe!!!ama po te hapesh buxhetin e shtetit dhe te ardhurat jan shuuuum mangut !! duhet nje njeri i zoti per ate pune dhe jo ky qe vetem harxho leket me cmime marramendese thjeshte per tu duk sikur punon !! ne nderkohe jemi pa pune dhe duhet ta heqim kete njeri qe vetem harxho lek dhe se mendo si do kete te ardhura ajo rruge qe ka bere

      Reply to this comment
      • Sara June 16, 11:28

        Po ca zog malesh o lopecar ti dhe lopet nuk ke ditur ti ruash ndaj dhe e ke cuar ne gramin esot vendin sepse nuk ke haber nga qeverisja sepse je nje cope injoranti dhe nuk e ke idene e qeverisjes po ska gje se do mesosh ndonje gje pas 23 qershorit mgjth nuk do te hyje shume ne pune.

        Reply to this comment
    • gjyshja June 16, 10:14

      Nuk ja hedh dot thjeshte e vetem me nje tunel Sali.Populli i Elbasanit nuk ha asfalt e beton por ka nevoje per buke,per mirqenie per mirqeverisje,keto ti nuk ja ke dhene.Papunesia rritet dita-dites,cmimet e ushqimeve po ashtu,jetesa eshte bere e paperballueshme vendi po kalon nje gjendje tejet te veshtire,Sali ka ardhur me kohe koha te largohesh nga ky vend.

      Reply to this comment
    • buffon June 16, 10:16

      Asgje nuk e shmang humbjen tende me 23 qershor Sali as ky tunel,vlera ne para’ abuzive e te cilit eshte tejet e madhe.Pas cdo tuneli pas cdo rruge te ndertuar fshihet korrupsioni i kesaj qeverie e vjedhja e popullit.

      Reply to this comment
      • Beta June 16, 11:31

        Zvarranik je ti gjyshi me antiplum qe dhe ne vendlindjen tende shkon me nje ushtri nga mprapa dhe ruhesh si diktatoret e disa vendeve ju realisht jeni turp i ketij vendi..

        Reply to this comment
    • hazbiu June 16, 10:28

      e pamundura nuk ishte e tille, isjte qellimi te mbarohej ne kohe zgjedhjet qe gjoja te merrje ndonje vote
      nuk ke per te marre vota per nje cope rruge o plakush
      LARGOHU E HAPI UDHE RILINDJES!

      Reply to this comment
      • Nardi June 16, 11:40

        Edi Rama eshte krenaria jone qe per 11 vite e ka shnderruar Tiranen ne qytetin me te bukur qe ne jetojme sot dhe eshte vertet i zoti ne cdo pune qe ben ky sali protopapa le te llomotise dhe disa dite sepse dhe pak kohe i ka ngelur.

        Reply to this comment
    • Flogerti June 16, 11:20

      JA PRA QE SALIU KA HARRUAR SE CESHTE. saliu ka harruar ku ka lindur, ka harruar se ke ka pas komshi, ka harruar se ku ka qare per here te pare, ka harruar se ke ka grua, se ke do, se ku ka varrin e ema e mire me te atin bujar, ka harruar se nga eshte, me pak fjale ai seshte me njeri. ai eshte i marre fund

      Reply to this comment
    • turp June 16, 11:22

      e te cafshin malet ty ishallla se ne kto 8 vjet i ka ca veshet shqiptarve me budallliqet e tua….prandaj bolll me sdurohen me brockullat e tua duhet dikush tjeter qe di ta qeverisi kete vend ne ndryshim nga ty …

      Reply to this comment
    • sifi June 16, 11:24

      prandaj se ngelur cyryk ti se ke flutuar me shume se sec duhet e te ka lene fluturimi me pasoja.me thene tdrejten ne kohen kur ke qene ti femije tgjithe njesoj jeni rritur se ste linte enveri te rritej njeri me mire se tjetri.aman ky ka shkalluar fare.

      Reply to this comment
    • herta June 16, 11:29

      po po autostrada nga maja e malit ku je rritur ti si damlla e me probleme mendore deri ne pekin.ti te gjitha i ke bere e moo e ne po jetojme si mbreter.i ke syte ne balle ti ore apo te jane qerruar syte se po te shofesh verdalle ne shqiperi e po ta krahasosh me europen asgje nuk kemi njesoj me thene te drejten.dmth ne nuk kemi asgje po asgje !

      Reply to this comment
    • fatma June 16, 11:30

      rama edhe ne bunker nqs eshte rritur shife sa me mire sesa ty eshte rritur.te pakten ka tipare prej njeriu kurse ti ke akoma tipare fshatareske e kafsherore se sigursht je rritur ne maje te malit se faj.

      Reply to this comment
  2. kavaja June 16, 10:40

    sali berisha krenohet se ka bere rruge.pse ,c:fare duhet te beje tjeter.kjo eshte njesoj sikur nje prind te krenohet se ka cuar buke ne shtepi

    Reply to this comment
  3. Tani June 16, 11:16

    Tunelin e bejne parate e shqiptareve Ti a ke rrujt noi lek.Mashtrues.

    Reply to this comment
  4. Nikolaj June 16, 11:22

    Edi Rama èshtè rritur nè njè familje intelektuale ku nuk i ka munguar asgjè,kurse ju si njè i rritur nè veçidol me mungesa ndoshta dhe tè ushqyerit erdhèt nè Tiran duke u ZVARRITUR si njè reptil ngjitèt shkallèt duke u shèrbyer me besnikri udhèheqjes sè partis punès arritèt qè tè pèrfitonit dhe tituj shkencor nè shkencat humane(Mjeksi).Ky èshtè portreti juaj shoku Sali Berisha.
    Pyetja shtrohet: Kush èshtè Zvaranik ju ,Sali Berisha apo Edi Rama????

    Reply to this comment
  5. cama June 16, 11:23

    kete qeveri nuk ka se si ta votoje ai qe do nje te ardhme me te mire, nje rroge me shume per cdo vit, nje shkollle me te mire, nje drejtsi me te mire, nje sherbim shendetsore me te mire , taksa me te vogla per 95

    5 te shqiptarv, aksizen e hequr te naftes, pesticide me lire, taksim progresiv, polici me te mire dhe kush do lirine dhe jo diktaturen voton me 23 qershore ps nr 29

    Reply to this comment
  6. ersjola June 16, 11:26

    rames i qafsh hallin ti ore zogu.malet e tua te kane lene ty mbrapa se me menje je akoma ne komunizem.ja se rritur neper male sje bere akoma njeri po jeton e sot si njeri shpellar.ti je prapambetja jone e keqja jone me e madhe qe na kane zene syte ndonjehere.

    Reply to this comment
  7. cama June 16, 11:30

    ky njeri eshte trtur rrugeve si Bajroni, vetem se ky i fundit e ndjente veten si skifter te lire, e ndjente veten qytetare te botes, kurse berisha e ndjene vetn diktator i cili nuk le gje pa per per te mbajtur pushtetin e tij te flliqur. qytetaret e elbasanit duhet te dine se sot jetojne me keq se dje , duhet te dine se ajo rruge dhe ai tunel do ta zhysi vendin ne krizen e borxheve sepse jane para te marra borxh, duhet te dine se femijet e tyre i kane borxh 3000 mije dollare bakave te huaja . para qe do ti paguajm ne dhe qe e shpien vendin drejt krizes se borxheve qe ka prekur greqin. ata duhet te dine se sot paguajn nme shume taksa dhe se jane me te varfer. po vazhduan me berishen do te thote te japesh nje vote per rritjen e borxheve dhe per krizen e thelle ekonomike

