Avionët me drogë, Kodheli: Pas Komisionit Hetimor i takon Prokurorisë të merret me këtë çështje

June 1, 2014 12:03

Avionët me drogë, Kodheli: Pas Komisionit Hetimor i takon Prokurorisë të merret me këtë çështje

Një ditë pas përfundimit të komisionit hetimor, për trafikun e drogës ka reaguar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka deklaruar se tani i takon prokurorisë të merret me këtë çështje.

“Tani pas punës së komisionit hetimor i takon prokurorisë që të merret me këtë çështje. Kjo qeveri është e fokusuar në pastrimin e institucioneve që duhet të jenë të paprekshme nga korrupsioni”, tha Kodheli.

Kodheli garantoi shqiptarët se “FA nuk janë pjesë e asnjë pretendimi të tillë absurd keqdashës dhe provokativë nga elemente të opozitës. Pjesa tjetër i takon  një kohe kur nuk e drejtoja unë Ministrinë e Mbrojtjes”.

Gjate seancave te fundit ne parlament per “ceshtjen e droges”, Rama e ka permendur shpesh prokurorine. Me poshte, replikat e seances se 15 majit:

Rama: Vazhdoj të këmbëngul, duke qenë se ju thoni se përmasat e çështjes janë dramatike, ka vetëm një mënyrë për ti dhënë fund akuzave. Nëse ju dhimbset kaq shumë Shqipëria që ju duket e mbërthyer nga trafiqet dhe dispononi prova, shkojmë te prokurorët. Çohesh, merr fjalën, rimerr fjalën 100 herë. Çohu shko te prokurorët, një akuzë dhe shpëton njëherë e mirë nga unë nëse ke prova.

 Berisha: Së bashku me Mrikën (Mimi Kodheli) do ikni, i përdorët bazat për avionë droge, do ikni sa më parë.

Rama: Provo një lidhje të vetme me këtë çështje dhe e ke zgjidhur këtë punë. Nuk ke nevojë të sjellësh punonjësit e Bashkisë së Tiranës këtu as atë lumëmadhin e Lazaratit. Pse në 20 vjet nuk pate kurajën të provosh qindra akuza që ke bërë në këtë Parlament? Përgjigju! Unë të them bëhu burrë, vërteto akuzat përpara prokurorisë që ka frikë nga ty, gjykatat që janë pas teje dhe presidentit që të mbështet!

June 1, 2014 12:03
Komento

40 Komente

  1. jozi May 15, 13:00

    KUSH KUSH DHALLA ???????? HAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAH ME TER MEND E K KINI QE DHALL DO FUNOSI SALENPO SALA E KA KAPUR DHALLEN ATJE KU NUK TREGOHET

    Reply to this comment
    • andromeda June 2, 00:33

      Dhe prokuroria e dhallës ka për t’ia bërë nënën!

      Reply to this comment
      • beni June 2, 00:35

        Znj.Mimi a jeni e sigurt se keni mbeshtetjen e Lidershipit te sotem ushtarak? Nese po si e shpjegoni qe kontrollet qe ju dergoni ne strukturat ushtsrake per te zbuluar korrupsionin ato i mbyllin dhe ju dergojne informacione te genjeshtra.Mos harroni ato qe ke prane , drejtoret ne SHPFA jane pjese e Imamit dhe Xhemalit pasi ato i bene kolonel para kohe pikerisht per te mbuluar vjedhjet pasi ato te largohen nga pushteti.Veprimet e Imamit dhe Gjunkshit jane njelloj si veprimet e Berishesh me vendosjen ne sistemin e drejtesise te njerzve te tyre per te bllokuar transparencen dhe mbrojtur krimin. Kerko informaci0n er ankandet e skrapeve saeshte shitur 1 kg, kerko informacion kush e krijoj Mariken dhe pse, sa eshte vjedhja e materialeve gjate kesaj katrahure,kerko kush po e mbulon kete, kerko informacion sa karburant eshte harxhuar ne batalionin e transportit, pse po mbulohet kjo, kerko kush e shkaterroi Qendrene riparimit te pajisjeve tokesore, kush shiti lenden e pare per skrap ne FA? sHUMICEN E TYRE E KE PRANE NE DREJTORI E ME GJERE……

        Reply to this comment
        • tani June 2, 00:36

          Dmth me nuk mund te vazhdojme me tutje, por deri ketu tek prokuroria….

          Reply to this comment
          • info analitike June 2, 00:37

            I paska dale gjumi Mrikes?!
            Teper vone, tani nuk e besojne me as mushkonjat.

          • santi June 2, 00:38

            Mrika e vogel e malesise, u be Mimi e partise / Eshte MIS i qeverise, kjo Top-Sexy e ushtrise / Ne NATO Mrika eshte betuar, Ukrahinen per te cliruar / Ne Moske ajo do shkoje, qe Putinin te demaskoje / Vec nje gje Mimi ka frike, kur e therrasin prape Mrike.

          • .. June 2, 00:38

            Mimi, mos harro xhemal katunar gjunsha ish shefin e ushtrise, hajdut ordiner mashtrues I paafte, servil b lepires I pd dhe I shkelzenit vetem kontrolloni sesa shtepi dhe makina ka hajduti dhe I korruptuari por edhe imorali dhe keto I duhen sekuestruar… arrestojeni hajdutin

  2. dada May 15, 13:06

    Bravo EDI. ke fakte ik ne prokurori ka 20 vjete qe vetem shpif

    Reply to this comment
    • Nje qytetar i indinjuar May 15, 14:08

      E si mund ti thohet Brovo ketij trapi qe eshte kryeminister? Del nje kriminel e tall bythe me te gjithe diten, mu ne mes te parlamentit, dhe ky te vetmen pergjigje qe gjene eshte ti thote “hajde shkojme tek prokuroria”!! Pak me pare i thoshte, prokuroria, gjykata, presidenti jane te sales? Turp, turp, turp, Edi Rama nuk e meriton te jete kryeminister! Derisa kryeministri qe ka 9 muaj ne detyre nuk ka qene i zoti te veje para pergjegjesise gjithe shkelesit e ligjit, ca mutin ha tani qe thote hajde shkojne ne prokurori?? Edi Rama na zhgenjeve! Ne qofte se je burre dhe ne qofte se nuk ke lidhje me bandat qe kane zaptuar shqiperin qe prej 24 vitesh, atehere perdore forcen e ligjit per t’iu a thyer koket te gjithe Salisteve, hajduteve dhe krimineleve. Perndryshe ik pjerdhu se populli s’ka nevoje per spektakelin 1 lekesh qe ben ty me sali shkerdhaten!

      Reply to this comment
      • KULUFI May 15, 14:47

        O koqe kanari!

        A merr vesh nga drejtesia apo di vetem te indinjohesh.
        Ka rregulla shteti o ti qytetar. Nuk mundet kryeministri te japi vendim per njerezit ne emer te drejtesise.

        Reply to this comment
        • Nje qytetar i indinjuar May 15, 15:40

          @ o kulluf

          ti nuk di shqip me duket!

          Kryministera qe merrin persiper te japin vendimet e gjykatave i kemi patur gjate gjithe historise se shtetit tone! Qelbesira e fundit e ketij soj kryeministri, qe populli e hoqi me breke neperkembe me 23 qershor 2013, vazhdon akoma sot e kesaj dite te haje mut gjithe diten ne parlament! Pikerisht se ky palla, po ben te njejten gje si krimineli i viçidolit, vazhdojme te jemi ketu ku jemi! Edi Rama ka merre persiper te ndertoje shtetin, dhe shteti ndertohet duke e pastruar nga plehrat! Une e ty flasim kot ketu se ne s’kemi mundesi te bejme reforma, por nqs kryeministri ndermerr reforma jam i sigurte se te gjithe 1 million shqipetaret qe i dhane voten i ka pas tij! Por me sa duket e ka mendjen te beje lloqe me plakun e vicidolit, si dhe te beje hartime e vizatime…..

          Reply to this comment
      • Pellazgu May 16, 09:41

        Nuk je vetëm ti i indinjuar për çfarë shkruan. Të siguroj se ka edhe shumë e shumë të tjerë, nga 1-milionëshi…

        Reply to this comment
    • Tarrasi May 15, 19:11

      Kjo eshte nje pune e veshtire e kushtueshme dhe pa krye. Lazarati nuk eshte problem kryesor.
      Tani per tani kemi probleme me serioze sic eshte korrupsioni dhe degradimi i gjykatave, prokurorise, presidences dhe SHISH. Sepse nje i cmendur si Sali Berisha llomotit pa ndalur si marre qiqra ne hell e endra qe i pjell mendja nuk duhet te shkallohemi te gjithe.
      Une surgjeroj qe te legalizohet Marjuana/Hashashi edhe sikur perkohesisht qe qeveria te fokusoje te gjitha energjite ne gjerat me me rendesi. Shume vende e kane bere kete gje dhe jetojne ne menyre te perkryer.

      Ne qofte se legalizimi nuk fuksionon mund ta ilegalizosh serisht kur te jete koha me e pershtatecme dhe te jete fuqizuar ligji juridik dhe policia.

      Boll harxhuat energji mbas nje te marri si Sali Berisha ku do vene deputet e PD kur ti dali era te cmendurit Sali Berisha do ta ndjekin dhe ata nga pas ne pension apo ne varreza????!!!!

      Reply to this comment
    • mira May 16, 10:10

      BRAVO QE CKE ME TE ,BILEM NJE BRAVOOOOO E MADHE KUJT NUK I PELQEN,MOS TI PELQEJ SHTETI KA RREGULLA ,JO SI SALIRRUMPALLA QE I NJEH VETEM PER INTERESAT DHE KLANET E TIJE,PERSE NUK FLET PER KOPSAT E FLORIRIT APO NUK I VJEN ZERI SE KA BERE PUNEN I KA SHERBYER,POR KESHTU DUHET TE DISKRIDITOHEN TE GJITHE ME RRADHE DERI SA TE NXJERRIN NGA GOJA E TYRE SE KUSH I KA LEJUAR TE MASHTROJNE ,TE VJEDHIN E, TE LIROJNE DROGAXHIJTE E HUAJ, TE CILET LARGOHEN PA ADERESE, E SOT BERTET E CIRRET PER AVIONE E NENDETESE TE CILET I SAJON VETE PER TE HUMBUR GJURMET.

      Reply to this comment
  3. dada May 15, 13:06

    Bravo EDI. ke fakte ik ne prokurori ka 20 vjete qe vetem shpif Sali

    Reply to this comment
  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. May 15, 13:37

    Maloku ka mare detyre URGJENTE nga SERBIA te ciles po i shkaterrohen si bazat ekonomike ,po ashtu edhe ato politike .
    Sot me shume se kurre keto fije serbe duhet te priten .
    Te dy si SALIU si BASHA jane kriminele dhe HAJDUTE dhe TRADHETARE !

    Reply to this comment
  5. Spektatori May 15, 13:49

    Në Parlament eshte hapur Kanali i Ujrave te Zeza
    Kanali e ka emrin Shkerdhat Skicofren Berisha!
    Mbylleni se do shenoje Rekod Gines per ndotjen parlamentare!

    Reply to this comment
  6. aaa.bbb May 15, 13:49

    vetem burre ai nuk eshte dhe nuk mund te behet.edi mos e qaj koken ,por dergoje ate perpara drejtesise se ke per te pare se si do urinoj ne pantollona. se era ka filluar ti vije qelbet gjithandej.

    Reply to this comment
  7. merobaze May 15, 15:36

    SOVRANI NUK I DHA 1 MILION VOTA EDVINIT PER TE DHENE DOREHEQJE

    sepse kete e kerkon Sali Vrastari dhe Sali Kusari. Edi Ramaperpara se te sillet si gjynahqar i ndershem dhe te mbrohet nga sulmet e komunistit Sali Berisha me argumenta pafajesie si Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu para Enver Sadistit dhe Gjakatarit, kryeministri yne Rilindas le te rilinde NDESHKIMIN per banden vrastare dhe kusare te Sali Berishes qe te mos i shkoje me ne mendje te sajoje me aviona droge, njesoj sic i sajonte Enver Hoxha desantin e ARMIKUT me Xhevdet Mustafen per te likuiduar shkoket e vet debila komuniste.

    Reply to this comment
  8. al May 15, 16:18

    si nuk la njeri ky sala pa bere baron droge por problemi qendron se ke ka quajtur keshtu me von i ka bere dhe miq shpersojme mos te ndodhi keshtu si me tosin

    Reply to this comment
  9. shoku " Shpati " May 15, 17:09

    Z Kryeminister , jo se eshte hera e pare qe ju vleresoj por sot per bastin qe vure me Doktorin , pervec meje besoj, keni admirimin dhe vleresimin e nje pjese te madhe te opinionit . Mos harroni porosine per butonat te menget e kemishes ! Pune te mbare dhe vendosni kritere me te larta per ata persona te cilet kane ne dore qe tia zbardhin apo tia nxijne faqen qeverise . Nuk i shpeton gje syrit te popullit , e njohim mire nj-tj prandaj me kujdes ne perzgjedhje !

    Reply to this comment
  10. Ladi May 15, 18:45

    Te nderuar gazetar te gazetes Dita me ka bere pershtypje dicka qe mund ta shfytezoni per ato rubrikat qe keni edhe me humor. Po te shikoni tapicerit kolltukun dhe karrigen ne zyren e Saliut jane jeshile ne ngjyre hashashi kur gjendet ne fazen e pjekjes, ndoshta ia kane bere dhurate fermeret e lazaratit??????????????

    Reply to this comment
  11. Sallakja May 15, 19:14

    O Ed,
    Ky popull eshte ne gjendje alarmante,
    po mjerohet ne te gjitha drejtimet.
    Nuk ka neoje per kete lloje spetakli falas.

    Kam idene se here pas here harron qe je ti
    kryeministri i vendit.

    Reply to this comment
  12. Vladimir May 15, 19:15

    Urime zoti Kryeminister! Keshtu me qetesi, me argumenta, korekt e i sakte ne ato qe kerkon. Saliu dhe Kupola e tij kerkojne me çdo kusht te turbullojne, te ngrejne tensionin , te çoroditin njerezit dhe te te krijojne perrreth “toke te djegur”. Atyre nuk ju behet von se kjo shajnaje e pafund qe po ngrejne rreth qeverise ka nje kosto per te gjithe ne qytetaret, sepse largon punen, largon lekun, largon investitoret, largon turistet. Gjithashtu maksimumi i respektit per opoziten, ashu siç ke premtuar. Saliu nuk eshte PD dhe ca me teper nuk eshte opozita.

    Reply to this comment
  13. tomsojeri May 15, 19:38

    Ke kerkon te behet burr ti o Edi Rama ??????? Kriminelin,hajdutin,shpifsin ,vrasesin ,armikun e shqiptareve, ke ??????? Burrrrrrrr behu ti, se je cburrreruar fare e rrase brenda delenxhiun qe te bejm hallal voten ! Leri replikat por fillo me kte qen e do shohesh si do bjer “kalaja” e kalbur ! Mjaft ,mjaft ,mjaft e le se po sillet tani si zot i PS qe te te heq nga ai vend qe te dhjes 1 milion shqiptar qe i urren per vdekje ! Cfar i beri Edi Rama atij vec nder qe po e le te lir ??????Ke kerkon te na hedh ne” shesh” tani ky zgjebe ??? SPO TE KUPTOJM ME O EDI!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  14. gazi May 15, 21:17

    o sale, ti po bon vetem interesat tuaja dhe te femijeve tuj nga frika pazarlliqeve qe keni bere ne kurriz te shqiptareve per te pasuruar e plasur nga lluksi….. mor idiot……………….merrni pasurine tuaj te shpifur e zhdukuni nga shqiperia se ju e keni djallezine ne gjak…boll ju kemi duruar 20 vjet.

    Reply to this comment
  15. Dritan May 15, 21:27

    Bravo zoti kryeminister, halabakun qe u be president, kryeminister por nuk u be kurr qytetar lereni te pellase ne mbreterine e tij te shpifjes dhe te shpirtzise se tij, mallkuar qofte ky kriminel qe vec keq i beri ketij vendi. Uroj qe sa me shpejt drejtesia te flase per Gerdecin, 21 Janarin, per shitjen e detit e per shume fatkeqesi qe i solli ketij kombit ky sharlatan qe gjithmone vetem faqja e zeze do ta shoqeroje ne jeten e tij e me tej

    Reply to this comment
  16. shpresa May 15, 22:45

    te drejtohem ty sorre e zeze liri berisha e dy pjelles tende .a e mendoni fundin tragjik qe ju pret.e dime se si spiune te serbit me dekada te tera nga te dy palet e dini cu pret se kane qene burra me te mire me rrenje e perfunduan ne hale.keni vjedhe aq shume sa po mbyteni e ju vini pas ca plera ja kush jeni ju .hakmarja e popullit po vjen.do tu shohim sa ju vlen lekura ju qenie te urryera.

    Reply to this comment
  17. P.A.B May 15, 22:51

    Na Mbyti Burreria e burrat me Thirrje. z.Kr-M, [i nderuar] ja c’ndodh kur te Merr Rruga Perpara. Ndodh kur ben akuza na FB per nje ish-Minister, qesh, skermitesh, tallesh, behesh nervoz, jo- serioz dhe i pa-durueshem. Heret a vone Rruga te kushtezon. Rrugaceria politike, qofte si fenomen shoqeror s’luftohet duke rene ne nivelin e saj. S’behet politike me pergjerime, as me Intervista javore nga 3 neper TV e nates, nuk rrihet ne Konferenca Shtypi e media 3x ne dite, e ruhet Serioziteti i Postit. Kr-M shkon/flet tek nje gazetar i njohur 1-2x ne vit. Ne fakt, dalja Juaj ne TV duhet te jete Event ne Jeten Mediatike te nje Shoqerie; pjesen tjeter te kohes punoni, e me pas beheni gati per zgjedhje. Ne Parlament jepni llogari, por kete e beni me seriozitet. Nuk na duhet fare si jane te tjeret e ke keni perballe. I NJOHIM!

