Berisha kujton Srebrenicën, akuzon për kanabisin dhe paralajmëron rikthimin e vizave

July 9, 2015 15:13

Berisha kujton Srebrenicën, akuzon për kanabisin dhe paralajmëron rikthimin e vizave

Tri ishin çështjet ku u ndal dje ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit: Maskra e Srebrencës e 20 viteve më parë, akuzat ndaj qeverisë për kultivimin e drogës dhe çështja e azilkërkuesve, për të cilën ai paralajmëroi se do të rikthehen vizat për shqiptarët.

Srebrenica

Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi dje në sallën e Kuvendit 20 vjetorin e masakrës së Serbrenicës. Ai kërkoi të mbahet një minutë heshtje në nderim të 8 mijë viktimave.

“Gjenocidi i Serbrenicës ku të rrethuar nga forcat serbe nën mbrojtjen e plotë të OKB në një kamp të OKB u grinë nga barbarët e këtij rajoni 8 mijë burra, gra, dhe fëmijë vetëm e vetëm se i përkisnin besimit myslimane. Gjenocidi i Serbrenicës është ngjarja më e turpshme, më tragjike në historinë e Pas Luftës së Dytë Botërore. Është ngjarja më e turpshme në historinë e Kombeve të Bashkuara që nuk arritën të mbrojnë nga mizoria serbe njerëzit që strehonin në kampin e tyre.”- u shpreh Berisha.

Më tej ai renditi masakrat që ka kaluar në kurriz populli shqiptar.

“Ne shqiptarët jemi një komb i cili po të shohim mbrapa shekullin që shkoi na del që ai ishte një shekull gjenocidesh për ne. Ne e nisëm shekullin me njërin prej gjenocideve më të shëmtuara të realizuar ajo që quhet tragjedia e Kumanovës ku hordhitë serbe mbushën me koka shqiptarësh Vardarin dhe territorin shqiptar në Maqedoni. Por shqiptarët përjetuan një gjenocid të dytë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore është gjenocidi i Tivarit. Bashkëpunim i Enver Hoxhës me Titon.

Çdo familje shqiptare nën platformën se këta nuk u vranë në luftë dhe ne duhet t’i vrasim që t’i pakësojmë iu mor nga një djalë. Nga Kukësi deri në Tivar i grinë dhe i korrën kudo mitralozët e Enver Hoxhës, të terroristëve shqiptarë, të Rankoviçit dhe Titos. Por shqiptarët nuk përjetuan vetëm këto dy gjenocide. Përjetuan një gjenocid të vërtetë nga diktatura komuniste. Kampet e përqendrimit ishin si furrat e gazit për shqiptarët. Sot është një ditë solidariteti me popullin e Bosnjës. Është një ditë në të cilën duhet të dënojmë me ashpërsinë më të madhe barbarinë e Serbrenicës. Të dënojmë qëndrimin e Putinit, këtij “ Hitleri të ri”. Për të nderuar viktimat e Serbrenicës ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për ta. Kemi nderuar shpirtin e tyre të pafajshëm”- u shpreh Berisha.

July 9, 2015 15:13
Komento

2 Komente

  1. Kopaçe July 10, 15:25

    Po Gerdecin e harroi ky vrases?

    Reply to this comment
  2. xhateli July 11, 07:53

    masakra dhe maskara saliu i srebrenices.
    kaq i paftyre ky kriminel, vrases dhe sdot tallet me viktimat.
    po ky duhet cuar ne srebrenice dhe te varet me ceremoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*