Berisha: Kërkoju falje infermiereve, Rama: Hajde në debat publik, të shohim kush duhet të kërkojë falje

Redaksia Online March 27, 2013 13:16

Berisha: Kërkoju falje infermiereve, Rama: Hajde në debat publik, të shohim kush duhet të kërkojë falje

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha akuzoi sërish kreun e PS-së për fyerje të bluzave të bardha dhe i bëri atij thirrje të kërkojë falje publike. Berisha akuzo Ramën se po tejkalon çdo lloj kufiri të fushatës elektorale, duke hedhur baltë mbi punën e punonjësve të shëndetësisë, që shpëtojnë jetë njerëzish.

“I kërkoj zotit Rama publikisht të tërheqë fjalën shumë pa mend që ka thënë për infermieret. Mjeku e ka të vështirë, e të komplikuar punën, por më të vështirë e ka infermierja. Të lëshosh fjalë të pakontrolluara në adresë të infermiereve është shumë e papranueshme. Ndaj dhe unë i kërkoj në mënyrë të vendosur të kërkojë publikisht të falur, së pari për kontributin e jashtëzakonshëm që ato japin. Rama nuk mund të më thotë mua dhe as shqiptarëve se ka një profesion më të mundimshëm se profesioni i infermiereve. Ato janë vajza, gra, nëna, motra dhe nuk kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë, nëse të duken spitalet shtëpi publike, pastaj ke rënë në një botë apo në Shqipërinë e gënjeshtrave”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ftoi Berishën për një përballje televizive, ku të flitet edhe për problemet që ka sistemi shëndetësor. Rama shprehet se ai që duhet të kërkojë falje është vetë Berisha, i cili i takson infermieret më shumë se veten.

“Po nëse ia mban zemra debatin, le t’i zgjedhë vetë vendin, formatin, gazetarët, ditën, orën dhe le t’i shohim aty pastaj sukseset në shëndetësi! Një kardiolog në pushtet që rrënoi shëndetësinë dhe një KM që takson më shumë infermieret se veten duhet të ikë me vrap e të fshihet #Turp! Pse mos bëjmë një debat publik për shëndetësinë dhe për kush duhet t’u kërkojë ndjesë jo vetëm infermiereve po të vdekurve e të gjallëve?”, shkruan Rama

 

 

Redaksia Online March 27, 2013 13:16
Komento

1 Koment

  1. Qemali March 27, 15:15

    O Sali, o njeri, o rob i zotit !
    Mor po c’na pandeh neve trapa si puna e atyre qe te bejne temena ty? Ne kemi veshe, kemi sy kemi dhe tru te gjykojme mbi ato qe thote Edi dhe mbi ato qe thua ty. Ai thot te ruhesh nga infermieret jo per pune seksi, por per pune lekesh se meazallah se te bejne nje injeksion pa mare 2 mije lekshin.
    Ty te paska mbetur hatri ty se te paskan fyer koleget! Ne qe paguajm mjeket e infermieret, qe blejme ilacet, qe i vuajme me xhep e me kurriz pislleqet e kolegeve dhe miqve te tu s’duhet te flasim. Zhduku nga faqja e dheut o abuzivist politik dhe recidivist ordiner!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim