Berisha: Kemi mbështetjen më të madhe që prej vitit ‘96

Redaksia Online February 11, 2013 14:05

Berisha: Kemi mbështetjen më të madhe që prej vitit ‘96

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha tha se kjo forca e tij politike ka mbështetjen më të madhe në popull që nga viti 1996. Berisha tha se sondazhet tregojnë se PD është forca me mbështetjen më të madhe të qytetarëve dhe akuzoi liderin e opozitës se është obsesionuar pas vjedhjes së programit të PS.

“PD edhe në Expoll-et më të fundit është në distancë forca politike më kryesore. Në kuotat në të cilat nuk ka qenë ndonjëherë nga viti 1996 deri më sot, sepse shkalla më e lartë e besimi është tek kjo forcë politike. Një herë më thotë më vodhët komisionerët, një herë aleatët, një herë një tjetër… Atij i është krijuar një mendim obsesiv. Prapë ka skenarin e 2009-s, prapë Blushi do fillojë lëvizjen mos i fol shoferit, prapë do thotë të bëhem asistent i shoferit etj”, tha Berisha.

 

Redaksia Online February 11, 2013 14:05
Komento

4 Komente

  1. Baro Liçaj February 11, 15:54

    Ja do qefi,por e genjen mendja te gjorin Berisha !

    Reply to this comment
  2. Amant February 11, 23:43

    Berisha dhe berishizmi do te mbahen mend shume gjate ne historine e shqiperise, si nje njeri me ideologji prej alabaku, qe perveçse i ka renuar shqiptaret, e vazhdon ta bej me zell kete çdo dite, shkateroi dhe hodhi ne ere gjithçka demokratike dhe vlera kombetare. Nje manipulator i papare qe jeton me genjeshtren e tij, trafikant, vrases, perdhunues i pashembullt i lirise se individit. Ai eshte dhe mbetet njeriu qe i ktheu shqiptaret, gjate qeverisjes se tij, ne mesjete, si ne kohen e hajnave e bandave te fillim shekullit qe lame pas, ku nuk ekzistonte shteti dhe ku ligjin e ben me i forti. Eshte me i paburi, por edhe frikacaku qe forca e tij e vetme eshte tek nje grusht njerezish pa moral, dhe qe mbrohet me arme nga nje tjeter bande ku shumica e tyre jane me origjine nga Tropoja. Monster qe ne deje nuk ka aspak gjak shqiptari por as edhe formim shtetari. Nje njeri pa ide, por qe vjedh dhe i shet si te tijat. Motua e tij eshte ; qeveris me çte te vij duke shfrytezuar momentin. Nje hajdut mizor qe per interesat e tij vret jo nje, por edhe grupe njerrezish, te cilet i quan dhe i konsideron, bageti. Ky njeri ka instaluar nje “shtet te kapur”, dhe qeveris me nepotizem ne nivelet ekonomike e gjyqesore. I “dashuruar “marrezisht me karriken, per te cilen thote se nuk mund qe ti a marrin te tjeret, sipas metodologjise bolshevike, eshte gati te bej therror gjithkend, pa i u dridhur dora, te derdhe gjak pa asnje pendese shpirterore, madje eshte i gatshem ta fuse pa merak krejt vendin ne nje lufte qe nuk do ti dihet as edhe fundi. Nuk njeh asnje norme demokratike, dhe demokracia per te eshte, vasaliteti i te tjereve ndaj familjes se tij, dhe heshtje se ne periudhen e diktatures. Eshte kujdesur mire qe te terrorizoje dhe ti viktimizoje njekoheshit shtetaret e tij me presione rrogash dhe flakje ne rrugen e madhe te cilitdo qe mendon e flet kunder tij dhe qeverisjeberjes qe e ka çuar vendin drejt humneres fiskale. I pangijur deri ne tepri me nje makuteri pa asnje lloj hapsire se bashku me familjen e tij ka grumbulluar kapitale maramendase te cilat sot ende nuk u dihet destinacioni. Nje sharlatan i papergjegjshem e destabilizues prototip ne Ballkan qe nuk e mbeshtet askush, qofte edhe ata bedela qe i marrin me presion dhe i prezantojne ne ekrane televizive. Renues dhe destruktor i ekonomise se shqiptareve me mendesi alabaku, qe e paraqet si jeten dhe mirqenien me te mire ne Europe, pas Gjermanise. Kjo monster me psikologji fashisti nuk largohet vetem me voten popullore, se ashtu siç thote e deklaron vete ai “ju votoni, ne numerojme”, qe eshte e huazuar nga babai i tij shpirteror, Stalini te cilit kerkon qe te ngjaje ne çdo ves, ka percaktuar qysh tani fatin e zgjedhjeve te ardhshme ne shqiperi. Ai po punon, dhe madje ethshem per skenare te rrezikshme qe e presin shqiperine ne fillim te kesaj vere, te cilat do te rezultojne fatale per lirine e mendimit dhe te shprehjes per cilindo aty. Destabilitet.
    E rendesishme per te eshte qe te shtyje ditet dhe te fitoj kohen e duhur deri para 23 Qershorit.
    Jini vigjilente

    Reply to this comment
  3. besa February 12, 00:14

    ti ke mbeshtetje vetem me fallangat e krimit vetem ke vjedh do e shohim kete here skizofren

    Reply to this comment
  4. ardian February 12, 01:08

    te genjen skizofrenia o i semure mendor nga kush e ke te gjithe kete mbeshtetje qe te mbeshtetshin mbas muri ore psiqik i degraduar te mbeshtet banda e hijena qe ke nga pas hajduter e kriminele njerez te trashe sic je vete cna ka gjetur me kete felliqesire novojtore fare paska qene sali qingla…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*