    1) I nderuar, duke vene “pesha te lehta” [fnjerez pa eksperince ne qeverisje, a jeten e tyre private] kujtuat se jane me te kontrollueshem. Tani po paguani kostot. Kur kriter Primar perdor bindjen, profesionalizmi vuan.

    2) I nderuar, cdo akuze Politike, ne publik apo ne forme private [letra/email/ pyetje] ti pergjigjeni ne menyre formale. Ashtu i para-prin problemit, gjithmone etika dhe serioziteti te nxjerr te lare. Shteti flet me terma e bureokraci, e para eshte: Faleminderit per pyetjen/ shqetesimin e Akuzen qe po na beni [po akuzen!] Do e verifikojme.

    3) I nderuar, filloni me Reformat Politike, pikerisht per ate qe ju dhame votat e ju kemi zgjedhur. Drejtesine, anti-korrupsionin, manaxhim fondesh e investimesh, permiresim te jetes se qytetarit; Lereni Mikro-Manaxhimin e cdo situate. Dita ka 24h, nje Kr-M nuk u pergjigjet dot te tereve dhe kur e therrasin me Emer. Duket qe nuk jeni pragmatik.

    4) I nderuar, mundohuni te injoroni gjithshka qe ju pengon ne projekte e ju ha kohe. Mbylluni e shume ne zyre! Kur bertet TV-Klani e Arjani, Kr-Ministri nuk bie ne nivelin e tyre. Gjeni Nervat dhe QETESINE, nese ai Avion do Kishte Ngarkese Berthamore presim nga ju te jeni njeriu i fundit qe kaloni ne panik; a te flisnin ne 12 fjalime, me 24 shpjegime duke dhene 36 deklarata. Heshtni. keni 101 pune per te bere. Percilleni problemin tek Strukturat, delegoni pergjegjesi, dhe lereni Shkallet e Shtetit te Punojne per ate detyre qe paguhen.

    5) I nderuar, nga nje shtet pro-aktiv sic duhet te jeni [apo menduam se mund te jeni] keni kaluar ne shtet re-aktiv. Cdo akuze e pershperitje ju ben te kaloni ne mbrojtje, justifikime dhe debate te pa-buke. Shqipja ka Gjuhe Formale Bureokratike dhe Deftoren e Perkryer, per tu pergjigjur ndaj cdo Problemi. Thirrorja, Ankimorja, Akuzatorja, Kombativja [sic] dhe Vajtojcat, nuk priten nga Ju. Jeni ne Pushtet, silluni si te tille!

    Z. Rama, jeni Qeveritati i pare i nje shteti me shume probleme, Varferi, Papunesi, Borxhe Ekstreme; i nder-varur ne disa hallka, e i kushtezuar ne shume aspekte; duhet me teper se deshire e mire te dilni nga kjo situate. Behuni bulldozer! Keni vota per te te shkulur rrenjet e gjitshkaje qe doni; ne Ekzekutiv, Gjyqsor e Legjislativ. Mos hyni ne replika puerile. Ndersa ne bertasim, ju vazhdoni punen per sot e per neser. Nuk thote Kr-M “ma provoni se jam gati te jap dore-heqjen” Aty s’te vuri z. Berisha, por Ne!! Mos nenvlefteso voten tone; po na u desh doreheqja juaj, ta kerkojme vete! Kur Kr-M permend dorehqejen, ne me shume raste po, se Jo, ajo shpejt vjen. Mund te zgjidhni dhe menyren e Kr-M te Libanit, qe doli me lot ne sy kur e pushtoi Izraeli [burre i mire, e s’po e gjykojme] por deri sa na lejon Shpresa, mendojme qe nje Kr-M eshte gatuar nga nje brume qe nuk e kane njerezit e zakonshem. Qendro, aty ku je. Fol me llogjike, e me Shume Pak Fjale. Hiqeni Delirin e Stilistikes, Ju nuk jeni Shkrimtar e as De Goli; por prape ne rendesine qe keni, silluni si Menaxher i Sakte i cdo Problemi. Zoteri, po konsumoheni perdite dhe pa e kuptuar akoma, si person e si Qeverisje.

    Qeveria te ka dale nga kontrolli, si dhe ana Politike te ka rreshkitur keq. Ju lutemi fusni “ne rresht” te gjithe “Ballat e Veliajt” po jepni pershtypjen e nje Grupi Studentesh qe s’dine te drejtojne nje Gazete Universiteti. Jeni bere me keq se Troskistet neper bote, kur te gjithe duan te njejten Gje, por secili e shpreh ne menyre te ndryshme. Thuaj te heshtin se jo vetem po e irritojne, hutojne Shqiptarin por po ti ulin Piket me cdo krakaritje qe bejne; kur su perket atyre. Kujdes me mediat, imazhin e mesazhin Publik. z Tahiri eshte Minister i Brendshem, jo zedhenes Shtypi! Thuaj dhe atij te mbylle gojen e te rrije ne zyre. Ministri flet shume rralle, e ne raste ekstreme, s’del me Letra e Celulare ne studio cdo jave te “blendi, koli e adi” Kjo po te kalon ne “hemorragji besimi”. Policia dhe Rendi jane sektor Delikat, te le me veze ne fetyre akoma pa dale nga studio, mjaftojne 1-2-3 vrasje. Statistikat dhe rezultatet i japin specialistet; Ministrat flasin tek ju [ne Kabinet Qeveritar!] kane zedhenes e japin llogari ne Parlament.