    Reply to this comment
  8. lini June 16, 11:46

    Z.Perbindesh me bene pershtypje deklarata Juaj e pa finese e e pa gdhendur qe vetem rruajtesit e dhive mund e duhet ta pranojne kete humor bajat.Je qenia me e peshtire e kesaj toke .Me lejo te te them se gjithkush e di se si zvaranik bunkieresh je ritur vetem ti e kerkush tjeter.E thene me ndryshe i detyruar nga misioni tend ,frutet e te cilit i gezon sot ka qene qe te jesh nje zvaranik i bunkierit(bllokut ku kreve te gjthe misionin tend )e jo Edi Rama.Po te lexosh me vemendje ballin e Rames aty gjen plot figura te spikatura e qytetare te ketij vendi ,e po te lexosh ballin tend aty gjen tere llumin e antivlerat e ketij vendi qe zotrote i quan vleta.Se fundi me lejo te te them :Boll me,mos e mbaj peng me kete vend siç ke mbajtur peng vehten tende .Kariera jote eshte bunkier ndaj dhe ky vend sot nuk ben perpara.

    Reply to this comment
  9. valeria June 16, 11:51

    sali berisha te gjitha gjerat i ben per marketing elektoral dhe asgje nuk e ben per te miren e popullit kjo esht egjeja me e keqe e ketij njeriu batakci e ketij njeriu te lig qe mashtron popullin tere kohes per perfitime vetjake

    Reply to this comment
  10. ergi June 16, 11:52

    sali ebrisha ti dhe qeveria jote keni harruar se shqiptaret nuk hane as rruge as nuk hane asfalt as gure por duhet politika konkrete per rritjen e punesimit e jo vetem genjeshtra nga ana e qeverise tuaj famekeqe

    Reply to this comment
  11. eva June 16, 12:04

    sali berisha eshte masakra sepse ka poshteruar shqiperine dhe shqiptaret tere kohes dhe t ejgitha premtimet dhe inagurimet e tij jane vetem per vota e jo nje paln strategjik per shqiprine dhe zhvillimin e saj

    Reply to this comment
  12. andresa June 16, 12:06

    Ti u rrite ne kafshet ne pylle dhe u bere me i keq e me i eger se ata….Sot u kujtove zotrote te permendesh se ku u linde e u rrite? Apo e pe qe te kishte braktisur Tropoja jote dhe kerkon te maresh edhe nehere vemendjen e tyre duke shprehur se ku u rrite.

    Reply to this comment
  13. tea June 16, 12:09

    Nuk e ben vendi njeriun, por e ben njeriu vendin more hajvan..Nuk do te thote asgje fakti se ku lindesh e rritesh, por kush je dhe cfare ben, e ti e ke treguar qarte se kush je, je nje hadut i paskrupull qe vjedh shqiptaret dhe pasurohesh me djersen e tyre.

    Reply to this comment
  14. E verteta eshte e hidhur. June 16, 12:22

    ME RASTIN INAGURIMIT TE AUTOSTRADES PARTIA SOCIALISTE DHE EDI RAMA
    SHPALLIN DATEN 16 QERSHOR 2013 DITE TE ZIS KOMBETARE NJESOJ SIKUR VDIQ IDHULLI I PS DHE EDI RAMES ENVER HOXHA

    Reply to this comment
  15. armir June 16, 12:42

    edi rama po e ndihmon shqiperine me politikat e tij te qarta dhe me programin epr nje rilidnje shqipatre ndryshe nag sali berisha qe ka vetem poltiika elektorale dhe politika drite shkurtra

    Reply to this comment
  16. ela June 16, 12:44

    partia socialiste ka nje program afatgjate e jo ne njorgam te fitoje vetme per fushata elektorale en vend ndersa politikat e ps per infrastrukturen jane afatgjata per zhvillimin e vendit ne planin me te gjere t emudnshem

    Reply to this comment
  17. grida June 16, 12:45

    qeveria e sali ebrishes e ka lene vendin ne mjerim dhe skamje totale dhe populli duhet te jene te ndergjegjshem dhe te sigurt q enuk hane as asfalt e as trilllimet e saliut ndaj duhet t emendohen mire kur te votojne

