Berisha: Kemi nivelet më të larta në botë të ndjekjes së shkollës

Redaksia Online March 3, 2013 12:38

Berisha: Kemi nivelet më të larta në botë të ndjekjes së shkollës

Kryeministri Berisha komenton në Facebook takimin e djeshëm me mësuesit dhe pedagogët e Elbasanit. Në një postim në rrjetin social, Berisha thotë se shqiptarët renditen ndër të parët për ndjekjen e shkollës, por problem kryesor për vitet e ardhshme mbetet rritja e cilësisë së arsimit. Berisha shkruan se propozimet dhe kritikat e mësuesve të Elbasanit do të përfshihen në programin e PD-së për arsimin.

“Takimi i djeshëm me mësuesit në qytetin e Elbasanit, djepin e arsimit tonë kombëtar, ishte frymëzues! Unë aty isha thjesht si një ish-nxënës që ka admiruar shumë mësueset dhe mësuesit e tij, si një prind dhe gjysh i vëmendshëm për shkollimin e fëmijëve, mbesave e nipërve të tij, si një qytetar që beson dhe nderon shumë dijen dhe vlerat e saj. Në ekspozenë time, theksova se këto vite iu kemi faktuar shqiptarëve se për ne arsimi është çështja më serioze. Ne mbajtëm premtimet; rritëm 120 deri në 150% rrogat e mësuesve, shtrimë internetin në 2000 shkolla të vendit nga vetëm 40 shkolla me internet në vitin 2005, rritëm nga 900 në 24 mijë numrin e kompjuterave në shkolla, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla. Sot 92% e nxënësve që mbarojnë arsimin bazë ndjekin shkollat e mesme dhe 72% e maturantëve ndjekin universitetet. Këto janë ndër nivelet më të larta në botë. Por qëllimi ynë më kryesor për 4 vitet e ardhshme është cilësia dhe rritja e saj. Mësueset dhe mësuesit shprehën dje mendime, propozime, kritika, opinione, që do të pasurojnë shumë programin e PD për 4 vitet që vijnë. Arsimi ka qenë dhe do jetë përparësia jonë më madhore! Sb”, shkruan kryeministri.

Redaksia Online March 3, 2013 12:38
Komento

5 Komente

  1. ardian March 3, 19:53

    per car nivelesh flet more i semure mendor skizofrenia qe te ka pllakosur ka kaluar cdo nivel ik moe psiqik i kalbur se e shkaterrove shqiperinr sali qingla…

    Reply to this comment
  2. sali hajni March 3, 21:24

    pas koqeve te mija vjen sali degjenerata sali -shkerdhat berisha rrugaqi

    Reply to this comment
  3. tefta March 3, 22:03

    ky eshte rezultat i sistemit socialist qe futi dashurine dhe detyrimin per shkollen ,por keta nuk ta japin ty voten

    Reply to this comment
  4. qytetar March 4, 10:14

    po! por ti do te mbahesh mend se ktheve analfabetizmin ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. sali hajni March 4, 10:44

    te dhjefsha ne aiped e ne telefon se ato i ke vetem kur te therrrasin fallangat e krimit vetem kur vret more rrugaq vuqidoli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*