    Publiku nuk do z. Tahiri, por ate qe rri ne heshtje pas tij; Gjeneralin e Policise. Ai, na flet ne. Per narkotiket, duan shefin e anti-droges, shefin e anti-krimit per rendin ditor, per ngjarjet / vullnetaret ne Siri duam te dime kush eshte shefi i Anti-terrorit, per qarkullimin na duhet shefi i Policise Rrugore e keshtu me rradhe. Ato na mbushin me informacion, na edukojne, na qetesojne dhe jo vetem krijojne ndjesine qe Shteti eshte ne Pune; POR SHTETI PO PUNON ME Profesioniste. I nderuar, z Tahiri nuk eshte ekspert i Rendit, por i emeruar Politik [nga Ju!] e ne fund s’ka gje te keqe pasi keni programin tuaj politik [po?] Por ne duam ate qe ka Patrulluar Rruget tona, qe ka arrestuar kriminele, qe di kalibrin dhe ballistiken e pasojat e armeve, pikerisht Personin qe Ne mendojne se di ta beje kete Pune. Keshtu duam Edukatore, Mjeke, Finaciere e Menaxhere te niveleve te dyta – sic behet ne te gjithe boten -q e ne kohen kur Ju beni Reforma Ne Qiell [a merreni me miza ne toke] Shteti eshte ne Pune. Jeni me shume dobesi ne Komunikimin Publik; pa arritur as ne Nivelin e nje Manxheri te Kombtares; i cili thote gjate Gumbullimit s’ka ” te dashura, s’ka alkol e s’ka telefone per FB e TWITER!

    Pa dale akoma Problemi, Shteti mbi-reagon. Kur nje Njoftim i thate mjafton dhe grumbullohen fakte, per cdo gje ka 16 versione; e akoma pa dale Drejtori i Policise del z. Veliaj dhe quan njerezit Idiote [po, dhe kundershtaret nuk lejohet!] me Komunikata Eksluzive, e z. Balla, ben konkluzione e thirrje pan-Kombetare. Keta ju perfaqesojne Ju? Ketu ka rene Qeveria te mbrohet nga cdo minister e Deputet Province? Per keto ju zgjodhem ne? Kuptoni sa zhurme beni [e pune jo] sa poshte keni rene dhe sa keq po e perdorni besimin tone?

    Kushtdo, Shqiptar jashte shtetit ne vende ku Normalja dhe Formalja respektohet, mund t’ju sjlle nje prove nga pozitat e Qytetarit te Thjeshte. Nese do i shkruaj 10 Downing Street ne kete forme: “Shoh qe dritaret s’jane ne perpjestim me ndertesen; kush i ka vene aty per here te pare, e kur jane nderruar per here te fundit. A mund te me tregoni se cila kompani i ka bere se po me pelqejne te blej vete dy dritare si te tuajat. me qe ra fjala a eshte e vertete se te Marten e Fundit te cdo Muaji, nga ora 2-4 te Mengjesit, ka Nje Shpirt qe ecen neper Catine tuaj? Keni degjuar gje? etj-etj. Pres pergjigje. Dhe pergjigja vjen, pa perjashtime e pa asnje tallje. Bureokracia protokollon cdo shkrese, se eshte e paguar nga Taksat Tona, dhe ka per detyrim te jape pergjigje per pyetjet me ekstreme. Pergjigja No.1 ” I nderuar z. Qytetar, e morem letren tuaj. Na jepni kohe te pergatitemi per pergjigjen” Pergjigja 2. “Keto dritare jane installuar ne 1789, riparuar disa here, lyer per here te fundit ne 2012, e i prodhon kjo firme. Per Shpirtin mbi Cati, nuk kemi asnje te dhene. Do e mbajme ne konsiderate e ne rastin me te pare, do ju njoftojme nese dalin infromata te reja” Dhe kaq thjeshte behen punet. Sigurisht ato e kuptojne qe cdo njeri e di c’po ben…por Formaliteti s’Bie as ne momentin kur te vene “litarin rreth qafes” Se ruhet dinjiteti i Procesit; jo i “edit dhe saliut” Po flasim per Sistemin dhe Shtetin.

    ***

    z. Rama, po beni veprime te nivelit diletantesk, qe te marra ne teresi shpejt do ju lene pa perkrahjen e Popullit! Jeni ne Qeveri Koalicioni, nje mosmarreveshje madhore mund t’ju thyeje me aletatet, mbani kete “vath ne vesh” si per “miq e armiq” ne situata kulmore per mbijetesen tuaj Politike, ne jemi EPRORI DHE Shkalla e Fundit; do vini te kerkoni ndihme…dhe po e pame qe jeni serioz, do JU JAPIM DOREN e do Ju nxjerrim nga balta. Keshtu jo. Ja nje rast i fundit…provokacion me imazhin e shtetit. Emeruar nje ish-Ekzekutiv te BellAir, kompani qe shpalli Falimentonit….ne Dogana. Ajo do c’bere, sa me pare qe te jete e mundur. Ne gjithe ate administrate, aty e gjeten ta coni zoterine?? Persona me te shkuar te tille, lihen 5-10 vjet ne detyra te tjera para se tu jepet dicka kaq delikate. Nuk pati asnje kandidat tjeter? Shikoni c’po beni, sepse ka shume dhe nga Ne, qe themi “eshte cun i mire” [asnje nuk e merr tek Kompania e tij, apo ta coje me Pushime Fasal, thjesht garantojne Nen Taksat tona, se cdo gje eshte ne rregull] Gjetet nje sistem doganor qe ka reputacion te Ulet. Per kete Qellim thirret te huajt.