    Reply to this comment
  18. elena June 16, 12:46

    kjo qeveri funksionon pa strategji funksionon pa pike plani ndaj eshte e deshtuar ne te gjitha aspektet ndaj esht e e deshtuar ne menyren sesia ajo funksionon ne vend,kafshate qe skaperdihet eshte o vlla mjerimi ka thene migjeni

    Reply to this comment
  19. vesa June 16, 12:49

    shqipatret ne 23 qerhsor duhet t ejene te ndergjegjshem se kjo qeveri i ak rrenuar ndaj duhet te votojne partine socialiste dhe edi ramen ne menyre qe vendi te rilind dhe te jete me i zhvilluar dhe me i integruar se kurre…

    Reply to this comment
  20. marsida June 16, 12:54

    Ku eshte kjo autostrade per te cilen flet Berisha,pasi ne dijenine time vetem tuneli eshte i perfunduar ,nese rruaga e vjeter qe ka ndertuar Partia e punes quhet autostrade atehere do isha dakort
    Kjo eshte nje coper e rruges se Elbasanit

    Reply to this comment
  21. hamiti June 16, 12:57

    Rruget jane frymarrje per vendin kur ndertohen ne parametrat e duhur dhe me kosto reale.
    Ndertimi i rruges se kombit te ndertuar nga korrupsioni qeveritar i ka kushtur shume ekonomise se varfer shqiptare,pasi nje pjese e mire e fondit nuk dihet ku ka perfunduar.

    Reply to this comment
  22. beni June 16, 12:58

    Jo me kot SHBA dhe EU e kane lene PD ne krye pas shembjes se komunizmit. Keta djemte , nipcet e bllokut dhe te ish komunistave, sekretareve te partise,oficerave e sigurimsave le te presin se mos rilind koha e Enverit prape.

    Reply to this comment
  23. Alkatrasi June 16, 12:59

    Eshte e turpshme qe ne asnje moment kryeministri nuk harron te fyeje shpife dhe tregoje perralla per audiencen e mbushur me nxenes shkollash dhe punonjes te administrates te thirur me urgjence te te degjojne ty,per kundershtaret poltike

    Reply to this comment
  24. Brielda June 16, 13:02

    Nuk mund te bindesh elbasanin me nje tunel,para gjithe varferise qe i ka pllakosur banoret e Elbasanit dhe te gjiteh shqiperise
    Femijet e tyre nuk ushqehen me rruge,por me buke z,kryeminister!
    Vota e tyre eshte e shtrydhur dhe kristalizuar tashme.
    Ti duhet te largohesh!

    Reply to this comment
  25. Marko June 16, 13:06

    Nuk gjen dot ne shqiperi nje rruge te mbaruar komplet,por copeza te paperfunduara te ngjyrosura me shpejt e shpejt se duhet te prese shirita Kryeministri dhe pasataj punimet vazhdojne pa limit.
    Po behen 10 vite nga fillimi rruges se Arbrit e cila per fatin e keq ka ngelur aty ku e e gjeti viti i mbrapshte 2005

    Reply to this comment
  26. Azgani June 16, 13:10

    Ti mund te quhesh zogth pa krahe,se ke ngelur rrugeve gjithe diten dhe si kukumjacke ndjell vrer e urejtje ngado qe shkon.
    Por shqiperise nuk i mungojne shqiponjate te cilat do te sikterosin dhe nuk do te arrish te kendosh por do besh si qyqe

    Reply to this comment
  27. Landi June 16, 13:14

    Ti nuk u rite si zog malesh Ti rite si mi halesh.

    Reply to this comment
  28. e verteta June 16, 13:23

    Krahasime qesharake,si zog mali,por me pende te rjepura.

