Berisha: Investitorët e huaj po largohen, Rama: Janë në nivelin më të lartë

September 22, 2016 13:43

Berisha: Investitorët e huaj po largohen, Rama: Janë në nivelin më të lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi me forcë nga salla e Kuvendit, largimin e investitorit libanez nga Shqipëria dhe tërheqjen e investimit prej 450 milionë dollarësh për një resort turistik.

Berisha tha se vendi po shndërrohet në Kanabistan dhe në largim masiv të investitorëve të huaj.

Dënoj me forcën më të madhe këto veprime mafioze të organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, këtë shndërrim të Shqipërisë në kanabistan, të largimit masiv të investitorëve të huaj nga Shqipëria, këtë zgjatje të tmerrshme të mafies të klientelës shqiptare mbi pasuritë publike të Shqipërisë” deklaroi Berisha.

Kryeministri Edi Rama rrëzoi pretendimet e Berishës

“Me bëri përshtypje ligjërata e parafolëses për ikjen e investimeve të huja dhe lotët e krokodilit lidhur me sipërmarrësin që u bë lajm i ditëve të fundit për shkak të dhunës së ushtruar mbi të”.

“Investimet e huaja në tremujorin e dytë janë në nivelin më të lartë të tremujorit në tre vitet e fundit. Po kështu është kur as lexon, as kujton. Sali koha jote ka vdekur, lërë kohën tënde, kujtimet mbaji për vete dhe thuaja vetes para pasqyrës”, iu drejtua kryeministri Rama ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Sot, vijoi Rama, “përpara pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti, sepse ai sipërmarrës ka ardhur në zyrën time pasi kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra që s’merrnin zgjidhje për problemet administrative”.

Dhe  “siç e ka thënë ai, qeveria jonë ia ka zgjidhur një më një të giithë problemet administrative dhe papritur dhe pakujtuar del dhe i jep dajak një gjykatëse e jotja, e cila kthen pronë brenda zonës së investimit dhe e kthen në korrik të këtij vitit që u bë shkak i shpërthimit të konfliktit. Dhe atë goditje atij ata që ia dhanë ia dhanë sepse fuqinë e morën nga gjykatat e tua”, u shpreh kreu i qeverisë.

September 22, 2016 13:43
Komento

1 Koment

  1. Adih September 22, 18:28

    Shan i dhjeri te permjerin . Bashke me ju dhe LSI, jeni per tju hedhur ne grope te gelqeres . Jeni bere shume te lexueshem o katovicare ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*