    Tani ne Dogana/Taksa, te Huajt hyjne ne keto raste (a) shtet i pushtuar (b) koloni apo dominione, thuaj kur nje territor, i vogel, nuk perballon dot mbrojtjen, policimin dhe administraten [rasti i Angulla-s me 10.000 banore] (c) shtet i porsa-formuar qe i mungon ekspertiza [timori lindor, kosova etj] (d) ndryshime ekstreme ne Sistem; idelogji, grusht shteti, devaluim monedhe etj. (e)…shtet nen korrupsion masiv. Pra vetem per kete Imazh ju moret “Crow Agents” nje kompani britanike. Ne nje Kontrate prej 8.5 Milione Euro. Me dy instalmente prej 4.25 Milione Euro, gjate dy vjeteve, me opsionin per ri-novim kontrate ne vitin e III-te. Tani 1) Pse paguani ~9 Euro nga Taksat tona, per tranjime te 16 oficereve te doganave, mbikqyrje e asistence te huaj? Per Imazhin? Ok. 2) Pse nga ana tjeter e qelbini kete imazh dhe vini ne Krue te Doganes Morine, nje person qe vjen nga Bota a Falimentit? Ai emerim [sado cun i mire te jete z. Kepi, per te cilin s’me intereson fare personalisht!] jo vetem Ofendon Popullates, por ju ka lene me nje Krisje te Rrezikshme; ne mund t’ju falim 1-2-3 here ne disa deshtime; por cdo Problem ne ate Dogane sot e me pas do Para-gjykohet: “oh, po keshtu ndodh kur merr njerez nga Kompani te falimentuara” Pse Ekspozoni veten ndaj rreziqeve te tilla? Pse shperdoroni Taksat Tona ne permiresim e Imazhi, e me pas e degradoni kete imazh. A punoni me Llogike apo jo?

    z. Kr-M….si ne te madhen e si ne te voglen, te ka humbur filli. Mendohu. Qetesohu, Ri-grupo Forcat e puno me vizion te qarte. Mos provoko popullin e durimin tone, e mos bjer vete ne provokime “alla-Berishe” Me takt e pa shume zhurme, mundohu te besh nje trajnim te shkurter per vete; ne respekt te Formalitetit e Normales. Shko ne Kabinetin Qeveritar te nje Shteti Normal dhe bej “shadow” per 2-3-4 dite, Kr-Ministrit te atij vendi, e shiko si behen Punet. Me median merren keshilltaret dhe makineria e PR-it, ju qeverisni. Deri tani akoma si keni gjetur kembet e pushtetit, duket se coheni ne mengjes me nje Ndjenje Faji e Operoni si Opozitar. Absolutisht nje Deputet Provincial apo Minister Shteti nuk flet para-dhe ne emer te Shtetit. Ta mbash mend dhe kete, kur flasin jashte Proporcionit, demet e tyre neser [nga mbi-ekspozimi] do jene jashte proporcionit. z. Balla, eshte 1/140 deputete, me kaq Furi qe del ne media, neser te del si martir e tribun i popullit. As kete se kuptoni? As kete se kontrolloni dot?


    Per miqte Lexues, z. Rama eshte Sherbetor Publik, e jep Llogari si i tille. Nuk duhet ti falim asnje gabim, kritikat duhet te behen ndaj tij dhe jo Opozites. Ai qe ka pushtetin dhe parane [sot] eshte pergjegjes ndaj nesh. Deri tani kjo Qeveri Koalicioni s’po e Justifkon besimin e Shqiptarit [ne vota] e as Rrogen e marre [nga taksat tona] Kjo Qeveri erdhi me shume premtime dhe ne vend se te beje 10-20% te tyre, po sillet [ne te dy format e kesaj fjale] si Postieri i Lagjes. Kesaj situate i duhet dhene Fund. z. Rama per nje vit nuk keni qullosur gje, si ne KLD, si ne Parlament si ne Qeverisje; dhe Shqiptari po jeton akoma de-zha-vune e perhershme, “Berisha-Shqiperi-Circa 1995.”

    Te jeni i bindur z. Kr-M se akoma, dhe ne asnje problem substancial, nuk e keni justifikuar besimin e Popullit.

    Reply to this comment
    • merobaze May 16, 05:02

      FAJIN E KA TAKSA PROGRESIVE

      qe Edvini e luajti ne UVERTUREN e pushtetit dhe qe nuk ka gjasa se do te taksoje dike.

      FAJIN E KANE PREMTIMET BOMBASTIKE ELEKTORALE

      qe Edvini i leshoi si karamele bamiresie per te papunet dhe te pabuket.

      FAJIN E KA MUNGESA E INTELIGJENCES DHE E ARSIMIMIT

      qe Edvini i ka me nje deficit te madh

      FAJIN E KA INDOKTRINIMI ENVERIST

      qe e shtyn Edvinin te festoje me LEKA borxh 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes.

      FAJIN E KA ALEATI KAMELEON ILIR META RYSHFETI

      qe e shtyn Edvinin te beje leshime tatimore per firmat-kliente te LSI-se lakmitare.

      FAJIN E KA RILINDJA SOCIALISTE QE NUK PO RILIND PRODHIMIN KOMBETAR

      qe e shtyn Edvinin te manipuloje me shifra per rritje ekonomike si Sali Berisha dhe si Enver Hoxha per “Parajsa ekonomike” kur GDP-ja per fryme ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes.

      FAJIN E KA KRIZA QE KA LENE BUXHETIN E SHTETIT PA LEKA

      qe i ka hequr Edvinit cdo deshire menaxhimi te situates dhe e ka futur ne depresion total.

      FAJIN E KANE DEBILET QE KA GRUMBULLUAR RRETH VETES

      qe i ulin Edvinit autoritetin me deklaratat e tyre

      FAJIN E KA SALI BERISHA

      qe Edvini nuk e ndeshkoi per krimet e tij, por e ka lene te livadhise ne Kuvend, Media dhe rruge me sajime alla Xhevdet Mustafa qe i ka mesuar nga Enver Hoxha.

      FAJIN E KANE SHQYPTARET QE NUK DINE TE ZGJEDHIN LIDERAT E TYRE.

      Me shume me pelqeu propozimi qe Edi Rama te shkoje ne ndonje Kabinet Qeveritar te nje vendi normal demokratik dhe te mesoje si qeveriset shteti.

      Reply to this comment
      • P.A.B May 16, 10:26

        Pershendetje i nderuar z. m.baze. Te marre “eksperience diku” per te pare se ne zemer te vullkanit, ne kabinetin e Kr-M, gumezhijne gjerat, por ne Dalje Publike projektohet QETESI E Seriozitet.