    Reply to this comment
  29. tradita June 16, 13:29

    Militante te verber duhet te dini disa gjera.
    nga 1944 deri 1958 ne fshatra nuk kishte hyre sistemi kooperativist dhe ushqimet si bujqesore dhe blegtorale nuk mungonin dhe ishin te gjitha bio. E tha edhe vete Berisha gjithçka prodhohej ne Tropoje. Shqiponja eshte shpendi me i bukur, me i fote, me i qendrueshem dhe me jete gjate dhe vetem se rritet ne male.
    Sa per shtepine eshte ashtu si shume kulla ne malesi, hijerande, krenare madhshtore.
    pak me e madhe se kulla e Mic Sokolit. Ishte qendra e UÇK.
    Prinderit ai mori me vete ne Tirane dhe jo si Mero Baze qe i braktisi diku ne fshatrat e Tepelenes..

    Reply to this comment
  30. hosteni June 16, 13:54

    “ZOG THIU” I thojne andej nga veriu…………..!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  31. andia June 16, 13:58

    le te hape tynele ne krrabe sali ram berisha bisha, por kurr me nuk do te votohen kandidatet e pd ne elbasan,,, nuk e harron populli i elbasanit qe i paguan 5000€ luciano bocit dhe mati cela,,, per te filluar pune duhej marre letra tek luciano boci ku shkruhen fjalet ‘ eshte njeriu yne, futeni ne pune’… Shpesh ndodhte qe merrte 5000€ dhe pas nje viti te fluturonte prej pune pa asnje lloj motivacioni,,, luciano boci kujto llojin e rraces tende prej budallai psh Gencin qe nxirrte gjuhen jashte dhe tundte gishtin,,, luciano boci nipi i irma boci (spiunes se sigurimit) qe donte te fuste burg per nje pale breke mahmut dumanin,,, mati cela nje njeri imoral qe kur sdi te mbaje familjen e tij e jo me te beje mire per te huajt,,, mati cela shkaterrove 2familje familjen tende dhe familjen e dashnores tende,,, ta sillte ne pogradec dashnoren shoku yt i ngushte artur biqiku,,, tani u shtua dhe gjenerali i ’97 gjeneral imami tek grupi 5000€ qe te jape letren ‘eshte njeriu yne, futeni ne pune’,,, apo ardian turku qe shkonte me sekretaren e tij albana dranogllava,,, apo eduart selami lavazhieri i shba ngeli pa leke pa shtepi dhe pa familje dhe erdhi per te zhvat parate e elbasanllijve,,, apo arbiola halimi qe esht koke e kembe e ndyre me korrupsion me parate e studenteve te ekonomikut,,, apo aurel bylykbashi qe qeroi administraten publike me intelektuale dhe i zevendesoi me analfabete qe as te flasin nuk dine e jo me te bejne punen e tyre ne administrate,,, kto jane njerezit e rrenimit qe e shkaterruan elbasanin dhe elbasanllijte e urte,,,

    Reply to this comment
  32. kevi June 16, 14:03

    Ti u rrite si kelysh koministi, i sherbeve me devotshmeri sistemit gjakpire te shqiptareve dhe sot na hiqesh si dmokrat i flakte more palo burre…Largohu njehere e mire nga politika dhe jo per te dale ne pension sepse as pensionin e qete nuk e meriton, por per te dale perpara drejtesis dhe epr te dhene llogari per krimet qe ke bere ndaj ketij populli.