        ***

        I nderuar Sallake, s’po gjykojme njeri-tjetrin, as Ata lart te na gjykojne Ne; por Opinioni Publik eshte ne Kerkim-Llogarie ndaj atyre qe kontrolloje fondet, e paguhen nga Taksat e Shqiptarit. Lexoje prape kete fjali; mundohu te kuptosh dicka, te pakten te vetmen here. Kemi disa diferenca te vogla ne mentalitet … qe ti e kupton mire. Pergjigjet e uleta, [deri ne poshtersi] ofenduese, e sh. banale; nuk te nderojne. S’duhet te jem une arsyeja pse ti vjen ne forumin e kesaj gazeta ku ne cdo 2 shkrime mundohesh te me vesh nota, te me tregosh cfare e si te mendoj, pse ajo qe them eshte e pamundur, c’duhet te bej [sipas teje] e te tjera si keto. Adresohu direkt e pa mllef, pa rene ne personalen me njeriun, jemi tek problemi/tema. Prano qe te tjeret kane mentalitet te kundert ne menyren si shikon ti politiken/qeverisjen/ boten e militantizmin. Ketu e mbyllim bashke, tani e per here tjeter.


        p/s/ kerkoj ndjese se ne vend te zotit Veliaj, duhej te kisha vene z. Erion Brace.

        Reply to this comment
    • Sallakja May 16, 07:12

      Shife,shife P.A.B.-i
      Nuk qeka edhe aq bylmez, ca gjona i dika.

      Natyrishte, P.A.B. “ca gjona” sepse njerzit me delir
      si puna jote nuk mund te dine me shume.
      Nuk te duket se po nxitohesh ne konkluzione ?
      Puna e Kryeministrit dhe e qeverise se tije duhet analizuar
      minimumi mbas 4 vjeteh e maksimumi 8 vjetesh.
      Gjykimet e parakoheshme jane te gabuara e pa dyshim
      tendencioze
      Nuk flitet per nje kryeminister Frncez,Italian,Gjerman apo
      Austriak qe shtetet e tyre i kane ne binare prej dekadash.
      Shqiperia eshte vend i vogel,i varfer e i cregullte.
      Po e fillon cdo gje nga e para. Nuk me duket se po punon keq.
      Animali qe ishte para tije i beri Shiperise shkaterim epokal..
      Jam i sigurte qe pas 8 vjetesh Shqiperia nuk do shkelqeje
      por do kemi binaret e nje lokomotive siper tyre.
      I takon nje brezi tjeter, pastaj, ta coje lokomotiven perpara
      apo mbrapa.
      E ne fund te fundit,sinqerishte, nuk shoh asnje personazh tjeter
      politik ne rolin e kryeministrit me mire se Rama.

      Ki durim i dashur P.A.B.
      Non è il migliore, ma è buono.

      Reply to this comment
  18. Bardhi Tolabi May 16, 00:32

    -Te trumbetosh shtetin ligjor,sic flet gjithmone Sali Berisha,dhe nga ana tjeter t’a injorosh shtetin ligjor perseri po nga ky Berisha.
    -Te flasesh gjate 8 vjeteve ne pushtet,per kryetarin e opozites,si te implikuar me prova qe ti posedon,ne krim,ne korrupsion,ne mafie te droges,te lidhur me banda te ndersheterore etj si keto dhe te mos kerkosh ndeshkimin e tij zyrtarisht ne organin e prokurorise,kjo te ngarkon me pergjegjesi ligjore si bashkepuntor dhe fshehes i tyre.
    -Te kryesh vete kontrabande dhe te thyesh embargon qe vendos OKB-ja,e t’a pranosh edhe vete kete dhe nga ana tjeter per ate qe kryen vete te akuzosh pushtetin e sotem pa fakte,eshte paturpesi.
    -Te kryesh trafik armesh dhe municionesh,te kryesh demolim te armatimit,pa siguruar kushtet e duhura tekniko-teknollogjike,me pasoje vrasjen e 26 vetave dhe plagosjen ne nivele te ndryshme te rreth 300 te tjereve,per shkak te interesave te familjes tende,eshte krim dhe i denueshem.
    -Te kryesh vrasjen e 4 vetave diten per diell,ne mes te bulevardit,te njerezve qe protestojne paqesisht dhe t’i akuzosh per puc shteti,duke mos u vertetuar ky,as nga policia,as nga prokurorija dhe as nga komisioni Halimi,kjo ka ndodhur vetem ne kohen e Saliut.
    -Te heqesh nga administrata,rreth 80 perqind te specialisteve me aresim perkates dhe ne vend te tyre te vendosesh militante injorante,me arsim fillor,e deri ne te mesme,shumica te mbaruar naten dhe sot te ulerish per heqjen e disa qindrave te tilleve dhe zevendesimin me njeres me aresimin e duhur,eshte perseri veprim i nje injoranti si Saliu.
    -Te kapesh drogen,t’e sekuestrosh dhe arrestosh kontrabandistet edhe si ne rastin e Divjakes ,prej policise se shtetit dhe te akuzosh si kontrabandiste drejtuesit e policise dhe kryeministrin vetem nje mendje prej te cmenduri si e Saliut mund t’a beje dhe thote kete.Nuk mund te jesh edhe kontrabandist edhe polic qe ndalon kontrabanden.Kjo ndodh vetem ne koken e Saliut.
    —Per keto dhe shume te tjera si keto,populli ka filluar te kuptoje se kush eshte Saliu i vertete,prandaj dhe cdo dite e me shume po e braktis ate,po tallet ne menyren me te turpeshme me brockullat dhe lajthitjet e tij.

    Reply to this comment
  19. Pëllumb zaimi May 16, 01:07

    Banda e saliut po nxiton te shpifë e te baltosë dhe,do të vazhdojë t’a bëjë këtë me intensitet akoma me te lartë tani që sistemin gjyqësor e ka akoma nën kthetrat e veta !? Me këtë inventar pastaj do te tentojë te mbrohet ne bankën e te akuzuarve duke e përdosur si kunderpeshë ndaj “hakmarrjes” se mazhorancës!? Mundohuni t’ja pakesoni sa me shumë inventarin e shpifjeve dhe të përbaltjes? Shpartallojeni me fakte te pakundershtueshëm ose shperfilleni duke mos u mare me te!?

    Reply to this comment
  20. Jozi May 16, 06:26

    KY QELBESIRA ESHT BARONI IGJITH POSHTERSIVE TE KESJ BOTE ME GJITH ATE KY BERI DHE FEMIJET PISA SI VETEN

    Reply to this comment
  21. Naimi May 16, 08:17

    Ai avion droge ne Divjake nuk ishte per dizinfektim mushkonjash si tha Rama por per transport droge si tha opozita. Rama u be qesharak e legen e kerkon prova. Po ka prove me te mire se ai avion qe pret drogen te transportoje? NE SHQIPERI TRAFIKOHET DROGE ME AVIONE. Kete do Rama te vertetoje ne prokurori apo do te provoje se po dizinfekton akoma per mushkonja? Nuk ka nevoje per hetime se gjithcka u be e qarte e qeveria genjeu e u be lolo.

    Reply to this comment
    • mira May 16, 09:53

      DROGEN NE DIVJAKE E SOLLI SALI BERISHA ME BASHKEPUNETORET E VET QE I KA PAGUAR SA FRENGU PULEN ME LEKET QE I KA VJEDHUR POPULLIT PER NJEZET VJET,DHE NUK E KA PER GJE TE SJELLI AVIONIN TA PAGUAJ BILEM EDHE TA PRISHI, SE JA BLENE TE RI ,RIFORMATOS E PRUDENTINOS ,FAZLLICIT E ,PODESTES, ETJ ETJ AGJENTE, QE PUNOJNE PER TE,KJO CESHTJE PO HETOHET DHE ME TE DREJTE KUSH KA DYSHIME TE SHKOJE NE PROK.,KA ME SHQIP SE FOLI KRYEMINISTRI?APO SALIU E DON SERBISHT PERGJIGJEN.

      Reply to this comment
  22. tomsojeri May 16, 09:36

    Po pse mor sallake ,te presim akoma 8 vjet te tjera te lehi ky qen i terbuar ! Ai PAB ja rjeshton bukur dhe esht ne mendjet tona se ne nuk jemi as francez as italian e as gjerman sepse si ky Animal asnje nga kto shtete nuk ka te till udheheqes qe te shkateroj kombin e tij! Ka nje proverb qe thot “dielli duket qe ne mengjes” e un spo e shof kte diell miku im dhe nuk esht pak 1 vit ! “ki va sperando muore kagando” (ishalla e kam shkruajtur mir )i thon kesaj ! E pse qenkemi tendencioz kur ato ku…..t e PD ne parlament fusin miellin ne p….. per te hedhur “tymin ” e intriges qe kurdisi Animali shqiptar ! Ne ate qe shohim esht se ka nje vit qe hajduti ciret me “mallin e vjedhur” neper kemb e duar e ne te presim 8 vjet !!! Keshtu si po rjedhin ngjarjet koha po punon per Animalet e jo per 1 milon shqiptar te dhunuar e te revoltuar ! Edi Rama esht kryeminister Shqiptar dhe i shqiptareve e sipas vendit dhe kuvendi !! Ai Animali e ka plot “thesin” me mekate e po vazhdon e duhet lidhur sa esht shpejt se koha na tregoj qe ” diku i gjen forcat” te permbys situata po i le koh, sepse lexo ktu qe ka nga ata qe akoma skan kuptuar (ose bejn sikur skuptojn) pisllikun e Divjakes e ja fusin Edit !
    Kjo band qe ka zen per gryke shqiptaret nuk luftohet me replika ne parlament por me nje “bisturi “buldozer dhe nje or e me par sepse ne i dham voten pikerisht per kte dhe leri brezat se esht mjaft e veshtir tr parashikosh cfar “shinash”po i pregatiten Shqiperis dhe njerzimit !

    Reply to this comment
  23. nastradini June 2, 04:45

    AVIONET PER DROGE QE NGECIN NE REREN E PLAZHEVE TONA JANE CESHTJE E KRYEMINISTRIT DHE SHTETIT SHQYPTAR.

    Sali Berisha me mafien e tij nderkombetare mund te kete sajuar ngecjen ne rene te rrotes se Riformatos, sic e sajoi Enver Hoxha historine me Xhevdet Mustafen per te eliminuar kundershtaret dhe shoket e vet te dikurshem komuniste, por kjo nuk e perjashton dhe as justifikon Mimi Kodhelin dhe BOSIN socialist Edi Rama nga pergjegjesia qe kane si shtetdrejtuesa te Vatanit per permasat qe po merr trafiku i droges dhe i pislliqeve te tjera nga Shqypnia ne Evrope dhe Bote. Vete statistikat e policise shenojne tonelatat qe kapen cdo dite me kanabis albanez ne vend dhe ne dhe te huaj. Kjo gje duhet te shqetesoje politiken shqyptare dhe jo llomotitjet justifikuese:

    NE JEMI TE PASTER DHE TE LARE, POR JU KENI BERE GJEMEN ME DROGEN.

    Nga ana tjeter Edi Rama u zgjodh si kryeminister jo per te llomotitur si nxenes shkolle me justifikime lloje-lloje qe nuk di te beje detyrat e shtepise, por krysisht si BOS per te ndeshkuar zullumqaret me pushtet. Ashtu sic beri pershembell politika e Koracise me ish kryeministrin e saj kusar Sanader. Nje kryeminister qe e hedh fajin e pafuqise se tij per drejtimin e shtetit tek prokuroria dhe gjykatat, aq me teper ku i ka te gjitha levat e maxhorances absolute ne Kuvend deshmon se nuk eshte per kete pune dhe nuk mund ta kryeje detyren qe i ka besuar sovrani. Prandaj pyetja thelbesore qe duhet te shtrohet sot nga shqyptaret nuk eshte rrota ne reren e Divjakes se Riformatos se Berishes por dicka me kardinale qe ka te beje me mbijetesen e shqyptareve si popull dhe komb dhe qe mund te formulohet thjeshte si:

    A DO TE RIMEKEMBE EDI RAMA PRODHIMIN SHQYPTAR APO DO TE MERRET ME THASHETHEME ENVERISTE ME MUSHKONJA AERODROMESH?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*