    Reply to this comment
  33. Desaret June 16, 15:54

    Kush ka udhetuar nga Firence per Genova,habitet me numrin e shumte te tuneleve te hapura ne Autostraden A-12.Shumë nga tunelet jane me gjatesi mbi 4-5 kilometer dhe nje mik italian me tregonte se kur jane bërë askush nuk ka ditur gje!Vetem kur perfundoi Autostrada A -12 u kuptua se tunelet e shumte(mbi 9) kishin perfunduar! Asnje koment politik,por firmat realizuese bene nje koktejl,pa zhurme e bujë,sepse shpenzimet per berjen e tyre ishin me para te marra borxh nga shteti(Borxhi italian eshtë mbi 2 mije miliarde dollar 7 here me i me i madh se i Greqise(350 miliard borxh ka Greqia).
    Me vjen per te qeshur me shpellarin tone karaduz Sali, qe nje tunel kaq te vogel ne gjatsi(natyrisht gje e mire qe behet) kerkon ta perdore si xhol ne ditet e fundit te fushates!Se pari Saliu nuk nderton vet me PD e tij plot spiune sigurimi,tunel;por ben tunel nje firme(mesiguri e huaj) qe merr para o nga taksapaguesit shqiptare,o nga borxhet qe komuniteti europian u akordon me perqindje te larte vendeve qe kerkojne e kane projekte.Me borxhe dhe mua te me jap miku i disa shqiptareve ne Itali,Al Thani(bleu veriun e Sardenjes,ka skuadren e futbollit,PSZ franceze,por dhe supermarketet me të medha ne Angli dhe ende nuk vjen ne Shqiperi nga Saliu dhe korrupsioni i tij-Lexo Luani i Kuq gazeta Shekulli-) edhe une hap jo vetem tunele,por ngre dhe gratacielat qe Al Thani ka premtuar ti ngreje nje dite nga Patosi-Vlora dhe perfundo ne Sarande!Klikoni Al Thani te shihni perandorine e tij te pasurise!…Pra Saliu me borxhe ben nje vrime dhe per kete do autoresi dhe kuptohet vote(nuk di sa eshtë kostua e vrimes se Saliut?)Tunel une do të quaja ate qe Al Thani ka ne projekt:Vlore-Sarande dhe qe politika kushdo qofte nuk do të perzihet!…Së dyti Saliu,kujton se ben budalenje shqiptaret kur mburret,per vrimen e tij,duke besuar se shqiptaret ne shumice jane katundare, lolomene dhe tek vrima e Saliut shikojne gjithe boten,bashkimin e tregut,mosfjetjen e elbasanllinjve ne Tirane!…Dhe ngaqe keta elbasanllinje jane sipas Saliut budallenje e lumturohen nga vrima e tij e zeze,do e votojne ate!Saliu gabon rende me elbasanllinjte e te tjere qe i sheh me mentalitetin e tij te vjeter islamiko-komunist!Ata e njohin si shkaterrues te dinjitetit te tyre,vrases ne Gerdec,21 janar dhe ’97.Ata e quajne pozitivitet tunelin(paperfunduar?!)por jo detyrim te lirise se tyre per të votuar Berishen! Ne Elbasan Berisha merr humbje te sigurte!…Vrima e tij e zeze nuk do ta shmang verdiktin popullor ti thote:”Vrasës, largohu!Drejtesia ka kohe qe po te pret!…

    Reply to this comment
  34. shqipfolësi June 16, 16:15

    Pikërisht, mëndjeshkurtësia e këtyre pushtetarëve qëndron në mendimin e gabuar që kanë mbi shqiptarët, duke kujtuar se niveli ynë është ai që duan pushtetarët!

    Nuk ka rëndësi se kush qenka rritur si zvarranik nëpër bunkera dhe kush si zog nëpër male.
    Rëndësi ka se kush do vdesë si zvarranik e kush do vdesë si zog malesh!!!

    Reply to this comment
  35. CAKU June 16, 19:13

    ME NE FUND ENDERRA E GJITHE ELBASANIT U REALIZUA,AJO CKA SHQIPTARET E KANE PRITUR PER ME SHUME SE 100 VJET ME NE FUND U REALIZUA,DHE E GJITHE KJO FALE QEVERISE BERISHA E CILA MBAJTI PREMTIMIN E SAJ…BRAVO PARTIA DEMOKRATIKE JU E MERITONI FITOREN…PERPARA ME NDRYSHIMIN…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*